Laçi zyrtarizon një mesfushor
Pas largimit nga Tirana, Ansi Nika nuk ka humbur kohë për të gjetur ekipin e ri. Prej ditës së sotme mesfushori shkodran është zyrtarisht lojtar i Laçit.
Edhe pse prej ditësh përflitej për një kalim të mundshëm të tij te Korabi, Nika ka preferuar të pranojë ofertën e presidentit Laksa për t’u bërë pjesë e bardhezinjve.
Ndërkohë me afrimin e shkodranit Laçi vijon punën e mirë për afrimin e lojtarëve cilësorë në skuadër, pasi ky është transferimi i dytë në këtë merkato.
Nika shihet si një lojtar që mund t’i shërbejë shumë skuadrës që tashmë drejtohet nga Sinella, pasi më parë ka qenë pjesë e skuadrave elitare si Teuta, Kukësi dhe sëfundmi Tirana. Sportal.al