Advertisements
Telegrafikisht

Lëvizja popullore në zonën e Krujës në prag të shpalljes së Pavarësisë

Haxhi Goci

« Gjithë Shqipëria shpalli lirinë e vet…!” Duke parë se Kruja, si qytet, nuk mundi ta shpallte indipendencën sipas orientimit të mëparshëm, Ismail Qemali dhe Nikoll Kaçorri, i drejtuan këtëtelegram qendrës kryengritëse të Kurbinit me datë 14 vjeshtë e tretë 1912 : « Pasi gjithë Shqipëria shpalli lirinë e indopendencëne vet, i ngarkohet kujdesit të veçantë…tuaj, qi t’ja bani me ditë popullit…Prap lutemi me i njoftue, e shpallëni, atyre që dëshirojnë auonominë e Shqipërisë… » (Dokumenta historike Nr. 4, f. 105) Ky telegram ju drejtua Kurbinit të nesërmën e ditës që kishte dështuar ngritja e flamurit në Krujë. Nga kjo direktivë, urgjentisht organizohet një mbledhje në Delbnisht, siç deklaron Ndue Preni, nga Laçi, i cili e ka dëgjuar nga gjyshi, Llesh Pjetër Vathi, pjesmarrës kryesor në këtë mbledhje ku vendoset që me datën 28 Nëntor 1912 në mëngjes të ngrihej flamuri në Milot. Miloti u caktua qyteti ku do të ngrihej flamuri me qellim se, jo vetëm ishte qendra kryesore e kryengritësve të krahinës së Kurbinit, dhe sipas besës së lidhur rreth e rrotull, ishin malësorët e Gurrëzit e të Bregut të Matit, Mal-Bardhë, Shullaz, Laçit, Delbnishtit, Gjormit, etj., që në rast rreziku do t’i vinin në ndihmë, por edhe si kundërpërgjigje ndaj pushtuesve serbë, të cilëve u thuhej se në Krujë nuk e kishin të gjatë. « Flamuri i Shqipërisë po çohet, ta ruajmë përgjithmonë ! » Kështu, me 28 Nëntor 1912, në të lemë të diellit u mblodhën 300 vetë në qendër të pazarit të Milotit, pikërisht nën xhaden e sotme, te vendi i quajtur « Krepë » tek Shtërporja e Kokëve mbi vidhin e Kokës, midis të cilëve ishin organizatorët kryesorë të ngritjës së flamurit : Gjin Pjetri, Gjok Pren , Ded Marka Kola, Llesh Pjetër Preçi, Llesh Pjetër Vathi, Marka Gjin Preni, Lazër Gjoka, Ndrec Gega, Ali Hysen Hasani, Shaban Kasemi, Nikoll Selala, Pjetër Balozi, Nikoll Kol Gjini, Marka Ndrec Teska dhe shumë të tjerë. 85-vjeçari Pjetër Llesh Preçi e kujton kështu ditën e ngritjes së flamurit : « Te vidhi, ku është ngritur flamuri, rreth e qark tij, kanë qenë disa bletë. Baba më çoj me e pastrue vendin, mirëpo mue me zunë bletët. Atë ditë, kur do të ngrinte flamurin, me thirri Gjin Pjetri : « Ç’u bë Pjetri ? Hajde, t’hype se do të vemë flamurin !» . Gjin PjetriDisa thonë se flamuri është marrë në Rubik, ku e kishte dërguar Nikoll Kaçorri në adresë të Gjin Pjetrit. Disa të tjerë thonë se ka qenë në duar të Gjok Pren Hasanit. Në fakt sot flamuri që është ngritur në Milot, gjendet në shtëpinë e të birit të Gjok Pren Hasanit. Rëndësi ka ka që ai ishte qëndisur nga duart e arta të gruas shqiptare se edhe ishte dërguar nga Komisioni Qendror për ngritjën e Flamurit Kombëtar. Kur është ngritur flamuri, nuk është mbajtur ndonjë fjalim, veç se, sipas 76 vjeçarit Dervish Veseli nga Fushë-Miloti, Gjin Pjetri thirri : « Rroftë shqipja me dy krena ! » Kurse 85 vjeçari Pjetër Lleshi thotë se Gjin Pjetri thirri : « Meca (djema), flamuri i Shqipnisë po çohet, ta ruejmë atë përgjithmonë ! » Dhe lëshoi 6 herë në gjastore. Edhe të tjerët shtinë me huta prej qejfit. I moshuari Gjok Lazri e shumë të tjerë thonë se, sipas besës së lidhur malësorët e Gurrzite të Bregut të Matës, me gra e me burra, me huta, sakica, sfurqe,shata e lopata, vërshuan drejt pushkëve sepse kujtuan se turqit sulmuan patriotët që po ngrinin flamurin. Për ngritjen e flamurit kontribut të madh ka dhënë edhe patrioti Mumarrem Hoxha, i cili si shok i ngushtë i Gjin Pjetrit dhe bashkëluftëtar me të, kurrë nuk u është shmangur rreziqeve, sa herë që ja ka kërkuar nevoja e Atdheut. Gazeta “Kastrioti, E premte, 25 nëntor 1977, f. 7.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: