Advertisements
Telegrafikisht

A e dini se sa të dëmshme janë pijet energjike?

Shumë prej nesh ndoshta konsumojnë pije energjike, kryesisht Red Bull, por a e dini se çfarë i shkakton realisht trupit tonë një kanaçe nga ky produkt? Me siguri jo, përderisa vazhdoni ta konsumoni. Më poshtë do të gjeni një guidë hap pas hapi në të cilën përshkruhet se çfare ndodh në trupin tuaj 10 minuta, 2 orë dhe madje edhe 12 ditë pas konsumit të një kanaçeje Red Bull.34f7854a962bbe61c916558a5e8cb4f9_xl

 

Të dhënat janë publikuar nga Daily Mail dhe paraqesin një panoramë alarmante. Këto të dhëna na vijnë vetëm pak javë pasi një studim vërtetoi se Red Bull dhe koktejlet me pije alkoolike japin të njëjtin efekt si kokaina në trurin e një adoleshenti. Ndërkaq numri i personave të shtruar në spital për shkak të konsumit të pijeve energjike është dyfishuar në harkun kohor 2007 – 2014 në SHBA.

Por le të shohim më në detaje se çfare i ndodh trupit tuaj pas konsumimit të një kanaçeje Red Bull:

10 MINUTAT E PARA PAS PËRFUNDIMIT TË KANAÇES

Kafeina fillon të depërtojë në gjakun tuaj. Nga ana tjetër rrahjet e zemrës suaj dhe tensioni fillojnë të ngrihen.

PAS 15-45 MINUTASH PAS PËRFUNDIMIT TË KANAÇES

Nëse e konsumoni kanaçen shpejt, do të filloni të ndjeheni më i përqëndruar pas rreth 15 minutash pas konsumit. Nëse e pini ngadalë, ky efekt do të ndihet vetëm pas 40 minutash.

PAS 30-50 MINUTASH

Përthithja e kafeinës është e plotë. Bebet e syrit fillojnë të zgjerohen, tensioni ju rritet dhe si përgjigje ndaj kësaj mëlçia lëshon më shumë sheqer në gjakun tuaj. Receptorët e trurit bllokohen në mënyrë që të parandalojnë gjumin. Sheqeri në gjakun tuaj rritet ndjeshëm duke shkaktuar një vrull insuline. Mëlçia juaj i përgjigjet këtij efekti duke shndërruar të gjithë sheqerin që ka mundësi në yndyrna dhe ky është një numër mjaft i madh.

 

PAS 1 ORE

Trupi juaj fillon të ndjejë një mungesë sheqeri dhe gjithashtu edhe efekti i kafeinës fillon të ulet, si pasojë ju filloni të ndiheni të lodhur dhe gjithashtu nivelet tuaja të energjisë do të fillojnë të bien.

Gjatë kësaj kohe ju keni nxjerrë nëpërmjet urinës të gjithë sasinë e ujit që gjendej në kanaçen e Red Bull.

PAS 5-6 ORËSH

Duhet të kalojë kaq shumë kohë që sasia e kafeinës së marrë nga kanaçja e Red Bull-it të fillojë të përgjysmohet. Nëse ju jeni femër që përdorni pilulën kundra shtatzanisë, ky efekt i kafeinës fillon të përgjysmohet vetëm pas 10 orësh.

PAS 12 ORËSH

Kjo është koha që duhet të kalojë që kafeina e gjendur në një kanaçe të fillojë të zhduket nga trupi i shumicës së njerëzve.

PAS 12-24 ORËSH

Simptomat e tërheqjes fillojnë të ndihen. Gati një ditë pas pirjes së kafeinës, ju do ta gjeni veten të gatshëm për një tjetër.

Nëse ju keni filluar ta përdorni përditë apo edhe më shpesh, atëherë do të filloni të ndiheni letargjikë, në gjendje ankthi, të keni dhimbje koke, madje edhe kapsllëk.

PAS 7-12 DITËSH

Studimet tregojnë se kjo kohë i duhet trupit tuaj që të bëhet tolerant ndaj dozës suaj të zakonshme të kafeinës. Kjo do të thotë se ju do të mësoheni dhe nuk do t’i ndjeni shumë efektet.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: