Eshte mbyllur sot faza e pare e super liges, Kurbinasit arriten nje tjeter rezultat zhgenjyes ne perballjen me Teuten ne stadiumin Niko Dovana.
Teuta me Maganin është ndryshe, dhe këtë e tregoi që sot ndaj Laçit, skuadër të cilën e mundi me rezultatin 3-1.
Durrsakët e nisën në sulm, dhe arritën ta zhbllokonin sfidën që në minutën e 12-të me anë të Artur Maganit.
Tre minuta më vonë është Bangal që i jep goditjen e dytë kurbinasve që nuk mund të bëjnë asgjë për të ndryshuar gjë në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë të lojës kurbinasit tentojnë të hapin takimit, por traversa ndalon Toskin, ndërsa në minutën e 61-të është Çyrbja ai që shënon edhe golin e tretë ndërsa Laçi shënon në minutën e fundit shtesë me Pinton.
Me këtë fitore ekipi i Maganit shkon në kuotën e 8 pikëve, duke e lënë pas Laçin që ka grumbulluar 7 pikë në fazën e parë. Nje fitore, kater barazime dhe kater humbje.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9
E diel, më 30 tetor, ora 14:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Teuta – Laçi 3 – 1
Shënues: Magani 12’, Bangal 16’, Çyrbja 61’/ Pinto 94’
Teuta: Moçka, Hodo, Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Hila, Çmajcanin, Gripshi, Çyrbja, Bangal Magani
Trajner: Gugash Magani
Laçi: Selmani, Musaj, Qaqi, Lulaj, Abraham, Pinto, Toski, Lushkja, Çelhaka, Taubate , Akuino
Trajner: Ramadan Ndreu
Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartari, Orges Grabova, Emirion Sino