Advertisements
Telegrafikisht

Miloti

IMG_2614

Qyteti është qendër e komunës( me ndarjen e re territoriale quhet njesi administrative) me të njëjtin emër, e cila ka 13 fshatra dhe konkretisht: Mal-Milot, Fushë – Milot, Shullaz, Malbardhë, Delbnisht, Selitë, Gallatë, Skuraj, Vinjollë, Gërnac, Shkopet, Ferrë – Shkopet dhe Prozhëm. Në organizimin e vjetër administrativ ka patur edhe fshatra të tjerë, të cilët kanë ardhur duke u pakësuar nga popullsia e për rrjedhojë i janë bashkangjitur qendrës së tyre, sikurse ka ndodhur me Daulën, Logapaqin, Logorecin, Prodanin e Shkjezin, që sot ruhen si lagje të fshatit Selitë. Qyteti Milot kufizohet në Veri me Skurajn, në lindje me Malbardhin, në Jug me Shullazin dhe në perëndim me Fushë-Milotin dhe Pllanën. Komuna si njësi fiziko-gjeografike territoriale ka një sipërfaqe prej 138 km2 .
Komuna Milot sipas te dhëna zyrtare (dhjetor 2010), ka një popullsi prej 13317 banore. Nga keta :
QYTETI MILOT ka 4334 banore. Ndërsa te gjitha fshatrat te marra se bashku kane 8963 banore gjithsej, ku secili ka : Skuraj 731 banore, MAL-MILOT 757, Fushe Milot 2236, Mal Bardhe 1522, Gallate 358, Selite 352, Gernac 373, Vinjoll 369, Shullaz 1144, Shkopet 254, Ferr Shkopet 345, Delbnisht 233 dhe Prozhme 199 banore.

Miloti ashtu si dikur, ndahet në dy pjesë: fshati i vjetër në mal, si dhe qendra qytet. Dikur kishte pjesë të tij edhe Fushë-Milotin, i cili tashmë administrativisht është fshat më vete. Sidoqoftë Fushë – Miloti deri në fillim të shekulli të XIX ishte krejt i pabanuar, edhe pse milotasit kishin aty pronat e tyre, tokë, kasolle, kullota. Në periudhën mes dy Luftërave Botërore kjo fushë erdhi duke u populluar e kështu filloi të kthehej në qendër të banuar. Pas vitit 1992, Ferrë – Shkopeti dhe Shkopeti u rikthyen nën juridiksionin administrativ të rrethit Kurbin dhe përkatësisht në komunën e Milotit. Qyteti Milot është një nyje e rëndësishme kombëtare, sepse këtu kalojnë rrugët automobilistike Tiranë – Lezhë – Shkodër, Durrës – Rrëshen – Kukës – Kosovë si dhe Tiranë – Burrel – Peshkopi – Maqedoni. Ai është vetëm 40 km nga aeroporti kombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, 70 km nga Porti i Durrësit dhe 20 km nga porti dhe njëkohësisht plazhi i Shëngjinit./ kurbini.info

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: