Advertisements
Telegrafikisht

Laçi ka marre fitoren e pare ne transferte kunder Vllaznise

Laçi ka marre fitoren e pare ne transferte kunder skuadres se Vllaznise. Pas nje nisje jo te mire te kampionatit pasi deri ne javen e gjashte kishte grumbulluar vetem tre pike ( Tre barazime  dhe tre humbje). Ne javen e shtate Laçi befason Vllazninë duke e mundur në “Reshit Rusi” shkodranët me rezultatin 1-2. Shtubina kaloi i pari në avantazh vendasit por Laçi e përmbysi gjithçka me Toskin e Lulajn.

Pjesa e parë. Vllaznia ka dominuar në fraksionin e parë të lojës, dhe ka arritur të shënojë e para me Shtubinën në minutën e 14-të.

Shkodranët kanë rrezikuar me Çinarin për të shënuar të dytin, por janë kurbinasit që në të 24-en shënon kapiteni Toski me një goditje dënimi prej 40 metrash.

Vllaznia ka sërish “frerët” e lojës, por nuk arrin të rikthejë avantazhin, ndërsa kuqeblutë kanë bërë një zëvendësim, me Bardullën që i la vendin Vajcer.

Pjesa e dytë. E njëjta panoramë në lojë, me Vllazninë që dominon por nuk ka qetësinë e duhur, dhe rrezikon me goditje standarde, me Krymin që tenton befasinë, por Selmani është në lartësinë e duhur.

Kur nuk pritej, ëshët Laçi që shënon me Lulajn pas ekzekutimit të një goditje dënimi që është finalizuar nga mbrojtësi.

Kurbinasit kanë patur mundësinë të shënojnë edhe golin e tretë me Çelhakën, por parabola e kavajasit ka kaluar pak mbi tra.

Vllaznia hidhet në sulm por nuk ka qetësinë e duhur dhe Lacii gëzohet fitores dhe tre pikëve të para.
Ndeshja e ardhshme do jete ne Laç perballe Flamurtarit dhe pas kesaj ne ndeshjen e fundit te fazes se pare Laç do te luaj ne Durres kunder Teutes.
Shpresojme ne dy rezultate pozitive per te harruar nisjen me te keqe te viteve te fundit ku skuadra Kurbinase ishte mesuar sidomos ne fushen e saj te ishte e pathyeshme.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: