Advertisements
Telegrafikisht

Kurbini për të shitur veç fiq e dardha?!

Nga Violeta Murati
Mbaj mend kamionët që niseshin nga çdo anë e rrethit në atë kohë, Krujës, drejt plazhit të Patokut, në Laç. Tani i thonë Laguna. Edhe pse fëmijë pushimet e verës i prisnim me padurim vetëm për të shkuar në Patok. Nga rruga nacionale deri në plazh, rruga vinte vijë e drejtë, në dy anët këneta, ku nuk ishte problem të shihje lloj lloj shpendësh të egër. Ndërsa merrje kthesën majtas, një rrip toke mjaft e gjerë krijonte atë që quhej para ’90-ës, plazhi i Patokut. Kabinat shtetërore nisin qysh në fillim të rrugës, godina tre katër katëshe, dhe më pas vazhdonin gabinat njëkatëshe, një zinxhir i gjatë që mbaronte pranë dyqaneve të plazhit. Aty zihej në 4 të mëngjesit radha e qumështit, e bukës dhe ushqimeve të tjera. Pazar që mbyllej së paku deri në orën tetë, më pas bëheshim gati për plazh, ndarë në dy zona me mjaft hapësirë. Frika se një ditë mund të bashkohej deti me kënetën më shumë ngjante me legjenda që na tregonin të rriturit, aq e pamundur na dukej. Po këneta ishte aty. Kush ishte qejfli gjahu këneta ja përmbushte pasionet peshkatarëve po ashtu edhe atyre qe gjuanin per rosa a pata te egra. Ishte krijuar një atmoseferë bregdeti në Patok që mblidhte të gjitha krahinat nisur nga Milot deri në Krujë, që para ’90-ës përfshiheshin në të njëjtën hartë gjeografike. Kurbinasit, të gjithë, e dijnë se çfarë është bërë me Patokun. IMG_2181.jpgDeti ka kapërcyer rripin e tokës, bashkuar me kënetën, duke u harruar plazhi i dikurshëm, fshire fare. Laguna e Patokut i thonë sot, ku janë shtuar mjaft lokale, e restorante peshku. Vendin e pushuesve, plazhistëve ja kanë zënë vendin vizitorët e drekave të peshkut. Vetëm një drekë dhe njerëzia largohet. A është turizëm kjo? E zgjatëm me Lagunën e Patokut duke e marrë si pikë referimi, orientimi në Kurbin për të ringjallur turizmin bregdetar. Por në Kurbin ka mjaft mundësi turistike me të cilat mund të ndërtohet një guidë e të thithë mjaft kureshtarë e adhurues të kulturës e trashëgimisë së Kurbinit.

photo0605Udhëtarët e Kosovës, apo të veriut mund të “ngecin” në këto pika mjaft tërheqëse siç është edhe Kisha e Laçit, farë pranë qendrës ashtu si edhe Laguna. Por në fakt, pushuesit që kalojnë ndalen vetëm para kioskave të rrugëve për të blerë fiq, kumbulla e dardha në autostradën që përfshin zonën. Kurbini ende nuk e ka një paketë turistike, nje harte si gjitha qytetet mbi trashëgiminë e saj, ku mund të ndërtohen pika turistike tërheqëse për vizitorët e pushuesit. Kjo mund t’i vlente një lloj marketingu për zonën për të thithur të ardhura qoftë dhe me ndërtimin e një muzeu me trashëgiminë etnografike e punët e artizanatit që dikur nënat e zonës i prodhonin nëpër shtëpi. Vërtetë ka shumë organizma të huaja në Kurbin që kujdesen për jetën e të rinjve, por në fakt në një shoqëri konsumi me e rëndësishme do ishte kujtesa historike, dhe zbulimi e mirëmbajtja e vendeve të “shenjta” si atraksione turistike.
www.GIFCreator.me_RohuNY

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: