Advertisements
Telegrafikisht

Te mallkoj me dashuri -POEZI nga Alida Kasmi

86-905x395

MOS E VRISNI PAFAJSINË

Më dhëmb shpirti
nuk duroj dot,

kur shoh fëmijë
që derdhin lot.

Shkaku të jenë
njerëz analfabetë

që nuk bëjnë gjë tjetër
vetëm marrin jetë.

Kush ta dha ty këtë të drejtë
të mbyllësh brenda
një fis të tërë?

A ka drejtësi në këtë jetë,
përse askush nuk bën zë?
Lerëni fëmijën
të shkojë në shkollë,

të lozë,
të qeshë në oborrin e tij.

Mos ia vidhni kurrë
buzëqeshjen,

mos u hakmerrni
tek një fëmi.

Nëse në zemër keni
Zotin dhe mirësinë,

ju lutem,
mos e vrisni pafajsinë.

Bashkohuni me mua dhe ju që sot,
ti themi të gjithë
gjakmarrjes STOP !
_________________

download
NDJENJA E DASHURISË

Dashuria nuk është teori që ta mësosh,
të shfaqet papritur
kudo mund ta takosh.

Për të nuk ka moshë të caktuar,  
nuk ka të bëjë në është e drejtë
apo e gabuar.

Vjen të mbërthen ,
të ngjesh mbas vedit
ashtu siç të shfaqet

një dallgë në mes të detit.
Me yllin më të bukur
mund ta krahasosh,

edhe nëse je i mençur
të bën të gabosh.

Je i martuar të hedh në mëkat,
të sillet si fëmijë
e bën një plak.

Të dërgon në qiell,
të bën shënd e verë,

herë ti lutesh e të ulesh
tënden vlerë.

Ta ndjesh nuk është e thënë
ta kesh në krevat,

dashurinë e vërtetë e ndjen
me kilometra larg.

Je vetëm me të dhe bota
të duket plot,

nëse e provon këtë ndjenjë
pa të nuk jeton dot.

Është ilaçi më i mirë
për një zemër të ligë,

me të pranë çdo hap në jetë
e hedh pa frikë.

Nëse në botë dëshironi
Paqe dhe lumturi,

mos pushoni kurrë
së dhuruari dashuri!
________________

LËNDOHEM KUR SHOH DUKE QARË NJË FËMI

Nuk më trëmb varfëria se tërë jetën
jam rritur me të pranë.
Nuk më trëmb as furtuna se gjithmonë
kam ecur përballë saj.
Nuk më trëmbin as armiqtë se kam
lindur guximtare.
Nuk më trëmbin as sëmundjet se prej tyre
do mundohem të dal fitimtare.
Asgjë nuk më trëmb,
por diçka ma këput shpirtin
ma bën fije-fije.
Kur shoh keqtrajtim,
vuajtje dhe lotë,
në sytë e një fëmije .
_________________

SHKRUAJ

Më pëlqen të shkruaj,
por jo përralla me mbret,
pasi ka shumë dhimbje
që shoh në realitet.
Shkruaj për ato njerëz
që dinë vetëm të flasin,
në sy të thonë je më e mira ,
pas shpine të godasin.
Shkruaj për ato fëmijë
që i shoh të trishtuar,
pasi familjet e tyre jetojnë
vite të ngujuar.
Shkruaj për fatin e keq
të vajzës shqipëtare,
që e martojnë që të vogël
vetëm se tjetri ka pare.
Shkruaj për shoqerinë
që është kthyer në interes,
tashmë dhe prej hijes tënde
duhet me pasë kujdes.
Shkruaj për kriminelët që tashmë
janë shtuar ,
pasi nuk ka drejtësi,
shumë janë të korruptuar.
Shkruaj për ata,
që nuk dinë të vlerësojnë dashurinë
dhe lënë mënjanë shansin 
për të përjetuar lumturinë.
Shkruaj për të tjerë që tituj
kanë fituar me ,ose pa zotësi,
por harruan titullin më të bukur
atë, që quhesh NJERI
_____________

images

ZEMRA NUK PYET

Që e vogël kisha dëgjuar
shumë për dashurinë,
disa më thonin është ndjenja më e bukur
që ekziston ,
të tjerë më thonin ruaju prej saj,
do vuash nëse gabon.
Dëgjoja kaq shumë dhe dashuria
mu kthye në frikë,
gjithmonë thoja me vete
nuk do dashuroj dhe pikë.
Por ja që ajo erdhi papritur dhe
keq më goditi,
desh u çmenda,
nuk më sillte në vete
as psikologu,
as prifti.
Truri pësoi goditje krejtësisht u çakërdua,
juve nuk ju pyeti zemra ,
por nuk më pyeti
as mua.
_______________

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: