Advertisements
Telegrafikisht

Kontributi i krahinës së Kurbinit për çastjen komtare

 

Nga At Klement Miraj

 

 

Krahina e Kurbinit xê nji faqe të bukur n’historín e rilindjes komtare. Prej ksajë krahine Kryekreshniku i ynë Gjergj Kastrjota pat nji pjesë të mirë t’ushtrísë së vet per te dermue fuqín sulmuese. Në Kurbî, sikurse n’asnji vend tjeter, kallxohen prejë pleqve ndollje e legjenda të ndryshme rret luftarve e adventurave të Skanderbegut ndollë në kto vise. Kallxohet per shembull se kur kthei Skanderbegu në Shqypní rá në Skuraj tu Kokë Malqi, njeri me shum randsí n’at kohë, e gjetë ktê tue lavrue token e, puna e mbarë i thotë ktí, ti qi çon dhé! Koka, megjiththse nuk e njifte, tu e pá at farë burri, u kujtue se kush ishte, e ja pret me j’herë: të marë paç i Zoti i Dheut! Koka e priti Skanderbegun me nderime të mdhá e ku me kshille, kû mr drejtime i dha letsí e ndimë të madhe. Në kohen e zotnimit turk banorët e ktí vêndi, i shofim se të shumën e herës marrin pjesë me kryengritas tjerë të krishtênë nder lvizje per lirín è Shqypnís.  Nji i Kurbijas, Emzot Mark Skura, kryeipeshkvi i Durrsit, Françeskan, i qiti punë per do vjet të mira Qeveris Otomane në shekullin e XVII. Numri i kryengritasve nen drejtimin e ti mrrín në 15.000 vetë. Kur në Kongresin e Berlinit vjetin 1878, Shtetet e Mdhá t’Europës i lshojnë disá toka shqyptare Sllavit, Kurbijasit, bashkë me Mirditas, nen kryesín e Prenk Pashës, turren në mprojtje t’Ulqinit e të Tivarit. Por Kurbijasit dahen në shêj per atdhedashtní sidomos kohën e mbrame të zotnimit turk. Kta janë nder mâ të parët në Shqypní qi vjetin 1906 nen kryesín e Gjin Pjeter Pervizit i vên pushken Turkut per të rujtun zakonet e veta e per të fitue edhe nji lirí mâ të madhe. Gjin Pjetri, Plak i parë nder 45 Pleqt të rajonit të Krues, burrë i urtë, trim, besnik e bujar i frymzuem n’atdhetari nga dy atdhetarët e mirnjoftun të Shqypnis: At Shtjefen Kostandin Gjeçov, vra tradhtisht e mizorisht nga Serbt në Zymb afer Prezrendit me 14 Tetuer 1929 e Emzot Nikoll Kaçorri fam. të Durrësit mendote me gjetë shkajkun se si me e çue popullin pésh kundra qeverís turke e me fillue dalë nga dalë, tue u lidhë edhe me krenë të tjerë të Maleve me bâ nji levizje per me fitue pamvarsín kombtáre. Edhe rasa nuk vonoi me ardhë.

Kajmekami  i Krues  tue dashtë me e drydhë pak lirín qi gzote rajoni i Krues, thirri Krenët e kasjë krahine e me to formoi një Myshlyz idare ose Komisijon. Prejë ktyne 6 ishin nga katundet : Gjin Pjetri, Llesh Marka Kola (Milot), Pjetër Vathi  (Laç),  Paj Bega (Gjonëm) e dy tjerë e  6 gjashtës ishin nga qyteti i Krues.

Ktyne Kajmekami u ep urdhen me pague taksen  (xhelepin) e lopve.

Gjin Pjetri me mzi çë pritri me i ardhë kjo rasë. Bân per vedi  antarët e komisjonit  (të katundeve), të cillt lidhen me e qitë sejcilli tharmen në vend të vet e, për me i a mrrit mâ mirë kti qellimi dajnë me bâ nji mbledhje, e cila bâhet në katundin Gjonem, kû dy elementat Musulman e Kristjan, të rajonit të Krues, lidhen me besë mos me e pague taksen e lopve e në rasë se qeveria  do tëmerrte masa shternguese në ndonji vênd a katund  me u lshue të gjithë me armë e me i dal zot.

Kajmekami i Krue informue për besë qi u lidh në Gjonem, perdorë propaganden, me anën e agentave  te vet, n’elementin musulman e në’anë tjeter , tue marrë me vedi nji detashment te rregullt me nji Mylazim emnit Ibrahim Beu, pa pritmas turret ne katundin Zhejë, ku mbsi xen e lidhë Plakun e katundit Geg Pirolin me disa shokë, vehet me zbatue urdhnin e qeveris me perdhuni.

Zheja i lshon kushtrimin rejonit të Krues,. Turret Gjin Pjetri  si shqype me 300 vetë në Zhejë, i qet rrethin nizamit e me’jherë fillon luftën, vriten në pushkë të para 2 vdekë e shum varrue. Detashmenti,  100 vetesh kje në rrezik at ditë me u tuirshê krejt por per fat të mirë të tí ndolli afer Kullave t’Hajdar  Ag’Bejlekut, u híni mbrenda e u ngujue.  Lufta ngiati 24 orë deri sa do gjindarmë graduarë të krishtênë, të cillt ndodjëshin neper Merqeze të rejonit lshohen e u hín ndërmjet. Bâhet nji armë-pushim, ndeshen perfaqsuesat e të dy anve në nji livadh , ku u vendue :

 

1.Me lirue Geg Pirolin me shokë.

2.Me dalë Kajmekami me detashment nga Kurbini i perciellun deri ne Krue

nga gjindarmët graduarë.

3.Mos me u kthye  mâ në Kurbí.

 

Ne ket luftë nuk muer pjesë kerkush nga elemnti musulman: kshtu, mjerisht, qeveria me at programin e e zakonshem të vetin ; divide et impera ,[përçaj e sundo. Shënimi im K.M.] i a kishte mrritë qellimit tuj dá  vllan prej vllaut e tuj lokalixue levizjen në Kurbî në pjesën kristjane. Qeveria  per mos me e humbë prestigjin e vet faqe popullit, do ta zbatote urdhnin e taksës.

Në prendverë  të v. 1906,  forcoj garnizonin e Krues me një regjiment ushtrar të rregullt ndën urdhnin e nji Mirallaj, me topa, mitraloza, etj.

Krénët musulùanë të rajonit të Krues, tue pá se Kruia u forcue e tue ditë a me të mirë a me të keq qeveria nuk do të vonote pa e zbatue urdhinin e vet lajmojn popullin, (musulman) me u mbledhënënji ditë të caktueme  në Krue ku bashkohen kund 500 vetë t’armatosun e i luten Mirallajt me i lanë me hî n kalá ku ishte telegrafhaja, per me i lutë telegrafisht Mbretit në Stambollë  me u a falë taksen e lopve.

Mirallaj u pergjegjet: zgidhni 5 vetë e t’hîn në kalá. Nuk pranon populli friget të most të xihen e te mergohen ata 5 vet por lypin me hî të gjith. Mirallaj dyshon për ket nzitim e ngurrim të popullit edhe tinzi mundohet me u aqit rrethin e me i xanë.Populli heto levizjen e  ushtarve  edhe turret  nga të tana anët me hikë. Nizámi n’at hikje qet batare dhe i vret dekun 28 vetë.  Mbas disa ditësh krenët kthejnë rish në Krue edhe deklarojnë se i shtrohen  n’êmën të popullit urdhnit të qeveris me pague taksin.

Kshtu Gjin Pjetri me të vett u izolue  e mbi té do të shperthete pezmi i qeveris.

2015-10-16 13

Gjin Pjetri

Kajmekami muer e dha sa mujti me i hullë Krenëte Kurbinit me anë t’agentave të vet: tue pranue s’mbramit deri taksen e nji të vetmes lopë për katund; por Gjin Pjetri me shokë refuzune çfardo takse e pagese, edhe tue e ditë se mbasi elementi musulman u dá nuk do të vonojte fuqia e Krues me e msye Kurbinin,  dajn me bâ nji mbledhje e me lidhë nji besë edhe mâ të fort.

Mbledhja u bâ në katundin Delbnisht ku Gurra e Kryeipeshkvit pranë Pallatit Kryepeshkvnuer me 5, 6 e 7 Gusht 1906 kû u bâne do kanune e nji farë rregullorje e cila mundet me u pá në « Kanunin e Lek Dukagjinit » faqe 129, veper monumentale e At Shtjefen Konstantin Gjeçovit, të cillen veper e botoj Shtypshkronja Françeskane vjetin 1933.

Adsistojnë në ket mbledhje  edhe Emzot Nikoll Kaçorri e A. Shtjefen Kosnstantin  Gjeçovi.

Programin e qellimin e vertetë të ksaj levizje, jashta ktyne të dyve e të Gjin Pjetrit nga Skuraj, e të Llesh Marka Kolës nga Miloti e Pjetër Vathit nga Laçi, tjetër kush nuk e dite. Kta kishin per qellim pamvarsin e atdheut, në shpresë se do të perkraheshin dikúr edhe nga tjera vise të Shqypnís.

….

Në muej të Shtatorit Mirallaj msýni Zhejen me sa ushtri, topa e mitraloza, qi pat, e kshtû filloi lufta per të dytën herë.

Në luftim të parë u vrá Pashk Pjetër Piroli.

Gjin Pjetër Pervizi, të nidemen ushtimen e pushkve e të topit, rrâni me të vett në ndimë të Zhejës.

Banorët e Zhejës, të Laçit e të Milotit, tuj lân gjâ e mâll nder shpija, vetem robve u dhan malin, masi e shifnin se nuk mund do t’ishin të zott me e qitë me një ushtri të rregullueme: si edhe njimend ndolli. Ushtrija në pak kohë zaptoi Zhejen, Laçin e Milotin, tuj plaçkitë e rrenue gjithshka gjet; ndersa kullave, e deri ksollave e múllijve u dha zjarmin.

Gji Pjetri, për arrsye, qi permendem heren tjeter, majti si nji defenzive elastike ndaj fuqí së ushtrísë tyrke, qi ishte 8 herë mâ e madhe : e vertetë se bâte ndoj luftim herë ktû, herë atje, mâ fort naten se diten, por gjithmonë tuj i ruejtë fort te vett, e tuj trazue e damtue pa da anmikun: sikurse pat bâ me Turq, e shi nder kto âna, Fatosi i Krûs kreshnike, Gjergj Kastrijoti.

Por mjerisht, me gjith se kushtrimi i ti ishte lshue e ushtote edhe jashta Kurbinit, kurkush nuk iu gjegj e met gjithmonë vetem në shpresë të krahnorit të vet e të vetve.

Me ndimë t’artiljeris mûjt ushtrija tyrke me i u kapë edhe malit, sado qi me bjerrje të mdhá : në krye të gjashtë muejve híni n’Urdhazë, kû u dha zjarmin gjith mullarve të kashtës e të sanës, mâ fort per me u shti mnér e panik kryengritasve. Ndërkaq, nji çetë civilash tradhtarë, tuj u prí ushtarve tyrq,  mûjti me u kapë hajnisht naten në Skuraj, ku i dha zjarmin me vojgurit kullës të Gji Pjeter Pervizit.

Mirallaj gadi se s’duel meç prej gzimiit tuj pa flakën  mbi kullë të Gji Pjetrit; edhe i ngîm me kaq, dau mos me djegë tjera shpija në Skuraj; largoi ushtrin, edhe u drejtue per Milot, tuj lânë nji shumicë ushtarësh e mushkash, vra rrugës e neper mal. Veç as në Milot kryengrîtast nuk ia danë  gazepin, por, tuj e ndjekë gjithkah per gjurmë, e bânë me u shy deri ne Krú.

Kajmekami i Krús i çoi fjalë rishtas Gji Pjetrit me u dorzue, tuj i premtue në ket rasë, se taksen e gjâs sëgjallë, dote me u a falë : por Gji Pjetri nuk e pranoi as ket qyshk ; dote dishka ma tepër.

Së mramit, tuj pá Qeverija tyrke, se Gji Pjetri nuk lodhej në kurrnji mndyrë, dau me ia lânë pleqnìn njaj  komisjonit fort mâ të pershtatun, edhe ia lshon punën në dorë Valìs së Shkoders, i cilli trajton nji komisjon per ket qellim, të perbâm prej Shan Dedës të Ded Jakupit, qi aso here ishte koçobashi i elementit katolik në Shkoder, prej Brahim Effendi  Qorrit etj., edhe ket komisjon e çoi në Milot. Ktû komisjoni me daten 29 Prill 1906 u ndesh me Gji Pjetrin e me të tjerë Krenë të Kurbinit, e mas sa bisedimesh të bâme, u vendue pagja, me kto pika :

 

 

  1. – Falja e taksës së gjâs së gjallë ;
  2. –Lirija e plotë nder zakone per Kurbî ;
  3. –Falja e pergjithtë për tëtana fajet ;
  4. –Nalimi per kryengritas mos me trazue gjendarët, ushtarët e as npunsat e qeverís;
  5. –Shperblimi prej ane së Qeveris për dame, plaçkë, djegëje shpijash, etj.

 

 

Edhe kto qyshke kjenë  pranue prej  të dyja palve.

Nderkaq me 3 Maj të gjith pjestarët e familjeve te kryengritasve u kthyen nder shpija të veta.  Mjerisht veç kto qyshke nuk u majtën prej qeverije, e posaçe e dyta e e pêsta, kjenë thye shi n’ata të parë prej soje, ke, të thuesh, kurrkuej nuk iu dha damshperblim, për posë ndo’i  paradhânjës krejt të vogel e krejt të veçueme e ke nuk duroi që të qeveriseshin mas zakonit te vendit, qyshse, kúr, Pal Ndue Lleshi vrau në besë të bajrakut Marka Ndue Gjetanin, të dy Delbnishtas-e u bânë edhe tri vrasa tjera per kto gjaqe. Gji Pjeter Pervizi me Krenë, si besën qi kishin lidhë me 5,6, e 7 Gusht 1906, u dogj shpijat guzimtarve, por qeveria i zûni tradhtisht Gji Pjetrin, Llesh Marka Kolen e Pjeter Vathin edhe i majti në burg të Durrsit 9 muejë; e, mos të drote prap Kurbinin, ndoshta edhe kje tuj tretë në mërgim.

Sidomos mas ktij burgimi e posaçe pse qeverija nuk u ndej qyshkeve të vûmenë Milot, Gji Pjetri nuk pajtoi mâ me Turkì, me  ket mendim te prém e të thuejsh, nder t’gjitha kto lvizje, pat gjithmon me vedi t’gjithë Krenët e Kurbinit.Krahi i dhjatht veç i Gji Pjetrit  në çdo rasë mund të thirrej Llesh Marka Kola, i cilli me gjith dy vllazent e vet  Deden  e Gjinin,   përbuzi  çdo interresë vetjake materiale, – merrshin rrogë mujore te tre zbashku gadi  10 Lira turkut – edhe u bâ mâ i madhi kundeshtár i qeveris tyrke.

Don theksue se edhe kur muhamedanët e Krús iu shtruen takses së xhelepit, të gjith gjëndarët e krishtênë dhanë dorhekjen prej sherbimit e shkuen e u bashkuen me kryengritas. Ndersa don diejt se edhe kur qeveria u pajtue me Kurbî,  u a fali taksën edhe muhamedanve.

Kjo kryengritje kje si nji kushtrim paralajmues i njatyne lvizjeve rândsiplote qi nollen mas 4 vjetsh nder Male të Mdhá, prej Lekve të Hoti e të Grudës, e marë Kelmendit, me qellim qe me shkundë Shqypnin njeherë e pergjithmonë prej  zgjedhe  qinvjeçare otomane. As rreth kohës s’atyne lvisjve, Gji Pjeter Pervizi, si atdhetár i flaktëe i painteresë e të tanë entuziazem qi ishte, nuk ndêj me duer n’î,  por tuj u vû në të perpjekun e në mârrveshtje  me çeten e nacionalistave të vertetë shkote gjithnji tuj gatue Kurbinin per  realizimin e idese së pamvaresis komtare.

Kulla e Gji Pjetrit në Skuraj, u bâ qandra e nacionalistave dhe idelistave të njimendte të Shqypnis së Mjesme, të cillit vishin s’i ditë për ditë me u perpjekë me tê  per çastjet mâ të kaperthyemet rreth pamvarsís së Shqypnis. Ndër kta janë për t’u permendë posaçe : Toptajt, Abdia, Hamidi e Fuadi; Refik Topija e shum Kruetanë me randsi.

Shi në kullë të Gji Pjetrit u vendue fillimi i lvizjes nder kto âna, tuj u dá qi mâ së parit  të  msyhej garnizoni i Krûs.  Nacionalistat i rán Krûs dhe e majtën 5 dit të rrethueme. Garnizoni tyrk u myll ne kshtjelle, masi as ushqimi as municjoni s’i mêngote, por fuqia tjeter ushtarake u damtue keqas, deri sa s’mramit u vû në të hikun.

Gjin Pjetri me Kurbijas i lêhej gjithmonëpríja, pá i bâkund lak thêmra, pa iu tutë syni aspak.

Edhe në luftën e bregut t’Matës, ku met Llesh Nik Daka e Zef Harapi me shokë, Gjin Pjetri muer pjesë të gjallë nder luftime.

 

*   *   *   *

 

S’ngiati shum e plasi lufta balkanike.

Marë Shqypnija, të thuejsh, u zaptue prej beslidhunsh balkanas; vetem Shkodra, tuj u rrahë pá dâ me topa, u bâte mâ të mramen qanderr Serbve e Malazezve.

Në qiellin e lirë të Vlonës kreshnike, valvitte lumnisht flamuri i Shqypnis së librueme.

Hasan Rizá Pasha, komandant i përgjithshem i ushtrive anadollake në Shkodër, bâhet me diejt se Shqypnia po delte në vedi; edhe tuj pá përnjimend se Shkodra për Turkì kishte marue, e se a heret a vonë do të zaptohesh prej beslidhunve, hìn në marreveshtje me nacionalistët e vertetë të Shkoders : Emz. J. Serreqin, A. Gj. Fishtën,  Rizá Danin, etj, per me u lshue kushtrimin viseve tjera mâ të  largta të Shqypnis, per me u rá mas shpine Serbve e Malazezve, se me ‘i herë do të rrite gadi me ngreh  me dorë të vet Flamurin e Shqypnis në kshtjellin e Rozafatit, për me u lshue me’i herë mrapa prej  gjytetit të rrethuem kundra anmikut, qi e kishte çarkue.

Hapen letra, shperndahën urdhna me kater ânet e Shqypnis, e Gji Pjetri në marrëveshtje me nacionalista të Krûs, bân nji mbledhje në Marmsheqe (Kurbî) edhe aty lidhet besa me u rá Serbve në gjytet t’Krûs.

Kjo besë u lidh edh në Mat.

Ahmet Beg Zogolli, dergoi në Kurbî Abdurrahman Matin për me lidhë besë me Gji Pjetrin.

Por mjerisht ndërsa bâheshin lidhje e kto perpjekje nder vendet ma me rândsi, Esad Pashë Toptani shtîn e vret Hasan Rizán në Shkoder, e kshtu si komploti, si lvisja per me u rá pá pritë Serbve deshtoi; e me të, deshtoi edhe dishiri per nji të pertrim të shpejt e të plotë të vetqeverimit të pá dangë e ngatrresa.

Mas ksaj vrase Esadi muer komanden e ushtrive tyrke në Shkoder, e menjiherë ua dorzoi gjytetin Malazezve ; ndersa ai vetë me gjith ushtrintyrke u rras në Durrës, kû menjiherë u vû me realizue andrrën e vet qesharake per krijesë të njaj Shqypnie të lirë, të Shqypnis së Mjesme, prej lumit tëMat e deri në Shkumbin.

 

*   *   *   *

 

 

Kah marimi i Prillit  të 1913 merr Gii Pjetri  ket leter prej Abatit të Mirditës,  Êmzot Prend Doçi:

 

Parsimit Shqypnisë

Mysylman e Kristian

 

Zotnië t’Parë Fejet, Oxhaqe, Krenë e Bajraktarë,

Kujdesi qi bashkë me Juë, kena per t’mirët t’Ardheut n’a ep zemer me Ju lshue fjalen t’mblidhena e t’merrna vesht me shoqi-shoqin.

Ja sod ja kurr! Neve n’a lypet t’jena m’nji mênde, m’nji fjalë e m’nji besë per nji Bajrak e per nji sundim t’Shqynisë marë.

Per vênd të Mledhmes kena zgjedhun Troshânin n’Zadrimë, per ditë t’Mledhmes kena shênjue t’Shtunden me 3 Maji 1913.

E u lutena m’êmnit Atdheut t’urdhnoni e t’shifena atë ditë m’atë vend.

N’Orosh, me 23 n’Prillë 1913.

 

Dom Prênn Dochi d.v.

Abati i Mirditës

Kapidan Marka Ghoni v.v.

n’Êmnit t’12 Bairakve

Dr. A. Sadeddin d.v.

m’emnit t’Prenk Pashës.

 

Gji Pjetri  e  pranoi me gjith gzim grishjen ne ket Mbledhje e cilla, nuk u bâ, si thotë  letra  në Troshan, por s’dihet se për ç’arsye në Kallmet.

 

 

Gjini, tuj e diejtë se Esad Pasha, nuk e dote nji Shqypní të madhe, e se në Durrës ené nuk ishte ngrehë Flamuri i Shqypnis, kurr nuk iu përkul Esadit, me gjith se Kurbini pershihej n’at zonen qi andrrote Esadi. Për mâ tepër Gji Pjetri, tuj perbuzë premtimet e deri  kercnimet e mdhá të tijat, shmanget kryekput prej Durrsit e merret vesh me krahininat e Shkoders, të Lezhës, etj, qi përpiqeshin për pamvarsin e marë Shqypnis; e prej nacionalistash shkodranë muer edhe nji Flamur Shqynijet, punue per bukuri, mas giaset prej Stigmatineve të Shkoders edhe e ngrehi mâ i pari në Milot.

Mjerisht, me gjith kerkesa të bâme, nuk mund e hetova me siguri datën e suguridatene sugurtë të ngrehjes së Flamurit në Milot; por dihet sugurisht se ndolli a përpara se me hí Mali i Zi në Shkodër, a ndersa ushtrija malazeze gjindej në gjytet. Ky Flamur ruhet gjthnji si nji rrelike shêjte në shpin e Bajraktarit të Skurajt.

Gjin Pjetri, i vûni roje të madhe ktij Flamuri, – 36 vetë do t’a ruejshin, me pushkë në dorë, si naten, si diten. Ndërkaq Miloti u bâ qânderr e forte kundra aspiracijoneve te flligta t’Esad  Toptanit, e Kurbini mare me Gji Pjetrin në krye, u majtë tok per rreth ktij Flamuri, tuj i ndêjë në beh çdo sulmit a kercnimit prej anës s’Esadistave.

Tuj pá Esadi se Gjini nuk lidhej kurrsesi dergoi në Milot nji delegacjon prej Durrsit, tuj i premtue Gji Pjetrit shuma të mdhá të hollash  e tuj i u lidhë me i a majtë aj vetë nji fuqí 500 vetësh me ká 100 fr. ár në muej, etj, por Gji Pjetri nuk pranoi kurrnji qyshk.

Çoi së mramit nji fuqí të madhe nen komanden e Ali Fehmi Kosturit, per me zânë Gji Pjetrin a gjallë a dekun: por, kúr komndanti mrrini në Shullaz afer Milotit me ushtri, i telegrafoi ngutsisht Esadit tuj thane se pá derdhë gjak shum nuk mund të shtihet në dorë Gji Pjetri.

E pau  atbotë Esadi se nuk mûjte me e qitë kurrsesi me ket trim e fatos, prandej, tuj drashtë edhe të mos ndezej nji luftë e papritun në zonen e ti, dha urdhën të tërhiqej ushtria mâ parë në Krû e mandej në Durrës.

Mjerisht nuk ngiati shum e ky farë trimit, mas njaj udhtimi të giatë  qi bâni nder rrethe të katundeve të Kurbinit, u smû randë, e prej ksaj smundje edhe diq në shpí të vet me 25 Fruer 1914, tuj kênë 52 vjetsh, i kjám e i vajtuem jo vetëm prej të vetve e prej atyne qi e njoften, por deri prej kundershtarve e anmiqve të vet.

Pak para se te vdista kishte pas thânë tuj fshâ :  « Nuk po me vjen keq se po des, por me vejn keq se nuk po mrríj me e pa Mbretin qi po na vjen në Shqypinë e lirë e të bashkueme ! »

E qe shka shkruete në dekë të tij perpara 23 vjetve  kjo e Pertkohshme, Vj. I, Nr. 7, fq. 223:

“…Gji Pjetri i u dhimt gjjithkujë. Ka kenë burrë i mirë besnik e shqyptaar i vertetë. Para ndandë vjetsh luftoj tundra Qeveriës Ottomane per t’drejta t’veta e i gjallë nuk i rá n’dorë edhe atëherë, kuur ushtria i dogj shpiën e ja rrënoj t’gjithë gjâ e pasunin. Kshtù edhe nder màa t’parët Shqyptarë kje qi duel komitë për lirië t’Shqypniës. Bashkë me Gjeto Cokun vojt n’Lezhë e ngrefi flamurin e Shqypniës, e sa kje vetë gjallë, majti pagjën e qetien n’bajrak t’vet. Kurbini marë shkote mas fjalës s’tii, e kje i çmuem edhe prejë annmiqsh t’vet. Dera e tii kaa kénë gjithmonë dera e Zotit e e miqve. Nieri fejet, burrë fjalet e Shqyptaar pùnet, ka me kenë permendë gjithmonë me nderë prejë t’gjithve, e nami i tii vonë ka me u harrue në Shqypni.”

Kurbijast edhe mbas dekës së Gji Pjeter Pervizit vijuen gjithnji në program të tij; luftuen në Durrës për me i dal zot Princ Wied-it, luftuen kundra Haxhi Qamilit, i cilli rishtas e dogj e e plaçkiti Kurbinin. E ktê e dishmote ky vetë sidomos kur kje burgos në Durrës prej Esadit, tuj u ankue per dam te madh që i kishte pertrí elementit kristjan të Kurbnit. E ktê e ankoi tuj u lypë hallalin edhe para Llesh Pjeter Vathit e Nikoll Kol Mhillit prej Laçit. Nder kto kohë në çeten e nacionalistave ishte Ali Dervishi i Gjonmit, qi kje djeg e plaçkit së tjerët Kurbijas, masi pat luftue krahas me ta kundra Haxhi Qamilit e Esad Pashës. Vjetin 1916 Llesh Pjetër Vathi e Nikoll Kolë Mhilli, t’cillt kishin kene nder mâ të mirët luftar per rreth Gji Pjetrit, që nder lvisjet e para, xëhen, burgosen  e së mramit edhe treten në mergim prej Esadit n’Itali; bashkë me ta kje dhe një prift i ri, D. Dedë Kamberi, i delbnishtas, i cilli, prej vuejtjesh e psimesh te mdhá nder burgjetë Durrsit e t’Italis, diq shi n’at vjetë, i shkrim prej tuberkolozit.

Ky âsht, në dy fjalë, fatosi i Skurajve, Gji Pjeter Pervizi, kto lvisjet e vuejtjet, qi psoi, si në kontribut per pamvarsí të Shqypnís, krahina e vogel, por kreshnike e Kurbinit.

Laç-Sebaste, Nanduer 1937.

  1. Klement Miraj, O.F.M.

Famulltar i Laçit.

MIRAJ, P. Klement., “Kontributi i krahinës së Kurbinit per çeshtjen komtare”, Hylli i dritës, Vjeti XIII/1937, Nr. 11, Nanduer 1937, f. 561 – 564; Nr. 12. Dhetuer 1937, f. 606 – 613.

* Kjo leter-dokument m’u dorzue mue prej Pal Gji Pjetër Pervizit, biri të Gji Pjetrit,  ruejt prej si në shpi deri me sot, porsi nji rrelike, sado qi pak e shkyeme në mjedis.

www.GIFCreator.me_RohuNY

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: