Advertisements
Telegrafikisht

Vlerat ushqyese dhe kurative të hurmës

Hurmat  rriten në mbarë botën, por 90% të prodhimit të tyre bëhet në Kinë, Japoni dhe Korenë e Jugut. Kohët e fundit hurma  prodhohet me shumicë edhe në Brazil, Itali, Turqi, Zelandën e Re, Australi, Kili etj. Në botë sot vlerësohet që të prodhohen rreth 2 milion ton hurma në vit.

Vlerat ushqimore dhe kurative të hurmës

Në të gjithë Azinë, veti të ndryshme shëruese i atribuohen hurmës. Ajo thuhet të jetë e dobishme kundër sëmundjeve të stomakut dhe diarresë. Frutat e papjekur janë një trajtim edhe për ethe. Pas vjeljes së tyre ato vendosen në ambiente të veçanta, derisa të zbuten dhe janë të ëmbla si mjaltë.hurma.jpg

Një përdorim të madh ka fruti i hurmës kaki në mjekësinë popullore, ku përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, si frutat, gjethet, degët etj. Ajo përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë, alkool, raki dhe ëmbëlsira të ndryshme. Frutat përmbajnë rreth 17% sheqer, kur është e freskët dhe 62% kur thahet. Përmban vitamina (A, C, B1, B2, B3), proteina, karbohidratet, yndyrna, celulozë, kripëra minerale(hekur, potas, kalcium, kalium, natrium, magnez, fosfor, selen, sodium, hekur), sasi të konsiderueshme tanin etj.

Një nga sëmundjet që kuron fruti i hurmës është anemia, dobësimi i përgjithshëm i organizmit, veçanërisht dobësimi i trupit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këtë rast këshillohet të përdoret mjekimi me hurma, duke konsumuar çdo ditë 6 deri në 15 kokrra të pjekura, rreth një orë para ose pas ushqimit, për 15 ditë deri në 25 ditë. Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre. Mjekimi me hurma rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga diarreja kronike. Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Përveç këtyre vetive të veçanta, hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset, në gratë shtatzane ajo ndihmon në lindje normale dhe të kollajshme.

Falë përmbajtjes së vitaminës C, hurmat ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit, pra sistemin imunitar. Trupi është në gjendje të mbrohet edhe më shumë nga bakteret. Hurmat ndihmojnë në tretjen dhe luftojnë lodhjen. Ato janë, në fakt, një zgjidhje e mirë përballë shqetësimeve që lidhen me aparatin tretës dhe atë të zorrëve. Ndaj, ato janë të mira për efektet e tyre laksative (pastruese), falë përmbajtjes së lartë të fibrave. Por, nëse konsumohen të papjekura (të pasura me taninë), janë të dëmshme për organizmin. Ndër të tjera, hurmat kanë efekt pastrues dhe diuretik, kjo për shkak se përmbajnë kalium.

Fruta e hurmës luftojnë stresin psikofizik, lodhjen (si atë kronike, që ka simptoma të ndryshme) dhe humbjen e oreksit. Ato ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Këto fruta, madje, mund të përmirësojnë edhe absorbimin e hekurit në organizëm.hurma-agaci

Hurmat mbrojnë organe të ndryshme, siç janë, p. sh. , për mbrojtjen e shpretkës, pankreasit, stomakut dhe zorrëve, përveç çrregullimeve të ndryshme të mëlçisë. Farat e hurmës kanë gjetur përdorim në dhimbjet shumë të forta të barkut. Për këtë këshillohet që të merren 20-30 gramë fara dhe, pasi shtypen e shtrydhen, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtë. Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës) kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Sigurisht, për t’i gëzuar të gjitha të mirat shëndetësore të hurmës, është e rekomandueshme që ato të konsumohen të freskëta.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: