Advertisements
Telegrafikisht

Si te kursejme energjine elektrike

images

Me afrimin e dimrit dhe uljen e temperaturave, nje problem ne vete eshte dhe fatura e energjise elektrike e cila shpesh eshte e paperballueshme.
Për të kontribuar në pakësimin e konsumit të energjisë dhe rrjedhimisht në kursimin e parave dhe ngadalësimin e faktorëve që sjellin ngrohjen globale, gjithsecili prej nesh mund t’ia nisë nga shtëpia e tij. Ja disa këshilla që nëse i zbatoni me siguri do të vini re ndryshimin në xhepin tuaj.

Ndryshoni llambat e zakonshme dhe vendosni llamba ekologjike. Një ndër mënyrat më të thjeshta për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike është të zëvendësoni llambat e zakonshme me ato ekonomike. Në Shqipëri ka filluar prej vitesh tregtimi i llambave të tilla. Konsumojnë pak energji dhe janë të madhësive të ndryshme , 12 herë më afatgjata se ato të zakonshmet.

Izoloni ngrohësin e ujit. Izoloni papafingon, muret dhe cilindrin e ujit të ngrohtë. Pjesa më e madhe e energjisë elektrike konsumohet më kot, pasi shërben për të ngrohur hapësirën. Kjo mënyrë është shumë e thjeshtë. Tubat e ngrohësit të ujit mund t’i mbështillni me ngjitës plastikë. Muret nxjerrin jashtë nxehtësinë dhe ajrin e ftohtë, prandaj nëse keni mundësi do të bëni mirë t’i izoloni. Edhe pse fillimisht mund t’ju kërkojë shumë mundësi financiare, do t’ju kursejë më pak energji për ngrohje edhe për ftohje.

Frigoriferi. Ky elektroshtepiak kaq i domosdoshëm për, është një nga konsumatoret më të mëdhenj të energjisë. Konsumon edhe me shumë së kondicioneri. Prandaj këshillohet që dera e tij të mos qëndrojë për një kohë shumë të gjatë e hapur, të mos vendosen gjera të ngrohta në frigorifer dhe të mos lejohet formimi i akullit në pjesën e pasme të tij.

Kondicioneri. Shumë i nevojshëm ne ambientet familjare. Këshillohet që në dimër temperatura perfekte është 20 gradë Celsius.

Dushi. Instaloni një kokë dushi të vogël: sa më i ulët presioni aq më pak ujë të ngrohtë harxhon dhe për rrjedhojë kursen energji. Te termostati i dushit caktojeni temperaturën në 50 gradë Celsius. Uji i fortë krijon smërç rreth rezistencës se dushit, duke e ulur efiçencën e saj, prandaj këshillohet që rezistenca e dushit të pastrohet çdo 6 muaj.

Kur nuk keni ndërmend të përdorni dushin dhe sidomos kur nuk jeni në shtëpi, mos e mbani atë në prizë.

Kompjuteri. Fikeni kompjuterin nëse nuk do e përdorni për me shume se 20 min. Reduktoni kontrastin/ndriçimin e ekranit. Ndërroje desktop-in me një lap-top, sepse harxhon me pak energji. Ndërroje ekranin e vjetër te kompjuterit me një LCD, për te njëjtën arsye.

Ndryshoni ngrohësin e ujit. Nëse keni një ngrohës uji të vjetër, atëherë me siguri ju kërkon shumë energji, dhe rrjedhimisht edhe shumë para. Teknologjia sa vjen dhe përparon, duke ndikuar njëkohësisht edhe te ngrohësit e ujit, që çdo familje i ka. Prodhimet më të fundit janë më ekonomike se të parat, prandaj nëse i juaji i ka bërë vitet e veta, blini një me valvula termostatike.

Termoizolimi /Dopio xham për dritaret. Xhamat e zakonshme të dritareve dhe kornizat e paizoluara lëshojnë një të pestën e nxehtësisë apo të ajrit të ftohtë jashtë. Dopio xhamat zvogëlojnë këtë humbje me 50 për qind, duke kursyer në të njëjtën kohë shumë kilovat energji.  Rreth 60 % e konsumit të energjisë për një apartament familjar tipik shkon për ngrohjen, si te ambientit, ashtu edhe – të ujit. Edhe në rastet e ftohjes së ambientit në verë, termoizolimi luan një rol shumë të rëndësishëm. Sa më i mirëizoluar të jetë një ambient, aq me gjatë e ruan nxehtësinë apo freskinë.

Asnjëherë mos e vini në përdorim lavatriçen apo pjatalarësen kur ajo nuk është mbushur, nëse nuk keni një larëse me program ekonomik. Këta artikuj të nevojshëm në shtëpi janë gjërat që konsumojnë më shumë energji, prandaj kur të vijë dita e larjes së rrobave bëni një kontroll nëpër shtëpi që të grumbulloni gjithçka, duke kursyer njëkohësisht ujë dhe energji. Për të evituar rrudhosjen e rrobave dhe të kurseni disa kilovat, bëni centrifugen në shkallen më të ulet.

Kurseni energjinë kur gatuani. Ndajeni ushqimin në copa të vogla kur gatuani, pasi do të gatuhet më shpejt dhe do të harxhojë më pak energji. Është e rëndësishme të kini kujdes që tenxheret apo tiganët të jenë në madhësinë e duhur dhe ta shpërndajnë nxehtësinë njëtrajtësisht. Nëse doni të ngrohni shtëpinë, mund ta mbani hapur derën e kuzhinës pasi të keni përfunduar, që nxehtësia e sobave elektrike të shpërndahet edhe në pjesën tjetër.

Mos i lini ndezur aparatet shtëpiake apo abazhurët nëse nuk është e nevojshme. Drita e vogël e kuqe e aparaturave të lëna ndezur harxhon 10 deri 60 për qind energji, prandaj do të bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm dhe ta fikni. Gjithashtu mos harroni edhe të fikni dritat ashtu si dhe çdo aparaturë tjetër kur dilni nga shtëpia, që të mos shpenzohet pa qenë e nevojshme energji e vyer dhe para të vlefshme.

Sytë te etiketa. Përpara se të blini një elektroshtepiake të re, kontrolloni etiketen e furnizmit me energji për klasifikimin e aparatures në piramiden e efiçenses së konsumit të energjisë. Eletroshtepiaket që kanë etiketen A+ janë me efiçente dhe kursimtare me konsumin e energjisë.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: