Advertisements
Telegrafikisht

Lajme te mira nga kampi bardhezi ! Nis ringjallja…

Më në fund ka nisur gjallërimi laçian, por me nuancë “braziliane”, pasi timonieri i ri do të jetë një brazilian si dhe 5 futbollistë janë me origjinë nga ky shtet. Dje pasdite, në orën 18:30, në Qendrën Kombëtare Stërvitore në Kamëz ka startuar faza përgatitore e skuadrës kurbinase.

33 futbollistë ishin të pranishëm në këtë seancë stërvitore, ku vetëm 5 prej tyre figurojnë nga “garda e vjetër”. Në këtë prezantim: Gentjan Selmani, Enco Malindi, Eglentin Gjonaj, Regi Lushkja dhe Drilon Musaj i përkasin organikës së ekipit që e mbylli sezonin e kaluar jashtë Kupave të Europës. Gjithashtu, me skuadrën kurbinase ka firmosur kontratë trevjeçare edhe talenti Kris Hyseni, i cili më parë ka luajtur me skuadrat e moshave të Olimpik Lionit.

Deri më tani janë konfirmuar 4 lojtarë brazilianë dhe pikërisht Rafael Mederos e Robert Ribero që e kanë arritur akordin me klubin laçian si dhe Maikon Eskuerdo dhe Rikardo Silva de Almeida, të cilët do të jenë në provë. Gjithashtu, janë konfirmuar edhe 3 futbollistët kavajas, Alket Çelhaka, Denis Biba dhe Darli Bajaziti.

Të gjithë këta futbollistë po përbëjnë bërthamën e ekipit të ri laçian, pas atij eksodi të 9 titullarëve. Në provë, përveç këtyre 12 lojtarëve të konfirmuar më lart, ishin të pranishëm edhe 21 lojtarë të tjerë, të cilët do të duhet të bindin më parë stafin teknik dhe atë drejtues, përpara se të nënshkruajnë një kontratë me Laçin. Midis tyre janë 4 lojtarë nigerianë, Përgjini, Kastrati, Mehidri, Lika etj.

Prezantimi

Marselo Troisi është prezantuar përpara se skuadra të niste nga puna për përgatitjet e këtij sezoni të ri. Pas përshëndetjes fillestare me grupin e lojtarëve, trajneri i ri u tha lojtarëve: “Ende nuk është vonë, pasi kemi rreth një muaj kohë dhe ekipi shumë shpejt do të marrë formë. Nuk do të jetë skuadër që vetëm të diskutojë mbijetesën, por do të jetë i tillë si në sezonet e kaluara ku do të duhet të kemi pretendime dhe të arrijmë objektiva. Mbështetja e drejtuesve të klubit nuk do të na mungojë dhe me punë e përkushtim ne do të arrijmë gjithçka”, është shprehur Troisi përpara grupit aktual të lojtarëve të Laçit.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: