Advertisements
Telegrafikisht

Kerkohet ura, vazhdojne te mbeten te izoluar disa familje ne Shkopet.

Fëmijët e disa familjeve ne fshatit Shkopet në Kurbin rrezikojnë jetën çdo ditë në përpjekje për të shkuar në shkollë. Ata janë të detyruar të kalojnë në forma primitive lumin e rrëmbyeshëm, për shkak se mungon ura.
Ky problem eshte raportuar disa here ne shume media lokale dhe kombetare por deri tani asnje reagim nga institucionet pergjegjese.

Për të kaluar nga njëri kah i lumit në tjetrin, fëmijëve, por edhe banorëve të tjerë u duhet të hipin në një varkë të improvizuar me fuçi, e cila është lidhur nëpërmjet një litari dhe disa dërrasave.

Ata  hipin çdo ditë në këtë “varkë”, pasi për ta është e vetmja rrugë për të shkuar në shkollë. Ura është shembur pesë vite më parë, duke e izoluar tërësisht keto familje.
Të vegjlit organizohen tre­ katër shokë bashkë në vajtje dhe po aq edhe për kthimin në shtëpi.

Por kjo mënyrë transporti është mjaft e rrezikshme, duke bërë që jeta e tyre të jetë në fije të perit çdo mëngjes e drekë kur kthehen nga shkolla. Banorët shprehen se janë të izoluar prej vitesh, pasi varka e improvizuar për të kaluar lumin nuk u shërben të gjithëve. Në stinën e dimrit lumi bëhet edhe më i rrezikshëm.

“Ka pesë vjet që kjo urë është shembur nga hapja e portave të HEC­-it të Ulzës. Që prej asaj kohe ne jemi të izoluar. Na kanë premtuar sa herë ka fushata elektorale dhe askush nuk ka marrë asnjë masë për ndërtimin e urës. Fëmijët tanë janë në rrezik kur kalojnë lumin, sidomos kur bëhet edhe më i rrëmbyeshëm në dimër.

Problem të madh kemi edhe në rast fatkeqësish, pasi nuk kalojmë dot kufomat për t’i varrosur”, shprehet banori i Shkopetit, Mark Kola. Ata që janë më të frikësuar janë vetë fëmijët, të cilët duhet të kalojnë çdo ditë lumin. Shpeshherë pa shoqërinë e më të rriturve, ata marrin përsipër ta kalojnë të vetëm lumin.

kurbin-nxenest-ne-varke

“Ne kemi shumë frikë të kalojmë në këtë varkë, pasi është e rrezikshme. Por nuk kemi rrugë tjetër për të shkuar në shkollë. Shpesh në dimër, kur uji bëhet shumë i rrëmbyeshëm, ne nuk ikim fare. Mësuesit na vënë mungesa, por jeta jonë na rrezikohet. Bëhemi 3-4 shokë dhe kalojmë së bashku duke u mbajtur në litarin që kanë lidhur prindërit tanë. Por gabimi më i vogël mund të na kushtojë”, thonë fëmijët, të cilët sapo kanë zbritur nga varka e improvizuar nga më të rriturit.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: