Advertisements
Telegrafikisht

Një breshkë rreth 400 kg është kapur nga peshkatarët në Lagunën e Patokut

Një breshkë rreth 400 kg është kapur nga peshkatarët në Lagunën e Patokut. Kjo është hera e parë që në rrjetat e peshkatarëve bie një breshkë me të tillë peshë. Biologët dhe studiuesit e fushës shprehen se, një breshkë pak më e vogël është kapur rreth viteve ’60 në këtë zonë, por kurrsesi 400 kg.

“Kam 50 vite që bëj kërkime dhe një gjallesë të tillë unë e kam parë të ballsamosur në muzeumin e shkencave natyrore, që është kapur në vitin 1963 për herë të parë. Kjo është breshka më e madhe”, thotë profesor Idriz Haxhia.

Për biologen Vilma Piroli, e cila ka 6 vite që merret me studimin e breshkave ujore, prania e saj në Patok flet për rëndësinë dhe pasurinë e kësaj zone.

“Po fillojmë të kuptojmë se, ndoshta ekuilibrat kanë filluar të japin treguesit e parë se, ndryshimi i tyre po sjell edhe ndryshimin dhe shfaqjen e këtyre gjallesave, që janë një rast i rallë për vendin tonë. Kjo është një breshkë, që zakonisht gjendet në mjedise oqeanike, që viziton kryesisht brigjet e Mesdheut pranë oqeanit Atlantik. Duhet të shohim në vitet vijim nëse ky do të jetë një trend i ri, apo thjesht një rast i kufizuar”, u shpreh Vilma Piroli, biologe.

Pas matjeve dhe markimit, breshka është lënë sërish e lirë në ujë.

/ Top Channel

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: