Advertisements
Telegrafikisht

Qershia, vlerat kuruese dhe ushqyese të saj

 

Sezoni i kësaj peme tepër të shijshme tashmë pothuajse ka filluar, që do të thotë se ilaçi çudibërës mund të jetë lehtë në duart tuaja. Janë shumë të pasura me vitamina A, B, C, pastaj janë të pasura edhe me acid folik, kalcium, kalium, hekur, ndërsa që lista e përparësive dhe dobive nga qershia është e gjatë.

Nëse vuani nga problemet me zemër, apo me veshka, çdo ditë vetes ia caktoni rreth 250 gramë të këtij “medikamenti” natyror. Kjo është një dozë e mjaftueshme edhe për ata persona që vuajnë nga reuma, si dhe për ata që kanë nivel të lartë të kolesterolit.

Disa qershi brenda ditës mjaftojnë që energjia të jetë në nivelin e duhur. Mos harroni se kjo pemë magjike do ta rregullojë edhe problemin që keni me ujin shtesë që ju mbetet në organizëm, që e bën të shkëlqyeshëm në luftimin e celulitit.

Efekti kozmetik do të vërehet edhe në fytyrën tuaj, sepse substancat me të cilat qershia është e pasur forcon indin lidhës si dhe parandalon shfaqjen e rrudhave.

qershi-710x441Vlera mjekësore kanë bishtat e qershisë dhe lëkura e pemës. Bishtat e qershisë janë ato të cilat luftojnë bakteret dhe ulin temperaturën. Bishtat e qershisë vlohen në ujë dhe pihen në formë çaji.

Ky çaj përdoret për gurët në veshka,shpesh herë edhe për parandalimin e urinimit të shpeshtë.

Qershitë bëjnë të mundur edhe uljen e kolesterolit në trup, shkruan eatingwell.com

Njerëzit  mund të hanë sasi të mëdha qershie dhe të mos shëndoshen, përkundrazi kjo frutë bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrave në gjak.

Për të rregulluar nivelin e kolesterolit në organizëm merren 10-15 kokrra qershi në 200 ml ujë . Lëngu që del nga kjo përzierja përdoret edhe për të rënë nga pesha. Ndërkohë që për ata që kanë shumë yndyra në gjak merren 30-40 g gjethe dhe lëvore degësh të njoma nga pema e qershisë, zihen me një litër ujë dhe zihen për 10-15 minuta dhe çdo darkë duhet pirë një gotë nga ky lëng, por duhet të jetë i vakët.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: