Advertisements
Telegrafikisht

Laçi e nis mbarë vitin 2017

Afrimet e reja  ne skuader kane dhene rezultatin e duhur ,ne sfiden e pare te fazes se trete te superliges kunder Korabit te luajtur ne Elbasan Arena.
Mjafton Regi Lushkja për t’i dhënë fitoren Laçit, që e nis me fitore vitin 2017 dhe shfaqet mjaft mirë në fushën e blertë.

Në Elbasan ndeshja nisi me gol, kur Lushkja realizoi që në minutën e 3-të dhe më pas dibranët hidhen në sulm për të barazuar.

Ata godasin shtyllën me Hoxhaj, i cili është lojtari më i rrezikshëm për dibranët, por nuk arrijnë dot të shënojnë.

Që në pjesën e parë Laçi hedh në fushë brazilianin Serxhio, i cili në pjesën e dytë së bashku me Vucajn e Çelhakën vënë disa herë në vështirësi Vujadinoviçin. Për 20 minuta dibranët luajnë me një lojtar më pak, pasi Ardit Peposhi ndëshkohet me karton të kuq.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 19

E shtunë, më 28 janar, ora 14:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
Korabi – Laçi 0-1
Shënues: Lushkja 3’

Korabi: Vujadinoviç, Shabani, Prençi, Çela (Ivani 46’), A.Peposhi, Kaja, Zefi, Gavazaj (Jubani 72’), E. Kaloshi (D. Peposhi 62’), Mziu, Hoxhaj. (Në dispozicion: Laço, Hoxha, G. Kaloshi, Arifaj). Trajner: Gerdi Haxhiu

Laçi: Selmani, Musaj, Rajoviç (Qaqi 77’), Gjoni, Sefgjini, Nika (Shala 87’), Vucaj, Lushkja, Jonuzi, Çelhaka, Kanapari (Serxhio 43’). (Në dispozicion: Vata, Shala, Biba, Hysi, Fangaj)

Trajner: Bledar Sinella

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Ermal Barushi, Denis Agaraj, Indrit Myrtaj

Kartonë të verdhë: Shabani 33’, A. Peposhi 42’, 69’, Zefi 49’, Mziu 50’ / Lushkja 21’, Sefgjini 83’, Çelhaka 89’
Kartonë të kuq: A. Peposhi 69’ (2v)
sportal.al

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: