Advertisements
Telegrafikisht

Skuraj

Fshati SKURAJ është një nga 13 fshatrat e njësisë administrative  Milot në rrethin Kurbin në Qarkun e Lezhës, në veriperëndim të Shqipërisë së Mesme.

Kisha e shen Vlashit

Kisha e shen Vlashit

Skuraj shtrihet në verilindje të Kurbinit në këmbët e malit të Skënderbeut, i cili në këtë fshat ka pikën më të lartë majën e Mëllezës (1123 m). Fshatin e përshkon nga verilindja lumi Mat dhe lumi i Hurdhazës në drejtimin jug veri. Në anën veriore kufizohet me lumin Mat dhe fshatrat Ferrë-Shkopet dhe Shkopet, në anën lindore nga fshati Madhesh (rrethi i Matit), nga jugu kufizohet nga fshatrat Gallatë dhe Malbardhë dhe në perëndim me Malbardhin dhe Milotin. Në organizimin e vjetër administrativ pjesë përbërëse e këtij fshati ishin edhe Ferrë-Shkopeti (historikisht i njohur si Ferrë – Skuraj) dhe Shkopeti, por për periudhën 1945-1991, ishin nën administrimin e rrethit të Matit. Me Skurajn u veprua nga diktatura sikurse me Mirditën; u copëtua. Fshati SKURAJ është një vendbanim i hershëm ILIR që në kohët e lashta, ndërkohë në mesjetë (shek. XII), arriti të krijohej edhe si principatë madje edhe me stemën dhe simbolet e tij, që sot janë të dokumentuara si dhe të prekshme siç është pllaka prej guri 1 metër e gjatë dhe e gjërë, e gjetur në fakt në Lezhë tek kisha e zojes Nunciate nga konsulli Austrohungarez Teodor Ipen, 556904_590927500935453_1256134092_ne që sot gjendet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, nje luan të ngritur në dy këmbët e mbrapme, e cila në ditët e sotme është përshtaur edhe si stemë e bashkisë së kryeqytetit shqiptar TIRANA. Familja Skura ishte njëra prej familjeve më të shquara feudale të Arbërit në shekujt XII-XIV, me origjine nga fshati me te njejtin emer. Në mesjetë fshati Skuraj njihet si një ndër mbështetesit me kryesor të Heroit tonë Kombëtar GJERGJ KASTRIOTIT (SKENDERBEU) Nga gojëdhënat e popullatës vendase tregohen me qindra rrëfime, gojëdhëna dhe histori të lidhura me GJERGJ KASTRIOTIN, si dhe mbështetjen që i jepnin në luftën e tij kundër pushtuesve osmanë. Ndër këto përmendet plaku i urtë KOKE MALCI, që i nga gojëdhënat tregohet se e këshillonte dhe i jepte mësime, se i tregonte kurthet që mund ti bënte ushtria e GJERGJIT pushtuesve. Shumë emërtime vendesh (toponime), janë të lindura nga luftrat që kryheshin në atë kohë. Edhe me vonë pas vdekjes së GJERGJ KASTRIOTIT, banorët e Skurajt nuk ju nënshtruan pushtuesit turk, duke arritur të mbanin gjallë krenarinë e tyre, kulturën, gjuhën dhe besimin e tyre të krishtere ashtu siç ju a kishin lënë të parët. KESHTU NE VITIN 1632 HAPET SHKOLLA SHQIPE NE FSHATIN SKURAJ (Në fakt në Gallatë, e cila ishte pjesë e Skurajt). Duke mbrojtur gjuhën, kulturën dhe amanetin e të parëve për të jetuar të lirë, arritën dhe ditët e kryengritjeve të mëdha 1900 – 1906, që vazhduan pastaj në të gjithë Kurbinin dhe Krujë dhe u shtrinë më pas në të gjitha trojet shqiptare dhe pas shume luftimesh e përpjekjesh banorët e SKURJAT të Kurbinit arritën të fitonin lirinë dhe të mos i paguanin taksat administratës osmane. Kjo u kurorëzua me sukses ME 28 NENTOR 1912, kur atdhetaret kryengrites kurbinas te kryesuar nga GJIN PJETRIN (nga Skuraj) arriten te ngrinin FLAMURIN E PAVARESISE në të njëjtën ditë historike kur u ngrit flamuri historik i Pavarsisë në Vlorë. Shkolla e fshatit Skuraj u hap më 1 mars 1949. Skuraj dallohet për pasurinë e madhe gojore. Po ashtu Skuraj dallohet sepse në mesjetë kishte shtatë kisha, prej të cilave vetëm njëra ajo e Shën Vlashit ka mbetur në këmbë. Po ashtu gjenden dy kështjella ajo e Pervizit dhe e Kokë Malçit.248836_126556567423795_119715804774538_199131_3216541_n Skuraj veçohet për plazhin e mrekullueshëm, që nis nga Miloti deri në rrëzë të Shkopetit, në një gjatësi prej 5 km. Dikur në periudhen para viteve ’90, ky breglumi frekuentohej vetëm nga diplomatët e huaj në Shqipëri.248692_127090370703748_119715804774538_202824_5992047_n252722_127088404037278_119715804774538_202720_1659179_n

14517395_1154034691342639_4419849497945071349_n

Vjeshte ne Skuraj, pikture nga Sefedin Stafa

10929089_799592563453522_6342621821891660504_n

Hurdha e madhe, Skuraj

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

1 Trackback / Pingback

  1. Skuraj – Skender Jashari

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: