Advertisements
Telegrafikisht

Skuraj-Ura pasarelë nga një lehtësi komunikimi dhe promocioni turistik tashmë është kthyer në një rrezik serioz per banoret.

Nga Edmond Brozi

Kujtdo që ka i rënë të udhëtojë me makinë në aksin rrugor Milot-Peshkopi, i ka rënë në sy një urë pasarelë e ndërtuar pak vite më parë  mbi lumin Mat në fshatin Skuraj, aty ku dhe fillon lugina e Shkopetit.

398353_299854493427334_449286638_n

Pamje nga ura e sapondërtuar

Kjo urë e varur e tipit pasarelë ia shtonte dhe më shumë bukuritë e hirshme luginës se Matit sapo lije majtas Rrugën Durrës-Kukës-Prishtinë, ku dihet se përgjatë bregut të lumit, fshati Skuraj gjithmonë gjatë muajve të verës  ka qenë dhe vijon të jetë një destinacion turistik mjaft i frekuentuar nga turistë vendas dhe të huaj. Nga ana tjetër  kjo urë ishte dhe mjaft e nevojshme për banorët e Skurajt që kanë varrezat e tyre matanë lumit por dhe të fshatrave të tjera të kësaj zone si Gallatë, Malbardhë e Vinjollë.
Prej 20 vite rradhazi çdo dy vjet sa herë bëheshin fushata elektorale kombëtare dhe vendore nga kandidatët si ato vendorë ashtu dhe  ata të pushtetit qendror,vazhdimisht premtohej ndërtimi i kësaj ure, ngaqë ishte diçka e domosdoshme për banorët dhe ky premtim përkthehej në njëfarë kuptimi edhe në”VOTA“.

Më në fund endërra e këtyre banorëve u bë realitet, pasi ndërtimi i kësaj ure mori jetë. Në pamje të parë dukej një urë madhështore (vetëm për këmbësorë) e ndërtuar bukur dhe me kujdes sa që shpesh grupe të rinjsh apo çifte të sapomartuarish nga Laçi, Lezha, Mirdita apo Burreli në ritualin e tyre të celebrimit martesore shikoje tek bënin foto apo video me të gjithë të ftuarit e shoqëruesit për ta patur si një kujtim të bukur nga dita e celebrimit të martesës së tyre.14906995_1194565363915620_1044407687103813940_n

Në fakt dihet cilësia e punimeve që bëhen në kohë fushatash elektorale, edhe pse formalisht në pamje të parë pamja e jashtme e urës të jepte përshtypjen e një urë jetëgjatë, por…nuk rezultoi të ishte kështu.
Pak kush do ta besonte që pas afro 5 vitesh kjo urë do degradonte aq keq sa të bëhej e pakalueshme. Dërrasat e tabanit, me pak trashësi dhe jo me stazhinimin e duhur, janë kalbur krejtësisht dhe vende-vende janë shkërmoqur duke u shkëputur e rënë poshtë,duke krijuar hapësira tejet të rrezikshme gati si njëlloj gracke që largqoftë valët e lumit duket sikur presin dita-ditës të përpijnë ndonjë kalimtar fatkeq poshtë saj.
Pasojat dihen…
Këtë urë e frekuentojnë çdo ditë të moshuar, të rinj, punëtorë, nxënës shkolle, njerëz të zakonshëm që u duhet të kalojnë andej ditën dhe natën. Ndonjë vendali vullnetmirë është përpjekur të bëjë ndonjë “arnim” me copa dërrasash apo teneqe, por pa sukses.

13495017_1281386415222888_6954783167722115788_n

Gjendja e tanishme e urës

Pamjet e tanishme të kësaj ure nuk kanë nevojë për më shumë koment sepse flasin vetë. Banorët e atyshëm, duke parë gjendjen e urës prej dy vjetësh në këtë mënyrë, janë skeptikë dhe thonë se nuk presin që autoritetet vendore të akordojnë ndonjë fond për rikonstruksionin e saj, sepse ata me gjasë që tani janë të zënë me punë të tjera,mbase edhe më të rëndësishme se sa kjo, por këtu bëhet fjalë për rrezik ekstrem të jetëve njerëzore. Gjëja më e shkurtër dhe më e arsyeshme që mund të bëhet nëse nuk ndërhyhet për riparimin e saj, të paktën policia bashkiake duhet të lëshojë një urdhër i cili të bllokojë lëvizjen në këtë urë, pra ajo duhet të mbyllet për arsyen e qartë se kalimi nëpër te cilësohet tejet i rrezikshëm dhe me pasoja fatale për jetët njerëzore. Nëse ndodh një fatkeqësi sot, kur njihet fort mirë problematika e saj, nuk kanë më rëndësi dhe janë të panevojshme masat që merren më pas. Është detyrë institucionale e Bashkisë Kurbin dhe e Njësisë Bashkiake Milot që të marrin masat e menjëhershme, urgjente për qartësimin e kësaj problematike.
13418867_1281504155211114_4258104270283538151_n

CIMG7104

17021881_1430088067025435_8252853630189141457_nhttps://kurbini.info/

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: