Advertisements
Telegrafikisht

Skënderbeu dhe Kokë Malçi

304627_487486084612929_1373058799_nKokë Malçi ishte nga fshati Skuraj i Kurbinit. Thuhet se ai ishte dhe një bashkëluftëtar i Skënderbeut, të cilin e kishte këshilluar për taktika dhe strategji lufte.
Sipas legjendes, njohja e Skënderbeut me Kokë(Kolë) Malçin ishte krejt e rastësishme…disa vite përpara rrethimit të dytë të Krujes. Plaku i urte po pununte në aren e tij në Skuraj, ndërkohe që Skënderbeu kishte shtegun ku do kalonte me ushtrine fare prane ares në te cilen Kokë Malçi po ngiste qetë.
Ai ngiste ashtu ngadalë qetë pa iu bërtitur… sikur dhe qetë të kishin bëre një marveshje për të mos e lodhur shumë plakun e urtë dhe punëtor. Skënderbeu e dinte që banorëve të kësaj krahine iu pëlqente e folura e tërthorte , me figura dhe herë herë dhe enigmatike, ndaj e pershendet! – Punë e mbare o dhe që punon dheun!- mirë se vjen o i zoti i dheut! -Iu përgjigj Kokë Malçi. – Si vete me të largëtit? – Keq afër e mirë larg qe pergjigja e tij e menjëhershme.Skënderbeu kuptoi që kishte të bënte me një njeri të zgjuar dhe vendosi ta ngacmonte më tej. – Po mullinjte si i keni? Nuk duhen vetem mullinjtë, duhet dhe gruri, ia pret Koka. Skënderbeu zbriti nga kali dhe u ngjit në ledh të arës.. gjithashtu dhe Koka i la qetë.. dhe u afrua.
Nga të kemi or lum miku e pyet Skënderbeu!
Nga Skuraj i Kurbinit,Kokë Malçi më kanë pas thanë…..
Po tani e si të thonë! E pyet Skënderbeu…
Vallai nuk e di.. Po bëhen vite që skam rënë në pazar.
Ky njeri ia fitoi zemren Skënderbeut, dukej që u kishte bëre ballë me optimizem vështiresive dhe nga mendja e tij e mprehte tregonte qe kishte shumë forca brenda vetes.
Skënderbeu deshi të dinte dicka më tepër rreth tij dhe e pyet.. -Cfare pasurie ke? – mbi këmishe Koke Malçi nuk ka shumë gjana… nën këmishe kam 84 vite.
Skënderbeu e pa që ky plak nuk është vetem shakaxhi por dhe shume i zgjuar, i vuri dorën në sup dhe i tha!
-A KE BESE? Kokë Malçit i erdhi mirë që Skënderbeu po i kërkonte besen e tij, dhe i pergjigjet.
Kam besë më të fortë se të gurit. Atëhere Skënderbeu u ul në ledh dhe i thotë që kishte vendosur të sulmonte kampin turk në fushen e Krujes, dhe nuk kishte vendosur që kur do e ndërmerrte nje hap të tille, në agim, në muzg apo natën.. Skënderbeu i tregoi gjithë planin e luftes. Të jem në vendin tënd i thotë Koka… do i sulmoja në pikë të vapes. Turqit janë të hallakatur..ose lahen në lumë ose mrizojnë hijeve. Ashtu bëri Skënderbeu dhe korri një fitore të bujshme të cilen ia kushtoi më shumë se vetes ketij plaku të urtë nga Skuraj.
Një herë tjetër Skënderbeu e mori Kokë Malçin për të pajtuar një konflikt në një fshat afër Skurajt ( Fang ) ku dy fise ishin në nje konflikt prej shumë kohësh.. Falë mendjes se ndritur të Kokë Malçit ata arrijne të pajtohen.. dhe t
ë kënaqur nga gjykimi i drejtë ata vendosin ti shperblejnë gjygjtaret ( Gjergj Kastriotin dhe Kokë Malçin) me një viç dhe një cjap.
Viçi ishte i dobët ndërsa cjapi ishte i madh, i bukur, me perqe dhe i shëndoshë. Pothuajse dukej me i madh se viçi.
Duke e respektuar si prijes luftarak Koka i thotë Gjergjit! – Zgjidh e merr! Jo i thotë Skënderbeu me modesti, zgjidh ti o Kokë si më i vjetër që je.
Të ishte për të zgjedh unë nuk kisha pritur por zakonet e këti vendi nuk më lejojnë që të zgjedh unë përpara teje.
Mirë atëherë po marr cjapin thotë Gjergji duke e shikuar në sy nëse kishte bërë zgjedhjen e duhur.
Të qoftë i thotë Koka gjithë gaz.
Pse more nuk bëra zgjedhjen e duhur? A nuk është ky cjap më i mirë se ky viç?
Cjapi yt ,,,, cjap sot dhe cjap mot…cjap mbetet, ndërsa viçi im, Viç sot dhe ka mot.
Hahaa qesh Skenderbeu, kam frikë se dhe po te zgjidhja viçin ti prapë do më lavdëroje cjapin.
JO I THOTE KOKE MALCI UNE E DIJA QE TI DO MERRJE CJAPIN. ” NUK KISHE SI TA LIJE EMBLEMEN TENDE NE KRYE TE KOKE MALCIT. Besa duhet nje kokë më e madhe qe ta mbaje… Atehere Skenderbeu ve buzen ne gaz, i bjen kalit dhe nget perpara.
Se si i krijonte këto atmosfera miqësie Koka ishte mjeshtri e tij. Ajo diktohej nga fjala, sjellja dhe buzeqeshja qe si hiqej nga fytyra. Ishte i dalluar ndër pleqte e Kurbinit, dhe si i tille familja e tij trashegoi parësine e pleqnimit në Kurbin, pleqësi të cilen thuhet se e fitoj falë njohjes me Skënderbeun i cili e kishte uruar: Sa qofsh pleqnofsh.

_______________
Shkeputur  nga libri “KURBINI  Historia,tradita,kultura” me autor Vlash PRENDI.

 

www.GIFCreator.me_RohuNY

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

1 Trackback / Pingback

  1. Skenderbeu dhe Koke Malçi – Skender Jashari

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: