Advertisements
Telegrafikisht

Arbëria e kthyer në një tokë të rrënuar

Informacion i Fjor Jonimës në vitin 1470, ose rrëfimi më i hershëm i bërë nga ndonjë shqiptar për gjendjen e Arbërisë. Në gjysmën e dytë të shekullit XV, kur pjesa më e madhe e Arbërisë qendrore ishte nën kontrollin e venedikasve, ende pa mbërritur fushatat ushtarake otomane të viteve 1466 dhe 1467, të cilat shkatërruanhqdefault pjesën më të madhe të vendit, Fior Jonima nga Shkodra, pinjoll i familjes së famshme shqiptare Jonima, që zotëronte pjesën më të madhe të tokave mes lumenjve Mat dhe Ishëm, (me qendër në Gjonmin e sotëm në Kurbin), i shkruajti këtë përgjigje autoriteteve venedikase të taksave, të cilat i kërkonin se përse vinin kaq pak të ardhura nga Arbëria. Arbëria e kthyer në një tokë të rrënuar. Eshtë rrëfimi Fjor Jonimës, dokumenti më i hershëm i shkruar nga një shqiptar, në lidhje me gjendjen e vendit të tij.

stema-e-jonimajve.jpg

Stema e Jonimajve

“Unë, Fjor Jonima, qytetar i Scutarit (Shkodrës) dhe në këto momente ambasador i këtij komuniteti, u pyeta, me urdhër të Lordit të Madhërishëm Administrator i të Ardhurave, se çfarë dija në lidhje me bëmat e turqve në këtë pjesë të Arbërisë, për vitet 1466 dhe 1467. Mund të deklaroj se në fundin e prillit 1466, Turku i Madh erdhi në këtë vend personalisht dhë dërgoi përpara kapitenin e tij, i cili siguroi vendin dhe e plaçkiti. Ai grabiti shumë kafshë dhe rrëmbeu shumë njerëz. Kur u largua, Ballabani arriti të rrethojë Croian (Krujën). Ai gjithashtu grabiti dhe plaçkiti qytetet e Signorias, dhe rrëmbeu shumë njerëz. Pak kohë më vonë, erdhi Sinan Beu, i cili solli edhe më shumë rrënim e shkatërrim. Ai kishte rrëmbeu kafshë dhe nejrëz dhe i vuri flakën vendit. Pas kësaj erdhi Vojvodi i Serbisë, i quajtur Amur Beu, i cili shkaktoi shkatërrim të madh. Jo vetëm që grabiti një numër shumë të madh kafshësh, por edhe ai i vuri flakën vendit dhe rrëmbeu shumë njerëz. Më pas erdhi Progon Dukagjini, i cili gjithashtu grabiti dhe i vuri zjarrin gjithçkaje që la pas. Turku i Madh u rikthye në këtë vend në vitin 1467 dhe dërgoi Pashanë e Romanias (Rumelisë) me një ushtri të madhe për ta nënshtruar. Ai grabiti, plaçkiti, dhe mori me vete një numër të pafund njerëzish. Kur kish mbaruar me grabitjet dhe plaçkitjet, ai vazhdoi në rajonin e Scutarit, ku u përplas me njerëzit. Më në fund, arriti të hyjë në qytet brenda kështjellës, të cilën e grabiti dhe plaçkiti. Më pas erdhi një vojvod i quajtur Feriz Beu, i cili gjithashtu grabiti dhe plaçkiti. Më pas erdhi Nikolla Dukagjini, që grabiti, plaçkiti dhe rrëmbeu shumë njerëz.images Pas kësaj, Vojvodi i Serbisë erdhi për herë të dytë për të vjedhur, plaçkitur dhe rrëmbyer më shumë njerëz. Më pas erdhi Vojvodi i Dibrës, që grabiti, plaçkiti dhe rrëmbeu shumë njerëz. Si përfundim, unë mund të them së në periudhën në fjalë, ky vend u kthye në një tokë të shkretë. Kështu ka mbetur deri sot. Kanë ikur jo vetëm vendbanimet, por edhe njerëzit, me përjashtim të atyre pak fshatrave që janë rindërtuar. Kështu që, do të ishte e nevojshme që të burgosurit, të cilët janë dënuar ose ndaluar, të falen dhe të rikthehen në këtë vend për ta ripopulluar atë. 28 Dhjetor 1470 [Nga Arkivi i Shtetit të Venecias, ribotuar në librin e Oliver Jens Schmitt: “Das venezianische Albanien (1392-1479)”, Mynih 2001].

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

1 Trackback / Pingback

  1. Arbëria e kthyer në një tokë të rrënuar – Skender Jashari

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: