Teuta ka arritur të marrë tre pikë me mjaft vlera në Laç, teksa për këtë ndeshje ka vendosur sulmuesi Andi Ribaj me dy golat e tij.
Fieraku shënoi në pjesën e parë me penallti,ndërsa Laçi nuk arrin të barazojë dot me Akuinon nga penalltia.
Ishte Moçka ai që arriti të presë gjuajtjen e brazilianit dhe pjesa e parë u mbyll 0-1.
Në pjesën e dytë Ribaj shënon edhe një gol tjetër që i jep fund praktikisht ndeshjes, pasi Laçi nuk arrin dot të reagojë dhe tashmë renditen në vendin e parafundit pas durrsakëve më dy pikë më pak.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 18
E enjte, më 22 dhjetor, ora 14:00
Stadiumi i Laçit, Laç
LAÇI – TEUTA 0-2
Shënues: Ribaj 24’(pen.), 64’
Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Qaqi, Shala, Abraham, Lulaj, Musaj, Çelhaka, Lushkja, Akuino
Trajner: Ramadan Ndreu
Teuta: Moçka, Borshi, E. Hoxha, R. Hoxha, Kotobelli, Hila, Dita, Çmajcanin, Musta, Gripshi, Ribaj
Trajner: Gugash Magani