Kur shohim kete foto menjehere na kujtohet ” RAKIA E THANES ” por thana në saj të përbërësve të saj ka gjetur një përdorim të gjerë në mjekësinë alternative. Për qëllime mjekësore përdoren kokrrat e thanës, gjethet, lëvorja e degëve dhe bërthamat e frutave. Kokrrat e thanës janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Ato përmbajnë rreth nëntë për qind sheqer, acide organike, vitaminë C etj. Thanat jo vetëm që hahen të freskëta, por ato mund edhe të konservohen. Gjethet dhe lëvorja e thanës përmbajnë rreth 10-15 për qind taninë. Frutat e thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe bëjnë mirë në rastet e heqjes së barkut, barkut të verës, posaçërisht të fëmijëve të vegjël. Ndërsa rakia e prodhuar nga frutat e thanës përdoret kundër ekzemës së lëkurës, duke marrë një filxhan kafeje në mëngjes esëll. Edhe bërthamat e frutave të thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe ndalojnë të hequrit e barkut. Mielli i thanave të pjekura përdoret për pudrosjen e fshikave në rastet e ekzemës së lëkurës. Ndërkohë edhe kërpudha e thanës (eshka) jep rezultate të mira kundër ekzemës së lëkurës).
Thana, vlerat e saj ne mjekesine popullore
