Advertisements
Telegrafikisht

Mamurrasi “Qytet i Mimozave”

Historia

Mamurrasi është një qytet me rreth 8000 banorë.( si njesi administrative ka rreth 20.000 banore ) Ndodhet midis Laçit dhe Fushë-Krujës,  rreth 30 km në veri të kryeqytetit Tiranë. Përmendet qysh në Mesjetë me emrin Mamur nga kronikanë osmanë. Në Mesjetë ashtu si dhe gjithe Kurbini bënte pjesë në principatat e Topiajve dhe Kastriotëve.

Mamurrasi, historikisht krahinë rurale, u themelua si qendër urbane vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Popullsia e Mamurrasit është e përzier për nga prejardhja, sepse duke filluar nga vitet ’20 në Mamurras u vendosën familje të shpërngulura nga Mati, Dibra, Kukësi, Mirdita, Malsia e Shkodrës, Tropoja dhe shume nga  Kosova. Mbas Luftës së Dytë Botërore në Mamurras u vendosën edhe familje nga Skrapari, Korça, Gjirokastra, nga Mallakastra e Vlora.26229678_2000410523572324_1686931480832258605_n

Gjatë viteve të regjimit komunist, Mamurrasi u zhvillua në bujqësi e vreshtari; të gjitha kodrat ishin të mbjella me vreshta dhe fushat me perime. U hapën ofiçina, pulari e ferma.U hapen banka, shkolla, kopshte, çerdhe, maternitet, kinema e qendra shëndetësore. Në periudhen komuniste, Mamurrasi u njoh si “Qytet i Mimozave” për shkak të numrit të shumtë të mimozave të mbjella, por sot, fatkeqësisht nuk ndjehet më era e mimozave. Mamurrasi ka qene edhe i njohur per zboret e shkollave te larta.

Mamurrasi urban, ka edhe fshatrat e tij : Zhej, ShënMëri, Vilzë, Fushë-Mamurras, Gjorëm, Katund i Ri. Në lindje kufizohet me Burrelin, në perëndim laget nga deti Adriatik, në veri me Laçin, dhe në jug me Krujën.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

1 Comment on Mamurrasi “Qytet i Mimozave”

  1. Mamurrasi asht ndertu krejtesisht ne tokat e ZHEJES, per kete padrejtesi duhet te bahet nje referendum per ndryshim te emrit nga Mamurras ne Zheje. Mamurrasi i vjeter asht 3 kilometra nga cyteti ne breg te lumit Droje.

    Pëlqyer nga 1 person

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: