Advertisements
Telegrafikisht

REPORTAZH PER GJORMIN E KURBINIT

 

Ne token e Gjormit ( nga Ymer Hysa )

Poshte malit, mes gjelberimit te perjetshem te ullishtes shekullore, neper kodra te buta dhe te begata, qe hapen si gishterinjte e dores, anes rruges nacionale Mamurras – Laç shtrihet fshati Gjorem. Me nje pamje panoramike mes ullinjve shihen kullat e vjetra dykateshe, si fortesa te ndertuara me gure, si dhe bukurite natyrore qe natyra ja dhuroi me shume dashuri. Nuk ka fshat tjeter qe te harmonizohen kaq bukur pejsazhi natyror me mendjen e ndritur te banoreve. Historia mijra vjeçare e ketij vendbanimi eshte e lidhur ngushte me banoret e tij, si njerez te mençur, trima, punetore, bujare dhe te beses, qe diten te perdornin me kujdes pasurite natyrore ne dobi te vehtes. Eshte merite e jashtezakoneshme e banoreve te hershem, per te zgjedhur me shume kujdes vendbanimin, poshte shpatit te malit, per tu mbrojtur nga ererat e ftohta te veriut dhe te lindjes, me pamje nga deti, per te perfituar freski gjate veres dhe mot te bute gjate dimrit, si dhe per te shijuar pse jo dhe perendimin mahnites te diellit. Jane pikerisht kushtet klimaterike dhe tokesore qe bene te mundur shfrytezimin e ketyre pasurive prej banoreve, si uji i gurrave, arat, kullotat, lenda drusore etj, qe bene sigurimin e vazhdueshem te bukes dhe ushqimit per njerezit dhe ushqimeve per blegtorine. Ulli ne Gjorem,Kurbin

Jo vetem pasuria qe natyra ju dhuroi, por dhe puna e palodhur e tyre ne mbjelljen e ullinjve, si ushqim i jashtzakonshem prej qindra vitesh e bene kete fshat qe te mos ndihej asnjehere i prekur nga zia e bukes.
Po kush eshte fshati Gjorem i Kurbinit?
Dhe pse Gjormi ka luajtur nje rol te rendesishem ne historine kombetare, qe nga antikiteti deri ne ditet e sotme, dhe pse ka dhene nje kontribut te jashtzakonshem nen udheheqjen e fisnikeve Gjionimaj, gjate periudhes se shtetit te Arberit dhe pse ne trojet e tij eshte zhvilluar beteja e Albulenes dhe pse ne vilajetin e Dhimiter Gjonimes, princit qe lindi ne kete fshat, dhe pse nga ky fshat eshte kleriku i shquar, i pari i Provinces Françeskane Shqiptare Martin Gjonema si nenshkrues i Kuvendit te Arberit me 1703 dhe pse eshte nder fshatrat me te medhenj te Shqiperise qe nga mesjeta deri me sot, Gjormi i Kurbinit nuk trajtohet as ne fjalorin enciklopedik te vitit 1985. As ne Wikipedia nuk shkruhet asnje fjale. Une nuk marr persiper te detyroj organe kompetente ne lidhje me kete, por ngre zerin fuqishem, qe nje fshat kaq vital dhe i madh, qe i ka shkruar historine vetes, nuk mund te harrohet kaq lehte.

stema-e-jonimajve-ilmi-veliu
Familja Gjonimaj permendet qe me 1208 si pjesmarrese ne formimin e shtetit te Arberit, me territore te percaktuara sakte, kishte ne zoterim, kala, port, dogane, kripore dhe ne dokumentat historike thuhet se ishte fshat derbend, ose i perjashtuar nga taksat. Kjo familje kishte stemen dhe armorin e saj, nje luan te arte, ne nje sfond te kalter, te ngritur ne kembet e pasme, i kurorezuar dhe ne kembet e perparme mban nje kulle te arte, steme kjo e perpunuar ne vitin 1908 nga H. Strohl.
Ne trojet e ketij fshati eshte zhvilluar Lufta e Albulenes, nje nder betejet me te fuqiushme te Skernderbeut, e para ne llojin e vet ne ate kohe ne fushe te hapur, ku u provuan armet me te forta te tij, ne kete beteje u zu rob Hamza Kastrioti u vrane 400 luftetare kundrejt —– Ushtareve turq. Per nder te 400 luftetareve zona feston festen e Katraqindit, feste pagane e ardhur nga kjo kohe. Ne trojet e ketij fshati jane varret e bardha qe i kushtohen ushtareve te rene.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: