Advertisements
Telegrafikisht

Shënjtenorja Shën Ndou i Padovës – Laç Të dhëna historike mbi ekzistencen e saj (mbledhur nga Atë Donat Kurti ofm në vitin 1970).

“Âsht per t’u çuditë, se si Emz. Mark Skura nder rrelacjone Ndër kohët e hershme Sebastja ká kênë nji qytetzë me randësí në pikpamje strategjike. Germadhet e saja shifen edhe sot në nji maje jo fort të naltë kah veri-lindja e katundit Laç në Kurbî. Qytetza ose Kalaja e Sebastes zotnon mbarë fushen deri në breg të detit. Ajo, pá dyshim ka kênë edhe në kohë të Rromakve; ketê e vertetojn edhe êmnat e shumtë latinisht, qi ruhen edhe sot rreth e rreth. Me qytetzen e Sebastes âsht e lidhun edhe gojëdhana e Shna Vlashit e 40 Martirve, si edhe historija e Kuvendit Françeskan në Sebaste e Kisha e vjeter, qi nderohet me titullin “Shêjtnorja e Shna Ndout” e qindron edhe sot në gjendje të mirë. Banorët e Sebastes kanë pasë banue malit rreth kalas; vonë e vonë fort, njandej kah gjysa e shekullit XIX filluen me u shumue familjet e ardhuna prej Mirditet e prej Kthellet, qi xûn vend poshtë në fushë, në Laçin e sotshem, e u vûn me punue tokët e me sigurue jetesen. Fretent Françeskaj kanë pasë në Sebaste nji Kuvend, qi permendet shpesh në Kroniken e Provinçes Françeskane të Shqipnís. IMG_2168.jpgKuvendi ka kênë afer Shêjtnores së sotshme të Shna Ndout në nji brî malit, jo fort larg permbí qytetzë. Sigurisht Kuvendi ka kênë edhe në kohë të Gjergj Kastriotit; por nuk dihet, në se dikúr kanë pasë banesen aty Benediktinët… Kisha, megjithse ká kênë në nji shpatinë malit e si e vetmueme, duket, se ká pasë randsí, pse kje shugurue në vj. 1557 prej Ipeshvijve të Shqypnís n’at rasë, kur ata po kthejshin prej Konçilit të Trentit. Dokumenti i ketij shugurimi shifet ende sot në fund të Kishës, në kór nalt në e djathtë, aty lexohet: «HOC TEMPLUM CONSECRAVIT R. D. JOANNES BRUNUS, ARCHIEPISCOPUS ANTIBARENSIS ANNO INCARNATIONIS DNI MDLVII D. 2 DIMB» Perkthimi: «Kjo Kishë u shugurue prej Shum të ndertit Gjon Brunit, Arqipeshkëv i Tivarit në vjetin e lindjes së Zotit 1557 datë 2 Dhetor» …Famullitarët e Kishës së Laçit, nen kujdes të cillave âsht edhe Shêjtnorja e Shna Ndout, janë mundue perherë e kanë bâ çë mos me i ardhë në ndihmë popullit n’at vend të vetmuem me shtrojë, me ujë, me dritë e me shërbimin fetár. Nji treme a hajat i madh, i punuem per shtegtarë qýsh në vj. 1940, kur ishte famullitár P. Klement Miraj, kje xêvendsue me shpenzime të Provinçjes me nji ndertesë të madhe e të bukur dykatshe, të projektueme prej Ingj. Franc Lufit, sá kje Provincjal i Nd. P. Kostantin Pistulli e famullitar në Laç P. Fillip Mazrekaj. Ndertesa-bujtore nuk mûjt me u krye, por vetem kjen çue muret e kje mbëlue. Mâ vonë mandej, si kje Provincjal P. Agostin Ashiku e famullitar P. Mark Papaj (1960-61) kje krye me të gjitha, perveç mistrís së jashtme. Ndertesa duel me të vertetë nji bûjtore e pershtatshme për shtegtarët e shumtë, me salona të mëdhaj, me dritsore të gjâna, me drita e me stufa per dimen. Shêjtnorja e Shna Ndout në Sebaste erdhi tuj marrë perherë e mâ randsí e lëmoshët e popullit erdhem tuj u shtue; per ket arsye Provincjali i Françeskajve, i Nd. P. Agostin Ashiku, e pá t’arsyeshme, e e ndjeu si detyrë kundrejt Shêjtit të Mrekullive, me e prekë Shêjtnoren e vjeter e me e shndrruenë nji Kishë mâ të dêjë e ma të bukur per sherbimin fetár; prandej qýsh në vj. 1965 dha urdhen, qi të bâheshin ndrrime mbrend e jashtë si mbas nji projekti të punuem me kujdes, sidomos prej P. Aleks Baqlit” Rindërtimi (vitet 1992 – 2013) at_zef_pllumiPo sjellim një pershkrim shumë të bukur të Atë Zef Pllumi ofm, për rihapjen dhe fillimin e punimeve mbi rindërtimin e Kishës së Shna Ndout në vitin 1990: “Më dt. 13 Qershor 1990 nga të gjitha anët e Shqipnisë vershuen besimtarët e të gjitha feve për me lutë të Madhin Zot e Shejtin Shna Ndue.Atë ditë nuk pat fuqi me i pengue as policia as organizatat e rinise komuniste. Mali i Shna Ndout në Sebaste u mbush plot me njerz, aq sa udhëheqja e partisë u shqetsue, dhe urdhnoi njerzit e vet që të vejshin në dispozicjon të gjitha mjetet e komunikacjonit, jashta çdo orari, mjaft që populli i mbledhun aty të shpërndahej sa ma parë. – Radio Tirana nuk mund e mshefte këte ngjarje të jashtëzakonshme në Shqipni dhe dha lajmin gënjeshtar: “Në malin e Laçit, dje, u organizue nji piknik i madh popullor nga të gjitha anët e Shqipnisë, ku muerën pjesë mbi gjashtëdhetëmij veta”. Ndërsa P. Leon Kabashi, plak 86 vjeçar, i cili shkoi aty i përcjellun prej shumë shtegtarve shkodranë, i lutun prej popullit që të tregonte nji mrekulli të Shna Ndout ai u tha:”Po pse? Cka kërkoni ju ma tepër? A nuk asht kjo nji mrekulli e madhe që unë , plak 84 vjeçar, me ju të gjithë të gjindemi sot këtu të bashkuem për me lutë Zotin e Shejtin Shna Ndue?” – P. Leoni, mbasi i bani nji lutje Shejtit Shna Ndue u suell e bekoi të gjithë popullin; mandej u tha: “Zoti e Shejti Shna Ndue ua plotsoftë dishirin!”. Dishiri i të gjithve ishte liria. Me të vërtetë, mbas aq vitesh të kalueme nën zgjedhën e robnisë ma poshtnuese të ndërgjegjes, kjo kje e para ditë që populli guxoi me kërkue së paku aq liri sa me lutë Zotin. Prandej për ne shqiptarët, pa dallim besimesh, ky vend e kjo datë e 13 Qershorit, janë edhe ma të shejta: Në krye të gjashtë muejve populli shqiptar hyni në rrugën e lirisë…. ” Shejtërorja e Shna Ndout pas rindërtimit të saj si është në ditet e sotme u inagurua, e u shugurua nga ana e Arqipeshkëvit të Arqidioqezës Tiranë – Durrës, Imzot Rrok Mirdita, më 2 maj 1995. Pjesëmarrja besimtarëve në këtë ngjarje ishte e madhe, madje me perkatësi fetare të ndryshme. Me 9 maj 2004 u bë bekimi i Kuvendit të ri nga Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëvi Arqidioqezes Tiranë – Durrës, ku mund të banonin fretrit që sherbenin besimtarët shtegëtarë në shenjtëroren e Shna Ndout. Nga vitit 2004 deri në ditet e sotme janë bërë punime për përmirësimin e jetës së Shenjtërores.

www.GIFCreator.me_RohuNY

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: