Advertisements
Telegrafikisht

Shkopeti, fshati që po shuhet nga rrëshqitja e tokës

Thuajse një fshat i tërë po zhduket nga erozioni pas reshjeve të mëdha, duke detyruar një pjesë  të banarëve që të largohen prej aty. Bëhet fjalë për Shkopetin, dikur i njohur nga mbipopullimi nga HEC-i, me mjaft të punësuar në këtë vepër hidroenergjetike; por që atyre tashmë po u rrëshket toka nën këmbë. Një pjesë nga mali është shkëputur, duke shkatërruar disa banesa, tokë bujqësore, pemtari dhe investimet e banorëve. Nga sa mësohet, 200 ha sipërfaqe tokë malore, si dhe tokë bujqësore po rrëshkasin nga erozioni.img_20161121_101041

Gjendja paraqitet mjaft e rëndë për banorët e fshatit. Ata shpresojnë tek institucionet për t’u ardhur në ndihmë që të strehohen diku. Këta të fundit sakaq janë frikësuar dhe ajo çfarë kanë vlerësuar disa specialist, të cilët duke parë praninë e madhe të ujrave nën sipërfaqen e tokës, e klasifikuar tërësisht të papërshtatshme jetesën e atyshme.

img_20161121_102918

Valentin Gjoka, banor i fshatit, tregon për situatën e rëndë të disa familjeve. Ata janë larguar duke lënë një pasuri mjaft të madhe, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz nga shkarja e madhe e tokës.

“Prej vitesh banorët e fshatit po largohen nga kushtet e papërshtashme dhe gjendjes ekonomike, papunësisë, mungesës së investimeve, ndërsa një pjesë tjetër tashmë po braktisin fshatin nga erozioni masiv. Një fshat dikur gumëzhinte nga punëtorët e HEC-it me mjaft të ardhura pë familjet, ndërsa çdo ditë dhe më shumë banorët largohen nga kushtet e vështira të krijuara tashmë nga shkarja e tokës duke lënë nga pas mjaft investime ndër vite”, thotë Gjoka.

Sipas tij, edhe nxënësit e shkollës janë pakësuar ndjeshëm, ndërsa një pjesë e fshatit është e ndarë nga shembja e urës e banorët lëvizin nëpërmjet lundrës primitive që është një rrezik permanent për jetën e tyre.

Dhe kjo ndodh afro treçerek ore larg Tiranës, në një zonë aspak të thellë malore. Përkundrazi, në një zonë me bukuri të jashtëzakonshm, ku do ia kishte ënda çdokujt të jetonte  për shkak të nurit zviceran të natyrës reth e qark.15094981_1357455097621699_152359049142986531_n /tesheshi.com/

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: