Advertisements
Telegrafikisht

Ja ç’ka thene “historiani” turk per Skenderbeun!

Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), është Heroi ynë Kombëtar dhe si i tillë mbrohet nga Kushtetuta dhe Kodi Penal i Republikës së Shqiperisë. Kërkojmë shpalljen NON GRATA të pseudohistorianit turk Talha Uğurluel për fyerje të simboleve kombëtare shqiptare. Kërkojmë zbatimin e ligjit penal shqiptar dhe parimin e reciprocitetit mes popujve sanksionuar nga e drejta ndërkombëtare! Ky i ashtuquajtur historian turk, ditën për diell, nën hundën e rrogëtarëve të shtetit shqiptar dhe të bashkisë Lezhë, mu në memorialin/mazoleun e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), bash aty ku paraardhësit e tij ia zhvarrosën eshtrat duke i ndarë si hajmali mes tyre, kryen këtë akt të paprecedentë, dhe për këtë ai nuk është i vetmi fajtor, për të cilin duhet të veprojë ligji shqiptar dhe aktmarrëveshjet ndërkombëtare që kanë nënshkruar shteti shqiptar dhe ai turk, por mbase faji kryesor është ndër ne. Detyra e historianit është të hulumtojë dhe të ndërtojë historinë mbi bazën e burimeve dokumentare e jo të shajë e fyejë në mënyrë të shfrenuar një personalitet historik të një kombi tjetër. “Kush do të guxonte ta bënte një verprim të tillë tek mauzoleu i M. Q. Ataturkut në Ankara apo tek varri i Napoleon Bonapartit në Paris, përkundrejt ngjarjeve historike me të cilët janë lidhur këto personalitete? Pse kjo gjë arrihte të kryhet me lehtësi kaq të madhe në Shqipëri? Kush duhet të mbajë përgjegjësi për të qenë rojtarë të vetëdijes dhe trashëgimisë indentitare të kombit shqiptar?
“Ti Gjergji ynë mos u merakos prej këtyre që ke poshtë vetes, që të fyejnë, të shajnë e të përvetësojnë përditë. Të kanë zili o Gjergj ynë sepse asnjë prej kombeve të këtyre nuk ka nxjerrë ende një të ngjashëm me Ty, as nga shtati, as nga trimëria e as nga dituria. Ti je Gjergji ynë, arbëri ynë dhe i askujt tjetër; identiteti i kombit shqiptar, dje sot e përherë, edhe pse mes njerëzve të tu ke pasur e ke e do të kesh gjithnjë mjeranë sikurse këta të këtushmit që të turren të të nxjerrin sytë, sepse drita jote i verbon. E pra Ti je sërish mbi ta, shqiponjë në shekuj të shekujve, ti je vete historia që Dheu i Arbërit i dha Europës prej më shumë se pesë shekujsh. Qindra monografi studimore dhe mijëra e mijëra artikuj kanë krijuar një bibliotekë biobibliografike unike si askush tjetër personalitet i qytetërimit europian, ndaj fli i qetë se pjella e atyre që të zhvarrosën nga katedralja e Shënkollit në Lesh nuk kanë tagër të zhbëjnë historinë që ti e bëre me shpatë.”
13627227_1293126510715545_576881214915027568765_n

Ja ç’ka thene tekstualisht ” historiani  ” turk :

“Vetem Skënderbeu e tradhetoi Perandorinë Osmane dhe doli në mal. Jetoi si një plaçkitës dhe vdiq. Atë njeri e pagëzoi dhe Papa. Flamuri i tij sot është flamuri i Shqipërisë. Sot, ai tregohet si lideri më i madh i shqiptarëve. Skënderbeu ka jetuar për shumë vite në malet e Krujës, ka qenë bandit dhe kusar. Ka sulmuar rreth 30 herë ushtrinë e Perandorisë. Sot disa nacionalistë shqiptarë e hiperbolizojnë këtë gjë. Zbriste nga mali me disa ushtarë të vet, vriste burra, gra, fëmijë të pambrojtur dhe ikte. Këtë, ai dhe ata e quajnë si luftë ndaj osmanllinjve. Jo, është njësoj me atë që bëjnë terroristet kurd sot në vendin tonë, të cilët vrasin 2-3 vetë dhe kujtojnë se çfarë kanë bërë. Ai ka bërë të njëjtën gjë si PKK, sulmo nga mali dhe ik, sulmo dhe ik”.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: