Advertisements
Telegrafikisht

Perdhunimet e ballkanit ( +18 )

E gjithe krahina e Krujes dhe e Kurbinit e cila dhe i beri me shume rezistence pushtimit osman e kujton shume mire legjenden me 90 vajzat krutane te cilat u hodhen nga shkembi i Vajes ne gremine per te mos rene ne dore te ushtrise osmane. Po ashtu dhe ngjarjen e ndodhur ne nje fshat te KURBINIT ( Lugarec ) ku ushtria osmane kerkon te marre me dhune nusen e sapomartuar, nderkohe qe vriten te gjithe krushqit shoqerues te nuses , me ne fund eshte vete  nusja qe vret pashain turk (  ketyre ngjarjeve populli ju ka kushtuar dhe kenge).

Por te tilla ngjarje ndodhnin dhe ne shume vende te tjera te Shqiperise dhe te Ballkanit.

Një genocid përdhunimesh dhe vrasjesh mbi femrat shqiptare, por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit, të cilat ishin të krishtera dhe nuk pranonin të ndërronin besim. Gra që çnderohen para bashkëshortëve të lidhur, minorene që zhvirgjërohen në grup, vrasje të familjarëve teksa femrat e familjes përdhunohen, duke parë skena tmerri…
Libri u titullua “Balkangreuel” (Përdhunimet e Ballkanit) dhe mban firmën e autorit Archibald Smith, por që emri i vërtetë i tij është Gottfried Sieben. Ilustratori austriak i librave e botoi veprën me pseudonim asokohe, jo vetëm për përmbajtjen pornografike, por edhe sepse ilustrimet ishin pa censurë, ku masakra e seksit dhe e gjakut ishte tej çdo imagjinate.Libri qarkulloi vetëm në qarqet elitë vjeneze dhe nuk u nxor në shitje. Shtatë vite më pas libri u ribotua, por sërish jo për masën.

U kthyen edhe si kartolina të veçanta, për personazhe të veçantë. Aktualisht, këto ilustrime sapo kanë ridalë në treg pa censurë dhe mund të sigurohen vetëm me porosi në internet.
Është për t’u theksuar se, për shkak se Gottfried Sieben nuk i kishte me sy të mirë shqiptarët, qarqet ekstremiste serbe dhe greke në disa raste janë përpjekur që të manipulojnë identitetin e ushtarëve përdhunues.
Nëpër sajte dhe rrjete sociale sllave dhe greke, bandat që vrisnin dhe çnderonin gratë në grup janë etiketuar si shqiptarë.( Shqiptare qe i sherbenin perandorise Osmane )

Kur, në fakt, femrat shqiptare të Kosovës dhe të Veriut të Shqipërisë janë disa prej viktimave në këto skica horrori të Gottfried Sieben.

Libri e thekson qartë se përdhunuesit janë ushtarët turq, pavarësisht interpretimeve nacionaliste.

 

turk4_1grup-babynona-plaketurk2x11_zpstpfxjxuvturk3imagesgottfried_sieben_-_balkangreuel12819109_210753279283135_407415auto_turt101468011430

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: