Advertisements
Telegrafikisht

Si të dallojme një vaji ulliri cilësor

Duhet të ndjesh aromën e fortë të ullirit të freskët, një hidhësi interesante në gojë e një djegësi pikante në grykë. Ky është, thënë thjesht, një vaj ulliri Ekstra i Virgjër. 20160930164232979Nëse do t’i vinim numra për nga niveli i fortësisë së aromës dhe shijes, aroma e frutit në një vaj të mirë ulliri duhet të jetë 10, hidhësia 5 deri në 6 dhe djegësia 7. ‘Shijen e ullirit të sapovjelë. Këtë duhet të ketë vaji i ekstra i virgjër’ thotë për AgroWeb profesor Paul Vossen, ekspert i mirënjohur amerikan i vajit të ullirit, ardhur në Shqipëri nga Kalifornia, me 20 vjet eksperiencë në këtë fushë. “Kur provoni vajin e ullirit, thotë profesor Vossen, ai nuk duhet të ketë shijen e ullinjve që konsumoni në tavolinë. Ullinjtë e tavolinës janë produkt fermentimi. Vaji nuk bëhet nga ato ullinj, por nga të sapovjelurit. Është si të kërkoni leng kastraveci të freskët e ai të ketë shijen e turshive.” Profesor Paul Vossen ndodhet në Tiranë, ku po trajnon anëtarët e panelit të shijimit të vajit të ullirit, përmes një projekti mbështetur nga USAID/Albania. Për këtë, ai dhe bashkëpunëtorët e tij në njërën prej ditëve të trajnimit blenë vajra me etiketën ‘Vaj Extra i Virgjër’ shqiptarë e të huaj, që tregëtohen në supermarketet e kryeqytetit. ‘Nga 13-14 vajra shqiptarë e të importuar, që cilësoheshin ‘Ekstra të Virgjër’ vetëm 3 rezultuan vërtetë të tillë’, thotë profesor Vossen, duke shtuar se Shqipëria nuk është rast i veçantë. Nga vëzhgimet e fundit në Shtetet e Bashkuara 70% e vajrave që shiten si Ekstra të Virgjër, nuk janë të tillë. Në Australi kjo sasi është 56% dhe në Spanjë 50%. ‘Etiketa? Etiketa është poezi’, thotë i bindur profesor Vossen. Aty mund të shkruash fjalë të bukura pafund, por çfarë ka brenda është tjetër çështje. U takon autoriteteve shqiptare të monitorimit të bëjnë verifikimet e duhura në treg.20160930164148323 Profesor Paul Vossen, ekspert i mirënjohur amerikan i vajit të ullirit, ardhur në Shqipëri nga Kalifornia, me 20 vjet eksperiencë në këtë fushë.   Vaji esktra i virgjër bëhet vetëm nga shtypja e ullinjve të sapovjelë. Është i vetmi që bëhet pa shtuar asnjë përbërës kimik apo rafinim industrial. Është thjesht vaji i ullinjve të freskët, të shëndetshëm, cilësorë, të cilët përmbajnë të gjithë polivalentët, antioksidantët dhe vlerat e jashtëzakonshme për të cilat ullinjtë dhe vaji i tyre janë kaq të famshëm. Në treg ka vajra që etiketohen thjesht Vaj ulliri apo Vaj i virgjër ulliri. Këto vajra, thotë profesor Vossen edhe mund të kenë ‘difekte’. Është krejt e pranueshme. Ajo që nuk është e pranueshme është që vaji i etiketuar Ekstra i Virgjër të këtë të tilla difekte.’ Më mirë në treg apo te fshatari apo fabrika e besuar? Për profesor Vossen më mirë alternativa e dytë, pasi në treg duket se ka vend për dyshime. Vaji i tregëtuar mund të jetë i përzjerë, i vjetëruar, i përpunuar me teknologji jo të përshtatshme, apo edhe i manipuluar duke shtuar për shembull gjethe të ullirit në vaj për t’i dhënë aromë të freskët. Si të testoni vajin e ullirit në shtëpi? Ju mund ta testoni edhe vetë vajin e ullirit.201609301643241341057 Hidhni pak vaj ulliri në një gotë të pastër dhe butësisht ngrohni fundin e gotës me njërën dorë ndërsa me tjetrën mbuloni grykën e gotës për pak sekonda. Më pas nuhasni vajin e ullirit dhe shijoni një gllënkë. Nëse aroma është e ullirit të freskët jeshil dhe shija e tij vjen paksa e hidhur dhe djegëse (jo me tepri, pra jo t’ju shkaktojë kollë), shija e vajit u duket e pastër dhe jo shumë e trashë dhe e yndyrshme, atëherë keni bërë zgjedhjen e duhur. Sa më i freskët aq më i mirë, sepse një gjë është e sigurt, vaji i ullirit nuk është si vera. Vaji i ullirit extra i virgjër, i ruajtur mirë, ka një jetëgjatësi rreth një vjeçare. Me vjetërimin, atij i humbasin vlerat aq të vyera që mbart. ‘Vaji Ektra i Virgjër i ullirit është mjet luksi dhe duhet tregëtuar, blerë e konsumuar si i tillë.” thotë profesor Vossen. Dhe në fakt, për vlerat e pafundme që mbart, kosto është e justifikuar. Quhet Floriri i Lëngshëm. /AgroWeb.org

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: