Advertisements
Telegrafikisht

Shën Antoni i Padovës meshtar dhe doktor i Kishës, një shenjt universal

Devocioni ndaj këtij shenjti të madh është i shtrirë jo vetëm në Kishën katolike por edhe më gjerë. Shën Antoni ka zgjuar interesim përpos tek katolikët edhe ndër ortodoks, budistë e mysliman. Me plotë të drejtë quhet shenjt universal – shenjti i botës. Ishte njeri i palodhshëm në vreshtin e Zotit. Jeta e tij ishte shërbim ndaj vëllait njeri pa dallim, prandaj ishte i pranuar dhe i dashur nga të gjithë. Po kush ishte Shëna Ndou? Kur ia shqiptojmë emrin, e përfytyrojmë menjëherë me Krishtin fëmijë ndër krahë, me Ungjill, me zëmbak…I bukur, i ri, mrekullibërës, ndërmjetësues pranë Zotit për shëndet, punë, fat në jetë. Me një fjalë, shenjt i të gjithëve, për të gjitha! E kujtojmë si kandidat për meshtar augustinian, si françeskan pastaj, si studiues, shkrimtar, predikatar, teolog, por dhe misionar, pendestar i madh, udhëtar i palodhshëm, njeri që vuajti shumë… Mbi të gjitha, ai ishte njeri i uratës. E pikërisht urata dhe pendesa e ndihmuan që, në moshën 36 vjeçare, të arrinte shkallën e lartë të shenjtërisë e të bëhej pajtor i qindra mijëra njerëzve në të katër anët e Botës. Shenjti lindi para mëse 800 vjetëve, më 15 gusht 1195 në Lisbonë të Portugalisë, nga prindërit Martin dhe Maria Bulioni. E pagëzuan me emrin Ferdinando dhe shpresuan se do të bëhej shtylla e familjes. Por ai do të merrte tjetër drejtim në jetë e tjetër emër: Atë Anton. E me këtë emër do të vdiste më 13 qershor 1231. Aktual është mesazhi i Shëna Ndout për të gjithë njerëzit:IMG_2168

Ai ishte njeri i madh për Hyjin, por edhe për njerëzit e varfër, madje edhe politikan i kohës së vet. Gjëja më e madhe tek Shëna Ndou ishte gatishmëria për t’i shërbyer të gjithëve pa kurrfarë interesi, për të dhuruar vetveten, për të dhënë gjithçka me dashuri të madhe, në emër të Zotit, pa pritur kurrfarë shpërblimi. Jeta e tij Shën Antoni ka lindur në Lisbonë të Portugalisë në vitin 1195. E pagëzojnë me emrin Fernando Martins. Deri sa i mbushi pesëmbëdhjetë vjet ndoqi shkollën e katedrales. Dallohet si nxënës i talentuar dhe deri sa mësonte mbi të vërtetat e fesë Fernando do të përfitoj edhe në lëmi tjera si në gramatikë, retorikë, muzikë dhe aritmetikë. Si pesëmbëdhjetë vjeçar hyn në kuvendin e Shën Vinçencit (murgj të rregulltë të shën Augustinit) pak kilometra larg Lisabonit. Ishte kjo mundësia e vetme të thellohej në studime por edhe rast i mirë për ta zbuluar bukurinë e jetës fetare sipas Rregullës augustiniane: “jeta në bashkësi sipas shembullit të bashkësisë së parë të krishterë, ku murgjit duan të jenë një zemër dhe shpirt i vetëm, e pastaj me këtë shpirtë dalin jashtë kuvendit për të ndërtuar Kishën e Krishtit”. Fernando kishte mësues të shkëlqyeshëm, dhe gjatë studimeve të afërmit e tij shkonin shpesh për ta vizituar. Kjo gjë fillon ta pengoj sepse shqetësohej në studime, dhe mu për këtë, kërkon të transferohet në kuvendin Santa Croce në Coimbra, 175 kilometra larg Lisabonit. Përndryshe, ky kuvend augustinian ishte i dalluar dhe shumë i njohur si për shenjtëri ashtu për shkencë. Këtu Fernando u dedikohet krejtësisht studimeve dhe lutjes. Mirëpo, për fat të keq kishte kohë që kjo bashkësi në këtë kuvend ishte ndarë në një pjesë e cila ishte besnike ndaj papëve ndërsa pjesa tjetër mbështetej prej mbretit të Portugalisë.Pas përfundimit të studimeve shugurohet meshtar. Në këto rrethana të dhimbshme Fernando do të njihet me fretërit e Shën Françeskut të cilët banonin në kuvendin e shën Antonit të Ullinjve afër kuvendit të tij. Gjëja e parë që i bie në sy murgut augustinian (Fernandos) tek vëllezërit françeskan është veshja e tyre e thjeshtë por edhe mënyra e predikimit të fjalës së Zotit. Edhe më tepër do ti bëj përshtypje kur dëgjon për kthimin në Coimbra të pesë trupave të pajetë të françeskanëve të martirizuar prej myslimanëve në Maroko. Pas disa këshillimeve me eprorët e vet Fernando e merr lejen dhe kërkon të bëhet françeskan. Kalimi te françeskanët dhe veshja e zhgunit do të bëhet në verën e vitit 1220. Tashmë, frati i ri, kishte përqafuar karizmën e shën Françeskut. Kushtet e tyre: Varfëria, pastërtia dhe dëgjesa por edhe jeta në bashkësi ishin një dritë e re për të që të qoj në vend edhe ëndrrën ungjillore të shën Augustinit: “Të jenë vërtet një shpirtë i vetëm”. Në këtë periudhë dëshira e shën Françeskut ishte të ungjillëzoj tokat ku jetonin myslimanët, e kështu, edhe p. Antoni i ri përgatitet të niset për Maroko. Niset në vjeshtë apo pranverë të vitit të ardhshëm, por aty nuk do të qëndroj gjatë sepse sëmurët rëndë dhe e nisin për në vendlindjen e tij.cimg7470 Anija e cila në pamundësi te lundroj drejt Portugalisë prej stuhive të mëdha do të hasë në brigjet e Sicilisë. Shën Antoni niset drejt Asizit, vendit ku shën Françesku ishte duke bërë përgatitjet e mbajtjes së Kapitullit duke i bashkuar rreth vehtes fretnit, dhe këtu do të jetë takimi i parë i tyre. Ky do të jetë rasti i mirë që të takohen dy fytyrat e mëdha të Rregullit Françeskan: Shën Antonit dhe themeluesit të françeskanëve – shën Franceskut të Asizit. Jeta e shën Antonit kalonte në heshtje deri sa në një rast i´u lutën të mbajë një fjalim para bashkësisë françeskane dhe dominikane të bashkuar në një kuvend në Forlě. Këtu zbulohet talenti i tij si orator. Më pas jetën i’a kushton predikimit të fjalës së Zotit, dhe në të njëjtën kohë emërohet profesor i teologjisë. Më vonë në një letër të cilën shën Antoni e merr prej Shën Françeskut shkruan: “Atë Antonit, ipeshkvit tim, Atë Françesku, përshëndetje. Dëshiroj që t’iu mësosh teologjinë shenjte fretërve…” Fra Antoni i mësonte vëllezërit teologjinë që kishte mësuar vet. Ishte ajo teologjia biblike e cila privilegjonte meditimin e Fjalës së Zotit duke e pasuruar me komentet e etërve të Kishës. Sipas mësimit të fra Antonit, jo vetëm jeta e fratit, por edhe jeta e secilit të krishterë duhej të kishte për model ligjin trinitar të dashurisë edhe atë në dy drejtime: Ndaj Zotit dhe ndaj të afërmit. Ai ishte mbrojtës i të varfërve dhe shërbestar i tyre sipas shembullit të Krishtit. Përndryshe, ishte i lartë, kishte nje zë të mrekullueshëm, saqë, predikimet e tij bënin që kishat të jenë të vogla për të gjithë të interesuarit që vinin ta dëgjojnë. Edhe mëkatarët vinin tek ai, dhe në gjunjë e dëshmonin se ky njeri i madh e meriton shenjterinë. Në një rast, Papa Gregori IX e dërgon në Kapitullin gjeneral të vitit 1226 që të jep përgjigje në disa ndryshime të mundshme të Rregullit, dhe e quan “Arka e Besëlidhjes” per shkak të njohjes së mirë të Shkrimit Shenjt. Edhe më vonë e shofim si predikatar në Francë ku themelon një kuvend në Brive-la-Gaillarde. Aty është një shpellë për të cilën thuhet se ka banuar shna Ndou. Më pas vendoset në Padovë. Më 1231 ndihet paksa i lodhur dhe për pak kohë tërhiqet në Camposampiero, në një vend malor për ushtrime shpirtërore për tu kthyer përsëri në Padovë. Vdes në Padovë më 13 qershor 1231 në moshën 36 vjeçare. Papa Gregori i IX e shpall shenjtë një vit pas vdekjës së tij. Në vitin 1263 shën Bonaventura pas një verifikimi në trupin e tij të vdekur, e gjen gjuhën e shenjtit të paprishur. Më 1946 Piu i XII e shpall mësues i Kishës – Doctor evangelicus. Trupin e tij padovasit e mbajnë si një thesar të çmueshëm para të cilit vijnë dhe përkulen njerëz të të gjithë popujve. Që nga shekulli i XV, e jo më parë, paraqitet truporja e tij me Krishtin Fëmi në dorë. Sipas një legjende, një mysafir i tij, fshehurazi përmes dritares e kishte parë shenjtin në atë pozitë (me Krishtin ne dorë). Monumentet e para ikonografike e paraqesin me libër në dorë ose me një zambak, për të shënuar se sa mirë e njihte Shkrimin Shenjt. Kisha e shen NdoutShumë herë e prezantojnë edhe me një mushk, në kujtim të një legjende tjetër sipas së cilës, për t’i bindur disa heretik mbi praninë reale të Krishtit në të Shenjtërueshmin Sakramend, edhe mushku mrekullisht përkulet para Hostjes Shenjte. Shën Antoni është pajtorë i të varfërve. Në mbarë botën mblidhen lëmoshë – e ashtuquajtura “Buka e shna Ndout”. Përndryshe askush nuk e ka shpjeguar ndërmjetësinë e këtij shenjti per gjësendet e humbura. Në Cronica XXIV Generalium, nr. 21 bëhet një referim se si një seminarist ia merr librin e lutjeve shenjtit. Pas lutjes së këtij shenjti qe ti kthehet ky libër kthehet seminaristi duke ia sjellur librin aq të dashur. Edhe në popullin tonë shën Antoni gëzon nderim të madh. Mirëpo, e rëndësishme është që të merret si shembull jeta e tij. Të jemi të përkushtuar ndaj Fjalës së Zotit e cila është burim dhe ushqim shpirtëror, e pastaj, të shtijmë në veprim mësimin e tij mbi ligjin trinitarë që është dashuria. Dashuria ndaj Zotit dhe të afërmit. Mbi të gjitha kujdesi për të varfërit dhe përkrahja e të gjithëve që janë në kujdes ndaj tyre.
SHNA NDOU I PADOVËS
Në lypë, o nieri mrekulli
si n’idhnim si në zor, si në dekë,
të kqijat zhduken gjith unji
i shndoshtë kjosh a fill tue hjekë.
O i mrekullueshmi Shejti Shna Ndue,
ty qielli e toka asht tue të nderue.
Na nder kambë tua sod të kemi ra
dhe na po të lut’mi ndihmë me na u bâ.
Djalli rrebtë me shumë duhi,
E gërbula në shum ezgjet,
zhduken shpejt,
emnin tue ndî
e Shna Ndout kur kush e thrret.
Fashitë deti me tallaze,
Zgidhen robët në robní shtërngue:
paqja bje, s’rri mâ në maraze
njeri jet kryekput i gëzue.
Gja në të pasët hupë për ta gjetë ké,
e burrë në kjosh a plak a i ri:
zor, rrezik, çka të keshë mbi dhé
me u zhdukë ka, veç n’ emën të ti.
Padovanët pa prâ diftojnë
gjith kto punë që bajnë vaki,
nji mbas tjetrit i kallzojnë
nderim shejtit tue i përtrî.
Atit të madh i kjoftë lumni,
që me Birin bashkë sundoftë,
e me Shpirtin gjith Shejtní të treve
bashkë lumni u kjoftë.

“Mësim i kshtenë”, imzot Frano Illia.

Marrë nga Radio Vatikani.

 

Reklame

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: