Advertisements
Telegrafikisht

Mareja, e njohur me shume per rakine por ka dhe plot vlera te tjera

Emri botanik i maresë është Arbutus Unedo dhe ne po ju sjellim në vëmendje këtë frut unik. Bima e maresë e cila ka ngjashmëri me boronicat e kuqe, shpesh përdoret për zbukurim.  Shija e saj është unike dhe freskuese, ndonëse pak të thartë. Në rajonin e Mesdheut kokrrat e egra Arbutus janë mbledhur dhe vlerësuar prej kohësh. Në këto vende, mareja konsiderohet si një pemë frutash me shumë potencial. Mareja është pjesë e trashëgimisë shqiptare ndonëse këto bimë nuk janë kultivuar për përdorim komercial. Nga njëra zonë e vendit në tjetrën, emri ndryshon nga mare’ në koçimare, ne zonen e Kurbinit dhe te veriut i thone dhe Mret , por shija mbetet e njëjta. Mareja rritet e egër në natyrë. Mbledhja e këtyre frutave është një aktivitet i rëndësishëm për njerëzit që jetojnë pranë zonave ku rritet ajo. Njerëzit që e konsumojnë marenë e vlerësojnë atë jashtëzakonisht shumë. Një nga specialitetet më të çmuara Shqipëtarë është rakia e maresë. Por ajo përdoret edhe për reçel, marmaladë dhe gliko. Gjithashtu dhe mjalti nga lulet e marese eshte shume kurues , ndonese ka nje shije te idhet. 201606031711251761057
Fruti i maresë është i ngrënshëm kur është mbipjekur. Mbipjekja e shkakton fermentimin e frutit, dhe kjo e bën atë të prodhojë sasi të vogla alkoli. Prej këtej vjen legjenda që nëse e tepron me të ngrënit e maresë, atëherë mund të dehesh sikur ke pirë alkool. Fruti ka vlera ushqimore dhe është i mbushur me vitamina dhe minerale. Mareja përmban sasi të mëdha farash. Secila prej tyre përmban nga një mineral që shërben për rritjen e bimës ndërkohë që tuli i maresë përmban sasi të mëdha të vitaminës C dhe sheqerna komplekse. Shkurrja e maresë mund të rritet si pemë me një ose shumë degë. Ajo mund të arrijë deri në 10 metra. Zakonisht kjo shkurre e madhe mund të prodhojë disa lloje frutash në të njëjtën kohë. Nëse shkurrja lejohet të rritet në një pemë të mirëfilltë, lëvorja e saj ka një substancë që njihet si taninë, që përdoret për nxirjen e lëkurës. Gjethet kanë gjetur përdorim në mjekësinë popullore për efektet kundër infesioneve urinare. Ato janë antiseptike dhe përdoren për gargare për të kuruar fytin, ulçerën e gojës, por edhe për të shëruar të çarat në lëkurë dhe plagët. Druri i maresë vlerësohet shumë në prodhimin e qymyrit të drurit që digjet ngadalë.  Prodhimi i një pije alkolike me marenë është një proçedurë shumë e thjeshtë. Përdoret majaja për të zbutur frutin. Ai copëtohet, shtrydhet dhe shtypet dhe mbahet në një enë të madhe të mbuluar. Më pas lëngu i frutit distilohet duke prodhuar një raki të një cilësie të shkëlqyer me një sasi alkoli prej 40-50 përqind. Mareja është një burim i mirë vitamine C dhe fibra. Ajo është e pasur me sheqerna dhe kalium. Ajo ka sasi të vogla yndyrnash dhe natrium, por është e pasur me kalcium. Këto vlera së bashku me faktin që fruti gjendet me shumicë në të gjithë mesdheun, do të thotë që këto kokrra mund të bëhen një burim i pasur vlerash shëndetësore që gjen përdorime të shumta. Mareja ka sasi të mëdha antioksidantësh, acid galik, taninë, vitaminë C, vitaminë E dhe karotenoidë që sugjerojnë se mareja është një ushqim që promovon fort shëndetin e mirë .

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: