Advertisements
Telegrafikisht

LËVDUAR QOFTË MULLIRI ! ( Mulliri i Skenderbeut )

Nga Aurel Plasari

Ky mulli disashekullor i Kurbinit, që ka bluar drithët e bukës për dhjetëra brezni njerëzish të Arbnit, lëvduar qoftë! Lëvduar qoftë ai përballë bunkerëve të çnjerëzishëm që në Shqipërinë e sotme po i shndërrojnë në “monumente kulture” në kohë e sipër që mullirin, monument të mirëfilltë, e lënë të rrënohet. Në mos me 1/100-n, me siguri me 1/10-n e milionave të shpenzuar për të shndërruar bunkerë në “monumente kulture” mulliri historik i Kurbinit do të kishte qenë e mundur të restaurohej e të ruhej.

hqdefaultA përnjëmend ka bluar grurë ushtria e Skënderbeu në atë mulli të fshehur aty midis malesh? Kujtesa popullore kështu e ka ruajtur: kujtesa e një populli e cila është limfa që e mban gjallë një komb. Përndryshe përse vallë popujt i ruajnë me xhelozi kujtimet gjithfarëshe: folklorin dhe rapsoditë, doket dhe ritualet, gjëegjëzat, vajet dhe elegjitë, këngët e dasmave dhe ninullat, dhe kështu pa fund? Po për të njëjtat vlera kombet vlerësojnë, duke i ruajtur dhe mbrojtur, monumentet e tyre të lashta: sepse nderimi për gjithë sa njeriu ka trashëguar prej të parëve dhe që ka lozur rol me peshë në realitetin e një familjeje ose të një bashkësie funksionon si faktor jetik për çdo komb. Ruajtja dhe mbrojtja e tyre lidhet jo vetëm me entuziazmin patriotik, që gjen përmbushje në veprat e brezave të kaluar për të cilat njeriu modern është “krenar”, por edhe me aspiratën për pasurimin e përvojës njerëzore dhe të informacionit historik.

Dhe, meqë kujtesën e këtij mulliri të lashtë vendasit e kanë lidhur me Skënderbeun, le të dallojmë edhe ndonjë moment të bukur ku kujtesa popullore takohet me historinë. Zona në fjalë, mes Kruje dhe Kurbini, shfaqet në më se një burim dokumentar historik si “Zona e Skënderbeut”, “Vargmalet e Skënderbeut” etj. Edhe kur populli e ka regjistruar si “mulliri i kishës”, kujtesa nuk e ka gabuar. Bëhet fjalë për shekuj kur manastiret kishin përreth tyre pronat e veta: vreshta, ullinj, koshere bletësh dhe sidomos mullinj. Ja ku aty pranë, po në Kurbinin e hershëm, ndodhej e pakta qysh në shek. XIII abacia (d.m.th. manastiri benediktin) i Shna Prendës ose ndryshe “Sancta Veneranda” e Arbnit. Mbas vdekjes së Skënderbeut dhe pushtimit turk të Arbërisë aty qenë tërhequr dhe kishin bërë seli peshkopi i Arbnit njëkohësisht me peshkopin e Krujës së pushtuar. Me pushtimin e Durrësit po aty u tërhoqën edhe kryepeshkopët e Durrësit ngaqë Turku ua ndalonte të qëndronim në qytet. Aty e mbajti selinë edhe françeskani krutan me emër të madh në histori Mark Skura: në fillim peshkop i Arbnit, mandej edhe kryepeshkop i Durrësit, por i njohur edhe si autor projektesh për kryengritjen çlirimtare të arbërve kundër Turkut, deri edhe si luftëtar pjesëmarrës në kryengritjen e vitit 1648 për të çliruar Lezhën, Shkodrën etj.10644269_684579874945812_2960063042306735499_o

Sa e shëmtuar, sa meskine, sa abuzive, sa përçarëse orvatja shpërdoruese financiare (miliardare) për të ngritur në këmbë një kujtesë të bunkerëve të çnjerëzishëm përkundrejt këtij mulliri të njerëzishëm, që ka bluar drithët e bukës për breznitë e Arbnit dhe që sot nuk bën zhurmë, që qëndron i shpërfillur aty në mes të maleve. Atij ditë për ditë i bie një gur e nga një gur për ta çuar drejt asgjësimit duke e shndërruar në monument të mosmirënjohjes sonë të thjeshtuar vetëm në një lavdërim.

Kush nuk e ka parë në vend mund t’ia hedhë një sy videos më poshtë sa për të fashitur kureshtjen.  fb © a.p.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: