Vitet e fundit skuadra e Laçit ka qenë vendimtare në përcaktimin e ekipit që do të fitonte titullin kampion, apo atyre që do të binin nga Kategoria Superiore, apo per te luajtur në Europë. Kurbinasit kanë bërë një nga sezonet e tyre më të dobët të viteve të fundit, megjithatë arritën të siguronin finalen e Kupës së Shqipërisë. Të pathyeshëm në shtëpi, por fitimtarë edhe në disa transferta skuadra kurbinase ishte kthyer në “makthin” e të gjitha ekipeve, ndërsa jo pak herë ka luajtur edhe jashtë fushe. Por, mesa duket ditët e suksesshme për kurbinasit kanë përfunduar. Presidenti Laska ende nuk e ka mbledhur skuadrën për sezonin e ardhshëm, ndërsa 6 prej titullarëve të vitit të kaluar si : Zefi, Vujadinovic, Çela, Veliaj, Sheta, Meto dhe Denis Peposhi kanë firmosur me Korabin dhe kjo është një goditje më shumë. Mbetet për t’u parë nëse presidenti Laska do te ndërtojë një skuadër të aftë për të qenë në nivele të larta vitin e ardhshëm, nderkohe qe ne faqen zyrtare te facebookut nuk ka asnje postim te ri dhe faqja e Web www.kflaci.com eshte mbyllur.
A po shpërbëhet skuadra e Laçit!?
