Advertisements
Telegrafikisht

DHJETË KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË NJË DEPUTET KURBINAS

DUKE MARRË SHKAS NGA ZGJEDHJET PARLAMENTARE (25 QERSHOR 2017), STAFI ADMINISTRUES I FAQES NË FACEBOOK DHE PORTALIT ” KURBINI ” PROPOZON KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË NJË DEPUTET KURBINAS I CILËSDO FORCË POLITIKE QOFTË.

1. Të jetë një person i diplomuar në një universitet publik me rezultate të mira ose shumë të mira , ose të ketë kryer të paktën një shkollë të lartë në auditoret universitare, sistemi i ditës, (pra për nëse ka një diplomë të vetme, duhet të jetë jo me korrespondencë/part time), dhe absolutisht jo nga universitetet private të skualifikuara zyrtarisht.

2. Të ketë përvoje pune të mirë profesionale në profesionin ku është diplomuar së paku mbi 5 vjet.

3. Të ketë angazhime të ndryshme të cilësuara në jetën intelektuale, kulturore e publike, (pjesmarrës në veprimtaritë e shoqërisë civile, pjestar i stafeve universitare apo botës akademike, autor studimesh apo botimesh profesionale dhe shkencore), dhe të gëzojë respektin e shumicës së komunitetit ku jeton.

4. Të jetë njohës i administrimit të burimeve njerëzore në administratën shtetërore në nivel qendror ose vendor.

5. Të jetë komunikues i mirë në publik (te ketë mundësinë të artikulojë qartë dhe në mënyrën e duhur idetë e veta me gojë dhe me shkrim).

6. Të mos ketë qenë asnjëherë me parë deputet i kësaj zone elektorale, drejtues i zgjedhur i njësive vendore të mëparshme të Kurbinit apo drejtues i degëve të partive politike në njësinë territoriale përkatëse sepse përvojat e tyre kanë rezultuar zhgënjyese.

7. Të deklarojë se është i papërlyer në veprimtari korruptive dhe kriminale (të mos ketë probleme me gjygjësorin).

8. Të deklaroje pasurinë e tij si dhe burimet e të ardhurave, të mos ketë biznese në emër të tij apo pjestarëve të familjes.

9. Të vijë nga një familje e njohur autoktone kurbinase që të mos ketë asnjë lidhje me ish-regjimin komunist si nga babai ashtu edhe nga nëna.

10. Të jetojë në territorin e Kurbinit e jo në Tiranë apo gjetkë jashtë vendit, për sa kohë kryen funksionin e deputetit.

Shënim: Këto kritere u artikuluan këtu mbas një opinioni të marrë nga diskutimi i komentuesve në faqen dhe portalin tonë disa kohë më parë.

www.GIFCreator.me_RohuNY

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: