Advertisements
Telegrafikisht

Pse nuk duhet të pimë ujë të ftohtë nga frigoriferi

Me afrimin e verës, nevoja për të pirë ujë të ftohtë rritet, pasi gjatë stinës së dimrit, e kemi evituar disi.
Por gjithsesi, edhe uji që mbahet në frigorifer, jo domosdoshmërisht tek ngrirja, nuk është i këshillueshëm e mirë pasi mund t’ju shkaktojë probleme në shëndetin tuaj.

imagesPor ju do të mendoni me të drejtë, se çfarë problemesh shkakton uji i ftohtë? Më poshtë mund të lexoni disa prej tyre këtyre arsyeve, shkruan Revista Class.

Uji i ftohtë dobëson sistemin e imunitetit

Të pish ujë të ftohtë menjëherë pas një vakti dobëson funksionet e metabolizmit dhe e bën atë më të avashtë. Ndonëse këto efekte janë minimale, kjo gjë varet nga organizmi i secilit prej nesh.

Shkakton probleme për aparatin tretës

Pirja e ujit të ftohtë pengon procesin tretës pasi shkakton ngushtim të enëve të gjakut.

Uji i frigoriferit përkeqëson disa probleme shëndetësore

Sipas European Society of Pediatric Allergy and Immunology, uji i ftohtë përkeqëson gjendjen e azmës dhe migrenës. Uji i ftohtë u shkakton dhimbje koke shumë njerëzve, ndaj nëse ndieni se koka ju dhemb fill pas pirjes së ujit e keni nga kjo.

Shkakton dhimbje fyti

Uji i ngrohtë ndihmon në krijimin e një mukoze mbrojtëse në rrugët respiratore ndërkohë që uji i ftohtë bën të kundërtën duke rritur rrezikun të prekeni nga bakteret, viruset apo agjentët e jashtëm.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: