Një nga frutat më të kërkuara dhe më të populluara në stinën e verës është shalqini. Shalqini është një frut që përmban sasi të madhe uji, sheqer fruktoz, fibra dhe kripëra minerale. Shalqini është një antioksidantë që shërben për luftimin e shumë sëmundjeve. Ai lufton kancerin në prostantë, tumore të ndryshme të aparatit tretës por edhe kancerin e gjirit. Fruti i magjishëm i shalqinit ofron shumë vitaminë C, likopenë, magnez dhe kalium. Është një nga frutat që mjeket e këshillojne të konsumohet edhe nga personat që vuajnë nga hipertensioni dhe gurët në veshka. Në vendet arabike konsumohen dhe farat e shalqinit pasi ato janë shumë të pasura me acide yndyrore dhe luftojnë sëmundjet kardiovaskulare. Na japin shumë magnez dhe kripëra minerale.
Shalqini, pse duhet ta konsumojme!?
