Advertisements
Telegrafikisht

Pren Ndrec Gega, roli i tij ne levizjen per pavarsi te Kurbinit.

Pren Ndrec Gega (Martini) 1870-1941

Lindi ne pranvere te vitit 1870 ne familjen e njohur te Mertijve ne Milot.Kjo familje ose ky fis i madh ishte fisi i pare dhe me i vjeter ne Milot , i cili shfaqi dashamiresine dhe patriotizmin nepermjet djemve te tij me te mire duke dhen kontributin dhe gjakun e tyre per mbrojtjen e atdheut.Preni ishte djali i dyte i Ndrec Geges.Ne moshe shum te vogel ai perjetoi luftrat e pergjakshme per lidhjen e prizrenit.Qe ne vogeli ai u spikat per shkathtesi dhe menquri te pashoq.U rrit ne ambjente ku burrat bisedonin per fatin e atdheut, ku burrat e Kurbinit benin mbledhje, kuvende dhe ligjeronin kanunin e Kurbinit.Ne moshe te re, ra ne kontakt me figura te medha te kombit si Luigj Gurakuqi,Bajram Curri, Shtjefen Gjeçovi,Nikolle Kaqorri etj.Bashkpunonte dhe bisedonte ne çdo kohe per lirine e atdheut me Gjin Pjetrin, Muharrem Hoxhen,Lazer Gjoken ,Llesh Mark Kolen etj.Ne vitet 1899-1900, dha shume kontribut ne hapjen e shkolles se pare shqipe te Milotit e cile ishte ideuar nga Arqipeshkvi i Durresit (aso kohe me seli ne Delbnisht ) , Prend Bardhi.1490812_666424393403578_1486831391_o

Prend Bardhi ( Kameri ) kishte synimin per hapjen e nje shkolle ne Milot dhe nje shkolle tjeter ne Rreshen.Pren Ndrec Gega dhe Muharrem Hoxha filluan levizjet per hapjen e kesaj shkolle ne Milot duke e prezantuar ate ne kuvende dhe duke kerkuar ndihma ne kishen e Milotit.Shkolla duhej te hapej ne qelen e kishes e cila ishte gati e rrenuar per kete arsye ju kerkua ndihme qeverise Austro-Hungareze e cila kishte pasaporten e mirmbajtjes se kishave nen ndikimin Osman.Qeveria Austro-Hungareze e dha pelqimin e saj dhe filluan punimet me ndihmen e banorve te zones dhe vecanerisht Pren Ndrec Geges.Nikoll Kaqorri dergonte relacjone per shpenzimet e bera ne kryerjen e qeles drejt fuqive Austro-Hungareze.Ndersa vijojne punimet Kajmekami i Krujes u njoftua se katoliket e Milotit po ndertojne nje keshtjell gje qe qoi ne pezullimin e punimeve nga forcat osmane.Prend Bardhi i dergon leter konsullit Austro-Hungerez ,Theodor Ippen per zgjidhjen e ketij problemi ,gjithashtu dergon dhe At Shtjefen Gjeçovin  tek Kajmekami por ai nuk pranon ,bile dergon dhe ushtar per pezullimin e plote te punimeve.Punimet nisen perkundrejt kundershtimeve ne nje koh qe Bardhi i drejtohet Valiut te Shkodres i cili i lejon te vazhdojne punimet. Me 14 mars 1900 ,Kajmekami i vizitoi vet punimet ne qelen e Milotit.Pren Ndreca qendroi i pergaditur qe te luftonte ç’do pengese qe i paraqitej hapjes se shkolles ,madje qendronte ne ç’do moment me arme ne dore duke ruajtur qelen nga ushtrite osmane.Shkolla filloi mesim ne tetor te vitit 1900 me rreth 12 nxenes.Qela ishte 15 me 14 metra e ndare ne 4 dhoma ku dhoma me e mire ishte dhoma e shkolles se Milotit.Mesues u vendos Dom Ndue Lleshi. Nxenesit e pare ishin :

 

  1. Pjeter Llesh Kola
  2. Tom Nikoll Kola
  3. Geg Gjin Mark Kola
  4. Pashk Bitroj
  5. Gjon Frrok Mardeda
  6. Shtjefen Kola
  7. Prend Zef Gjetani
  8. Vorf Gjet Pali
  9. Nikoll Dod Selala
  • Nikoll Ndre Bitroj

Pren Ndreca e kish porositur mesuesin se kur te vinte ushtria turke ta lajmeronte menjeher Prenin ose Muharrem Hoxhen, dhe te lexonte kuranin qe te mos kuptohej se aty ishte nje shkolle shqipe.

Qe ne hapjen e shkolles se Milotit ne Kurbin kishin filluar kryengritjet e vogla ,por te shpeshta. Nje vit me vone u hap shkolla e Laçit.Kuvendet ishin te njepasnjeshme ku merrte pjese dhe Pren Ndreca .Kishin filluar krismat e para te pushkeve per pavarsine e Shqiperise.Keto krisma qe vinin nga Kurbini po degjoheshin nga gjithe Shqiperia dhe gjith Ballkani.Ne vitin 1906. Pren Ndrec Gega zgjidhet kryeplak i Milotit per aftesite e tij drejtuese te treguara ne kuvendet dhe perleshjet antiosmane.

Taksat ishin teper te larata per popullin qe varferohej dita dites, Xhonturqit nuk i kishin mbajtur fjalet e tyre pasi u kthyen ne pushtet,ushtria Osmane ishte e ashper dhe teper agresive ndaj Shqiptarve sidomos ndaj Kurbinasve, kjo beri qe Kurbinasit te kerkonin te drejtat e tyre me fjale,me shkrim dhe me pushke.

Pren Ndreca mori pjese ne shum kuvende si ne Kruje,Delbnisht ,Laç dhe Milot ku synohej nje kryengritje per shporrjen e Osmanve nga tokat Shqiptare.Mori pjese ne kuvendin me te rendesishem te Kurbinit i dates 5,6 e 7 gusht 1906 i cili zgjati tre dit me radhe.Ky kuvend u mbajt nen hijen e rrapave te kishes se Delbnishtit ku moren pjese Gjin Pjetri,Nikoll Kaqorri,Shtjefen Gjeçovi dhe 54 pleq te Kurbinit e te Krujes si dhe mjaft kryengrites te bregut te Mates.Ne kuvend u ideua lidhja per nje lufte te armatosur si dhe u be nje ligj me 12 pika i mbajtur si doreshkrim me te gjitha protokollet e kuvendeve te Kurbinit nga Shtjefen Gjeçovi.

12442929_1239119796115771_1138574361_n

At Shtjefen Gjeçovi

Pren Ndrec Gega mori pjes dhe ne luften e Tallajbese me 18,9,1906 ku u be nje perleshje e madhe mes forcave kryengritse dhe ushtrise Osmane.Kjo beteje e rrepte i dha nisje kryengritjes se pergjithshme te Kurbinit e panderprere deri ne shpalljen e pavarsise se Shqiperise.Preni organizoi disa here djegjen e postkomandes Turke te Milotit dhe nderprerjen e linjes telefonike ne Kurbin.Per kete akt arrestohet bashk me Sali Taf Veliun dhe dergohet ne burgun e Krujes ne te cilin nuk qendron gjat pasi protesta e Kurbinit per lirimin e tyre ishte e madhe.Luftimet ishin te shumta dhe te forta.Ushtria osmane ishte egersuar shume dhe filloi levizjen per kapjen gjalle ose vdekur te kryengritesve duke filluar me nje ekspedite ndeshkimore me 5 taborre.Filloj djegjen e shtepive nga ura e Drojes drejt Skurajt.Ne Zheje dhe ne Laç u bene disa luftime te vogla ,ne Milot,   Preni organizoi nje pritje me arme dhe ishte pergaditur qe te gjithe Milotasit te terhiqen ne fshatin Skuraj ku do te behej nje lufte e rrepte si e pershkruajne dhe vargjet popullore:

 

Ne Zheje dhe ne Laç batarja krisi,

Dhe n’Milot lufte e rrept nisi……..

 

,(Lufta vazhdon ne Skuraj)Gjin Pjetri

Gjimon mal e gjimon prru.

Mirallaj fort asht idhnu,

Shtepive zjarmin u ka vu

Ka krise pushka shpatit Kshqelit,

Jane derdh turqit gjithkah zabelit.

Pese tabore, gjashtdhjet burra.

Po shkon gjaku porsi gurra.

Besa jo gjaku i shqiptarit,

Po shkon rrkaje gjaku i barbarit.

Tym e flake ka marre krejt mali

Turku hapin shpejt e nali…………

Pas kthimit nga Skuraj ,Preni dhe shum Milotas te tjere e gjejne shtepin e djegur , por fillojne ta ndertojne serish.Nga kjo ngjarje ,gjaku i Kurbinit u nxe me shum.Filloi levizja per hapjen e shkollave shqipe per te cilen u be nje kuvend ne Gjorme ku mori pjes dhe Pren Ndreca.Preni i qendroj ne krah mesuesit te shkolles se Milotit ne ç’do moment ne menyre qe shkolla te mos e ndalonte mesimin nga trazirat Osmane.

Ai kishte takime te shpeshta neper kuvende me Isa Boletinin,Luigj Gurakuqin,Bajram Currin,Ded Cokun,Hasan Prishtinen,Nikoll Kaqorrin ,Shtjefen Gjeçovin,Prend Bardhin etj per qeshtjen kombtare.Ishte organizator kryesor i kuvendit te Milotit me 29,4,1907 ku do nenshkruhej marveshja mes kryengritesve dhe osmaneve ne te cilen do falej taksa mbi gjene e gjalle,do lihej Kurbini te vepronte ne zakonet e kanunet e veta,do te paguheshin demet e shkaktuara nga ushtria Osmane,do faleshin te gjith personat e kryengritjes te cilet ishin ne kerkim.

Ky nenshkrim nuk u mbajt kurre.

Pren Ndreca mori pjese dhe ne luften e Bregut te Mates me 22,6,1912 ku kryengritesit Kurbinas bashke me ato Bregmatas sulmuan nje garnizon turk me tre taborre ushtaresh.Lufta zgjati gjithe diten ne Barbulloj te Bregut te Mates ku u vrane 180 ushtar turq dhe 9 molsore kryengrites.Ne nentor te vitit 1912 Preni perkrah patrioteve Kurbinas organizoi ngritjen e flamurit kombetar te sjell nga Nikoll Kaqorri ne Milot.Pren Ndreca si nje nga patriotet me aktiv dhe si kryeplaku i vendit qe do ngrihej flamuri kishte marre masa te forta per mbrojtjen e kryengritesve ne diten e ngritjes se flamurit qe ata te gjendeshin ne gatishmeri ne rast sulmi nga postkomanda.Ne mengjesin e 28 nentorit ne qender te Milotit ne pemen e madhe e ashtuquajtura vidhi i Kokajve u ngrit flamuri kombetar.

Pas shpalljes se pavarsise Shqiperia do behej serish nje arene luftimi gjithashtu dhe Kurbini si piknyje strategjike do vuante pasojet e pushtimeve ne Shqiperi.Perplasje te  shpeshta Pren Ndrec Gega i pati me ushtrine Austro-Hungareze.Preni si kryeplak bashke  me 7 pleqte e fiseve te Milotit organizoi nje proteste para komandes Austro-Hungareze e vendosur ne kishen e Milotit.Ne komande u futen Pren Ndreca me Lazer Gjoken per te biseduar me komandantin austriak Hobmand Kollaric te cilet i kerkuan qe te ulte taksat mbi popullin Milotas dhe Kurbinas.Komandanti nuk pranoi dhe pas presjoneve qe u bene Pren Ndreca dhe Lazer Gjoka te cilet dolen nga komanda dhe u larguan bashke me pleqte e fiseve te Milotit te cilet hodhen ploret e punes ne dere te postkomandes duke i dhene nje mesazh komandantit, se Miloti nuk do e punoj me token dhe nuk keni çfare taksash ti merrni.

Pren Ndrec Gega i denoi veprimet antikombetare te zogut duke u aktivizuar mjaft ne levizjet antizogiste. Ne rastin e votimeve per te bere Zogun mbret te Shqiperise ai i beri thirrje Milotasve qe te mos votonin Zogun ne zgjedhje madje i vonoi dhe kutite e votimit per dy jave qe te shkonin ne Kruje.Autoritetet Zogiste erdhen dhe e hoqen nga posti i kryeplakut dhe vendosen ne vend te tij Isuf Taf Veliun.Preni kundershtoi hapur projektin e Zogut per shtetezimin e tokave te fushes.Per kete akt anti popullor qe donte te bente Zogu, populli i Milotit e hodhi ne gjyq qeverine e atehertshme.Ky gjyq u zhvillua ne Shkoder dhe zgjati 6 muaj ku populli Milotas doli fitimtar me perfaqsues Pren Ndrec Gegen.Ai pati gjithmone ndihmen e popullit te Milotit te cilet ja degjonin dhe ja perkrahnin fjalen megjithse nuk ishte me kryeplak.Perkrahu qeverine demokratike te Nolit me te cilen kishte miqesi te ngushte.Shpesh Preni e kishte thirrur Nolin ne raste gezimi si ne dasmen e djalit te vellait te tij Bardhok Hill Ndreces.Fan Noli i kishte derguar flamurin tone kombetar nepermjet sekretarit te tij.Ky flamur u ruajt me kujdes nga Preni deri ne vititn 1933 ,kohe kur ne shkollen e Milotit erdhi mesues Xhevdet Doda nga Kosova.Xhevdeti bashke me Prenin kishin vendosur qe ta festonin 28 nentorin me nxenesit e shkolles.Preni i dhuroi shkolles flamurin qe i kishte sjell Fan Noli ,kurse Xhevdeti i kishte veshur femijet e shkolles me ngjyra kuq e zi si flamuri Shqiptar.

Pas deshtimit te revulucjonit te qershorit Preni mbeti serish besnik ndaj forcave demokratike dhe mik i ngushte i Fan Nolit.

Per veprimtari te larte antizogiste arrestohet me akuza fallso se kishte marre pjese ne vrasjen e nje keshilltari Amerikan qe quhej Epidard Eugen te cilin e kishte vrare vete shteti.Pasi vuan per pak denimin ai lirohet per mungese provash bashke me Ded Markun dhe Sali Tafen.Ishte drejtues i zoti,i menqur ,kuvendar dhe patriot i vertet.Punoi shume kundra perçarjes dhe ngaterresave ne Milot dhe ne gjithe Kurbinin.Shume kohe punoi per faljen e gjaqeve si dhe rregulloi shume ngaterresa mes Milotasve dhe Kurbinasve si e shprehin dhe vargjet popullore:

Po ne Milot ke do marrim
At Pren Ndrecen e Sal Bajramin
Per burrni u kem ni zanin
A thu gjakun do na e falin

Ishte mik i ngushte i patriotit Muharrem Hoxha me te cilin organizoi te gjitha levizjet ne funksjon te Milotit.

Ne vitin 1939 pushtuesi Italjan e gjeti Prenin ne moshe te thyer ,por ai serish u beri thirrje popullit te zones se Milotit qe te merrnin armet dhe te mbronin atdheun.Ai dha kontribut ne formimin dhe ne nisjet e forcave antifashiste ne Kurbin dhe me gjere.Ai mblodhi djemte Milotas dhe ju shpjegoi per rrezikun Fashist qe po afrohej ne Adriatik.Zemra e tij u gezua pa mase kur pa qe djemte e Milotit ishin  te gatshem ti benin ball armikut.Pas thirrjes se tij Milotasit u armatosen dhe zune pozicjon ne kodrat e Pllanes ku me ta Preni kishte derguar djalin e tij te madh Nikollen.Per ne Durres kishte derguar djalin tjeter Frrokun i cili ishte perkrah Paj Beg Haxhiut,Frrok Jak Preqit,Preng Kol Gjetanit,Isuf Tahir Shabanit,Pal Llesh Markun dhe shum djem te tjere Kurbinas te cilet u treguan te gatshem per te dhene dhe jeten ne sherbim te atdheut.

U kuptua se Shqiperia ishte e tradhetuar plotesisht.E perjetoi pushtimin deri ne vitin 1941 kur vdiq i pikelluar per fatet e atdheut dhe kombit te vet.   Dekorohet nga shteti Shqiptar ne vitin 1982 me “medaljen per veprimtari patriotike”ne Tirane me motivacjonin “per ndihmen e dhene  per qlirimin kombetar dhe mbrojtjen e teresise territorjale toksore te Shqiperise”.

Reklame

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

2 Comments on Pren Ndrec Gega, roli i tij ne levizjen per pavarsi te Kurbinit.

  1. Eshte nje merite e vecante botimi i historise se Kurbinit nepermjet ketyre fakteve.Te rinjete kurbinas duhet ta njohin historine e vendit te tyre, ndaj mendoj se nje muze historik i Kurbinit do te ishte shume i nevojshem megjithe punen mjaft te mire qe po beni ne publikimin e ketyre fakteve. Per juve qe i publikono respekt dhe mirenjohje

    Pëlqyer nga 1 person

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: