Në kulmin e pergatitjeve të kryqëzatës së vendeve europiane, kundër pushtuesve osmanë, vdiq më 14 Gusht 1464 ne menyre te papritur dhe te mistershme( thuhet qe u helmua), Papa Piu II, frymëzuesi dhe organizatori i saj.Ai ishte papa i 210 i kishes katolike, Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 19 gusht 1458 dhe deri më 14 gusht 1464. Paraardhës i tij ishte papa Kalisti III ndërsa pasardhësi papa Pali II.
Ai e shpalli fillimin e kryqëzatës, në nëntor 1463 dhe ushtritë kryqëtare po grumbulloheshin në skelat e Italisë, për tu nisur kundër turqve. Po atë vit midis Skënderbeut dhe Venedikut u përfundua Traktati I Miqësisë dhe aleanca në luftë kundër pushtuesve turq. Edhe Venediku me Hungarinë, përfunduan një lidhje ushtarake. Në Shqipëri Skënderbeu u pajtua me Dukagjinët dhe u bënë aleat të ngushtë. Të gjitha këto si dhe nxitje e presionet e ushtruara nga Papa dhe nga Venediku e detyruan Gjergj Kastriotin të prishë marrëveshjen e Paqes me Mehmetin e II në Prill të vitit 1463 dhe të solidarizohet me kryqëzatën, duke kryer një varg aksionesh ushtarake në zotërimet turke. Por shpresa e Skënderbeut për t’a lidhur rezistencën shqiptare, me luftën e popujve europianë, u fashit me vdekjen e Papës, që pruri në dështimin e kryqëzatës. Me dështimin e saj, shqiptarët mbetën përsëri të vetëm përballë furisë turke, barrikadë e vetme, në mbrojtje të civilizimit europian.

Një mendim mbi “14 Gusht 1464, vdiq Papa Piu II .Kryqëzata kunder osmaneve me ne krye Skenderbeun do deshtonte.”