Skuadra kurbinase kete sezone ka patur paraqitjen me te dobet, mbase dhe nga niveli i skuadrave te tjera te cilat kane shume pak diference nga njera tjetra.
Bruno Akuino është hero i Laçit me Vllazninë, teksa me golin e tij i dha fitoren kurbinasve.

Luftë e fortë sportive në Laç mes vendasve dhe Vllaznisë, teksa loja është deri diku e barabartë, me epërsinë e lehtë të vendasve që rrezikojnë me Lushkjen dhe Gjonin.

Shkodranët rrezikojnë me Shtubinën, por është Akuino ai që zhbllokon sfidën për Laçin.

Në te dytën është Shala që rrezikon për Laçin, ndërsa Shtubina ka mundësinë të shënoje me Shtubinën dhe Pepën, ndërkohë që për 20 minuta Vllaznia luajti me një lojtar më pak, ndërsa Laçi ruajti deri në fund avantazhin.

LAÇI – VLLAZNIA 1-0
Shënues: Akuino 44’

Laçi: Selmani, Lipi (Fangaj 93’), Gjoni, Qaqi, Shala, Çelhaka (Biba 78’), Musaj, Lulaj, Abraham, Lushkja (Kastrati 85’), Akuino. (Të gatshëm : Vata, Biba, Toska, Hyseni, Kastrati, Popaj)
Trajner: Ramadan Ndreu

Vllaznia: Agoviç, Pjeshka, Cicmil, Bicaj, Vrapi, Krymi, Bardulla, Tafili (Hebaj 82’), Vecaj (Çinari 53’, Dyca 78’), Shtubina, Pepa. (Të gatshëm: Selimaj, Gocaj, Kruja, Kapaklia, )
Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ergin Doda, Denis Agaraj, olsi Sokoli

Delegat: Anastas Buneci (Tiranë)

Vëzhgues: Sami Elezi (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Lipi 87’

Kartonë të kuq: Cicmil 69’