Advertisements
Telegrafikisht

Kostandini i Madh dhe Edikti i Milanos

Nga Kastriot Marku

Perandori ilir dhe dokumenti që ndryshoi historinë, duke transformuar Perëndimin

Viti 2013 shënon 1700-vjetorin e Ediktit të Milano-s, lëshuar nga perandori Kostandin, datë e cila shënon një ngjarje të rëndësishme për historinë e qytërimit perëndimor Europian. Dioqeza e Milano-s duke nisur nga 6 dhjetori 2012 deri më  6 dhjetor 2013,e ka shpallur këtë vit kalendarik,si vit përkujtimor, për të cilin ka ngritur edhe një Komitet shkencor dhe një Komitet organizativ të kordinuar nga Monsignor Erminio De Scalzi, Vikari Ipeshkvor i ngarkuar për ngjarjet e veçanta. Në këtë shkrim do të përpiqemi që të sjellim një kronologji të shkurtër rreth perandorit Kostandin dhe rëndësisë së këtij dokumenti. OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Kostandini I(lat. Flavius Valerius Constantinus), i njohur edhe si Kostandini i Madh, ishte perandor romak me origjinë ilire,që sundoi 31 vjet,prej vitit 306 deri në vitin 337pas Krishtit.Ishte djali i komandantit ilir Kostanc Klorit (Constantinus Chlorus) dhe iElenës, (e cila më vonë do tëkonsiderohej shenjtore dhe do të përmendet si pelegrinia e parëqë udhëtoi në tokën e Shenjtë të Jeruzalemit, prej ku dhe pati sjellë në Kostandinopojë Kryqin e Vërtetë). Kostandini lindi rreth vitit280,në zemër të provincës romake nëNish (Nassius të Dardanisë Iliri), sot Nishi në Serbi, saktësisht në Mesinë e Sipërme, pranë lumit Nishava, nëntë milje larg lumit Margus (Morava).Nishi ose Nasisus, sikurse kuptohet nga koha në të cilën flasim, ishte një vendbanim ilir/shqiptar, qëështë përvijuar si i tillë deri aty nga fundi i shekullit tëXIX, d.m.th. pra edhe shumë më vonë se ardhja e Serbëve dhe Sllavëve të tjerë në Europën Juglindore në shekullin e VII. Kështu që origjina e Perandorit Kostandini  i Madh, me të drejtë pranohetsi iliro-shqiptare nga historiografia serioze. Në një aspekt tjetër kuptimor, duket qartë se përpos faktit të predikimit të Shën Palit në viset e Ilirisë, me Kostandinin, dëshmohet sërish se qenë ilirët paraardhësit e shqiptarëve të sotëm ata që pranuan dhe përhapën zyrtarisht Krishtërimin në Europën pagane.Kostandini e kaloi rininë në oborrin e perandorit Dioklecian, i cili edhe ai ishte ilir, nga Dioklea Dukla (Mali i Zi).Në vitin 293, perandori Dioklecian e kishte ndarë perandorinë për lehtësi qeverisjeje në katër pjesë, sistem ky që u quajt tetrarki, duke mbajtur për vete Lindjen dhe duke ua besuar pjesët e tjera Maksimianit, Galerit dhe Kostanc Klorit, (ky i fundit babai i Kostandinit). Sistemi i ri funksionoi deri në vitin 305, kohë kur Diokleciani abdikoi nga froni, duke e detyruar edhe kolegun e tij të bënte të njëjtën gjë. Galeri e Kostanc Klori u emëruan augustë gjatë një ekspedite në Britani. Me 26 qershor 306, Kostanc Klori vdiq. Legjionarët e Eburakumit, bashkëpunëtorë të të të atit në Britani –pjesa më e madhe e të cilëve ishin gjermanë dhe keltë, e shpallën/proklamuan Kostandinin august, bashkëperandor, por meqë ky akt nuk u njoh zyrtarisht, u detyrua të qeveriste prej atje ku ishte në atë vend të largët deri në vitin 311, kohë kur Galeri vdiq në Sirmio. Në njezetë vitet e ardhshme ai u detyrua të luftonte kundër rivalëve të tjerë për fronin perandorak, të cilët ishin: Maksimiani, Masenci, Licini, Galeri e Maksimin Daia.Gjithsesi kishin mbetur tre persona që duhej të ndanin mes tyre pushtetin suprem: Licini që sundonte Ilirinë, Trakinë e Provincat e Danubit; Maksimini që kishte pjesën lindore të perandorisë, dhe Kostandini, por edhe Masenci, që edhe pse nuk ishte i veshur me pushtet zyrtar merrte pjesë aktivive në luftën për pushtet. Më 312 Galeri e Maksimiani vdesin dhe Kostandini pas disa betejave ripushton Italinë, lidhetnë aleancë me Licinin, për më tepër duke i dhënë për grua tëmotrën nga babai, Kostancën dhe i kundërvihet Masencit. Sipas legjendës, në prag të betejës se Saxa Rubra-s, nëmbrëmjen e një beteje, Kostandini pa nëëndërr Krishtin. Ditën tjetër pa një Kryq  të mbivendosur në  Diell  me këto fjalë të shkruara: “In hoc signo vinces!”. Nën këtë shenjë, do të fitosh! (Është fjala për shenjën e Kryqit!)”Kjo profeci shënoi fillimin e dilemës së tij për t’u konvertuar si i krishterë.Pas kësaj ai në të vërtetë e mposhti Maxentius në betejën e Urës së Milvianit, afër Romës e njohur si Beteja e Saxa Rubra-s, e cila përfundoi në favor të Kostandinit, i cili bëhet zoti i plotfuqishëm i gjithë Europës. Senati italian e priti fituesin si shpëtimtar të Romës dhe e njohu ligjerisht si fitimtar, duke i dhënë titullin august. Kështu Kostandini hipi në fronin e perandorisë romake të Perëndimit, duke u vënë krahas Licinit, i cili tashmë qe proklamuar august dhe perandor i Lindjes qysh në vitin 308.Përpara se të nisej për në Milano, ai i dhuroi papa Melkiadit pallatin antik të familjes së Lateranëve dhe ndërtoi me shpenzimet e veta bazilikën e parë të Romës, atë të Shën Gjonit të Lateranos. Në ditët e para të janarit të vitit 313, Kostandini u largua nga Roma për t’u takuar me Licinin. Kostandiniishte me origjinë ilir dhe njëkohësisht ndihej po ashtu edhe romak për kulturë dhe edukim. Këtëe dëshmojnë faktket dhe ngjarjet politike përgjatë jetës së tij. E pikërisht duke vijuar ecjen në këtë hulli, themeloi edhe Romën e Re mbi Helespont, me rite të krishtera, por pa hequr dorë nga formulat tradicionale të fesë së lashtë të shtetit.Kostandini i Madh (274-337-ës), Perandori Romak (306-337) është i pari perandor Romak i kthyer në fenë e Krishterë. Në moshën rinore, ai besonte se Zoti i Romakëve SOL (Dielli). Dita e dielë që prej asaj kohe është ditë e shenjtë pushimi, vendosuar nga ai në vitin 321, kur do të ishte më pas perandor.Kësisoj, nga një pagan adhurues i diellit, Kostandini nisi të shihte krishtërimin si një sjellës të Fitores, prandaj vendosi të ndalohej keqtrajtimi i të krishterëve.Fillimisht i kishte ndëshkuar rreptë, egër me brutalitetin tipik të një iliri, pa asnjë lloj mëshire, por më vonë dalangadalë kishte nisur t’i donte dhe t’i mbronte me pasionin po aq tipik të një iliri fisnik.Mw vonw Kishës i dha mbrojtje dhe dhurata financiare. Kështu Kostandini pa në Perëndinë e Krishterë, prurësin e fitores.Por hapi më i rëndësishmë në politikën e Kostandinit, është pa dyshim ai i nënshkrimit/dhënies së lirisë së fesë përtë krishterët.Kryqëzimi dhe keqtrajtimi i të Krishterëve mori fund  dhe bashkëperandori i Kostandinit, Licinius, iu bashkua Kostandinit në lëshimin e dekretit  (ediktit të Milano-s) në vitin 313, që ligjëroi pranimin e të Krishterëve në Perandorine Romane.Të dy perandorët përmes ediktit të Milanos shpallen se: «kemi vendosur të garantojmë respektimin e kultit hyjnor, t’u sigurojmë të krishterëve e gjithë të tjerëve që të ndjekin lirisht çdo lloj forme besimi që t’u pëlqejë, me qëllim që çdo hyjni që banon në qiej të na ndihmojë ne e të gjithë ata që janë nën pushtetin tonë…”.Edikti[nga lat. edictum, edicĕre «njoftoj, lajmëroj”që do të thotw “ thuaje jashtë” në kuptimin e një lajmërimi/shpalljeje»], është një shpallje në vlerën e një ligji/dekreti apo dhe një urdhëri që lëshohet nga gjykatësit, i cili shpallet nga ai që ka autoritet/pushtet i quajtur edhe ius edicendi. Edikti i Milanos ishte dokumentiqëi dha krishterimit një status ligjor ekuivalent me fenë tradicionale romake dhe besimet e tjera fetare të shpallura në territoret e Perandorisë. Ai hapi një epokë të re historike,e cila u lejoi të krishterëve në të gjitha sferat e jetës, pozita të rëndësishme në shoqërinë perandorake, përkundrejt rrezikut të persekutimit që kishte ekzistuar më parë. Edikti lejoi për të parën herë mundësinë e zgjedhjes vetjake të fesë së krishterë, duke i hequr kështu paganizmit ekskluzivitetin e fesë shtetërore. konstandini_i_madh_nga_dardaniEdikti i Milanos themeloikështu një fazë tranzitore të marrëdhënieve ndërmjet perandorisë dhe të krishterëve duke vendosur njëkohësisht këtëdokument si një kufi historik, i cili shënoi nga ana e tij një moment të veçantë dhe mjaft të rëndësishëm të zhvillimit të doktrinës politike të Kishës romane.Asokohe, ishte në modë të ishin dy bashkë-perandorë, ose edhe tre. Dy perandorët Kostandini dhe Liçinio mbetën miq për një kohë të shkurtër.Kostandini nuk mund të pranonte askënd pranë famës dhe emrit të tij. Vetëm pak muaj më vonë pas hartimit të tij(ediktit) Liçinio dhe Kostandini patën mosmarrëveshje sërish sepse për të parin në dekretishte bërë një lëshim tejet i madh i mundshëm nga ana e shtetit, kurse për të dytin bëhej fjalë vetëm për një pikënisje për zgjerimin e marrëdhënieve lehtësuese ndaj të krishterëve.Kur Maksimin Daia mposhtet nga rivali i tij Licini, midis dy augustëve, Kostandinit dhe Licinit shtohet rivaliteti deri aty sa shpërthen një luftë e vërtetë për pushtet, e cila shpërtheu në vitin 314, luftë e cila do të zgjaste plot nëntë vjet, për të përfunduar në vitin 323 me betejën e famshme të Krisopolit (Uskudar), ku Licini u kap i gjallë, u gjykua dhe u ekzekutua. Me fitoren e Kostandinit në dy betejat e zhvilluara mes tyre, (beteja e Adrianopolit dhe ajo e Krisopolit), ai doli ngadhnjyes si një kampion i Krishtërimit dhe në vitin 324 bëhet kështu i vetmi perandor për Lindjen dhe Perëndimin njëherazi, i njohur si“Totius orbis imperator”. Paraardhësi i tij, Diocleciani kishte nisur të bënte ndarjen e autoritetin civil nga ai ushtarak. Kostandini i Madh e përfundoi këtë nismë me  vlerëdhe e shpalli veten komandant suprem. Qeveria qendrore drejtohej nga Kostandini dhe këshilli i tij, ndërsa senati rimori fuqinë që kishte pasur në shekullin e III  pas.Krishtit Kostandini shpërndau gjithashtu famëkeqen gardën Pretoriane.Aiu bë perandor edhe për çështjet fetare duke qenë në të njëjtën kohë edhe perandor dhe papë. Kostandini i Madh po ashtu endau perandorinë në katër prefektura, por gjithnjëduke mbetur ai vetëperandori absolut,ide këto tënisura që më parë nga nga paraardhësi i tij Diokleciani. Ai krijoi gjithashtu një Këshill të Kurorës, i njohur me emrin sacrum consistorium, i cili përbëhej nga antarë të përhershem. Senati romak dhe ai i Bizantit u shndërruan në këshilla të zakonshëm qytetare. Urdhëroi prerjen e monedhave të reja prej ari, të cilat mbeten themeli i këmbimit deri në rënien e perandorise bizantine (Kostandinopojës) pas 11 shekujsh në vitin 1453. Vendosi të ndërtonte një qendër të re të Perandorisë, Kostandinopojën (Stambollin e sotëm në Bosfor,Turqi), larg Romës, diku afër Trojës se famshme antike, mbi qytetin 7 mijë vjeçar Buzeanum, ose i njohur si Byzantium, kryeqendrës së perandorisë së mëvonshme të Bizantit. Ndërtimi  i kryeqytetit të ri madhështor, të cilit i dha emrin e tij, nisi në vitin 326 dhe përfundoime një ceremoni madhështore përuruesemë 11 maj të vitit 330. Ai u ndërtua me sa duket me arsyetimin se Roma nuk pasqyronte më realitetin e perandorisë së re kristiane; për shkak të një zhvillimi premtues të Lindjes nga pikpamja ekonomike si dhe të parandalimit të rreziqeve të mundshme që mund t’i vinin perandorisë nga kjo anë.  Kostandini ndërtoi Kisha në Tokën e Shenjtë, ku sipas tij e ëma kishte gjetur kryqin origjinal, ku ishte mbërthyer Krishti. Kostandini gjithashtu drejtoi edhe këshillin e Niceas në vitin 325. Perandori Kostandini i Madh, u pagëzua i Krishterë, pak para vdekjes së tijmesditën e 22  majit 337.Sipas porosisë së tij, funerali ishte madhështor.Akti i konvertimit të Kostandinit nga pagan në të krishterë, përbën një akt historik jo vetëm pse shembulli i tij u ndoq nga nji numër i madh nënshtetasish të perandorisë, por edhe sepse me këtë rast, mbas tre shekujsh përndjekjeje në perandorinë romake, krishtërimi nisi të marrë frymë lirisht.Kostandini i Madh konsiderohet si një ndër njerëzit më me ndikim në të gjithë historinë. Ai ështënjë ndër figurat më të mëdha të historisë Europiane dhe pa asnjë dyshim edhe asaj iliro-shqiptare gjatë mijëvjeçarin të parë. Ai ishte një nga ilirët e shumtë që arritën të ishin perandorë të Romës, ndoshta më i madhi dhe më i zoti prej tyre, shtetin e së cilës e riorganizoi dhe ndërtoi me fitoren përfundimtare të krishterimit në fundin e shekullit të katërt duke u shndërruar kështu në figurë qendrore që themeloi Europën e krishterë të mesjetës.Për më shumë shih: Jacob Burckhardt, Costantino il Grande e i suoi tempi. Sansoni, Firenze, 1957. 493 pp.
Milano, Janar 2013.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: