Advertisements
Telegrafikisht

Alarmi i madh, bletët po zhduken nga toka

bletet-3Gjatë mbledhjes së pjalmit dhe të nektarit, bletët shtëpiake vizitojnë shumë bimë, e falë kësaj përzgjedhjeje të tyre luajnë një rol të madh në procesin riprodhues të bimëve, duke çuar pjalmin nga njëra lule në tjetrën. Bletët janë shumë të çmuara dhe të pazëvendësueshme që jeta bimore të vazhdojë.

“Nëse bleta zhduket nga sipërfaqja e globit, atëherë njeriu do të ketë vetëm katër vjet jetë të mbetur. Nuk ka më bletë, nuk ka më pjalmim, nuk ka më bimë, nuk ka më kafshë, nuk ka më njeri”. Ky është paralajmërimi që shkencëtari i madh, Albert Ajnshtajn, bëri për t’ia bërë të qartë njerëzimit sesa të rëndësishme janë bletët.

Gjatë mbledhjes së pjalmit dhe të nektarit, bletët shtëpiake vizitojnë shumë bimë, e falë kësaj përzgjedhjeje të tyre luajnë një rol të madh në procesin riprodhues të bimëve, duke çuar pjalmin nga njëra lule në tjetrën. Bletët janë shumë të çmuara dhe të pazëvendësueshme që jeta bimore të vazhdojë.

Vdekja e koshereve të tëra të bletëve, një fenomen i përhapur tashmë në Amerikë dhe Europë, është një rrezik i madh për biodiversitetin dhe shumë shkencëtarë janë shqetësuar nga kjo.

Një kërkim i bërë nga Universiteti Purdue në SHBA, i publikuar në “Nature Communication”, siguroi se pjalmi i mbledhur në harkun e një sezoni, vjen nga shumë specie të ndryshme, edhe pse kosheret e bletëve të analizuara janë të rrethuara nga zgjatime të kultivuara.

Por problemi i dalë në pah është se praktikisht që të gjitha lulet nga ku bletët mbledhin pjalmin janë të kontaminuara, edhe pse nuk janë të trajtuara drejtpërdrejt.

Helme kudo

Christian Krupke dhe një bashkëpunëtore e tij e universitetit “Purdue”, mblodhën pjalmin nga kosheret në tri vende të ndryshme dhe zbuluan se ato vinin nga rreth 30 familje bimësh, me mbetje pesticidesh të nëntë klasave kimike, që nga neonicotinoidet e deri te piretroiditet.

Studiuesit gjetën 29 pesticide në pjalmin e bimëve foragjere, 29 në ato të marra në fushat e misrit të trajtuar dhe rreth 31 pesticide në misrin e patrajtuar.

Piretroiditet, të përdorura zakonisht në shtëpi e në kopsht janë pesticidet e zbuluara në përqendrimet më të larta.

Prania e tyre tregon se si burimet e helmimit për bletët nuk janë vetëm fushat e mëdha të mbjella me produkte bujqësore, ku përdorimi i neonicotinoidi është i madh, por edhe kultivimet e vogla në kopshte.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: