Advertisements
Telegrafikisht

Cilesite fetare, morale ,shoqerore të kurbinasve. (Shkruar nga Imzot Frano ILIA).

“Per kah cilsit fetare, morale e shoqnore, pak a shumë mbarë populli i Kurbinit asht pothuejse nji. Mes nji katundi e nji tjetri të Kurbinit, mund të bijnë në sy ndryshime, por të vogla e shpesh të përkohshëm e simbas rrethanave të veçanta. Prandej para se të kalojmë te populli i Kurbinit t’epërm, do të thomi diçka mbi mbarë popullin e Kurbinit në përgjithsi… Populli i Kurbinit asht konservativ tradicjonal dhe thueja në gjithçka lidhet ngusht me traditat e zakonet e veta. Edukata e tij gjatë shekujsh asht mbajtë prej dy elementash qi janë zakoni e feja. Praktikisht vendin e parë në te e xen zakoni. Sigurisht qi feja ka influencuë per zbutjen e egërsis së tij, por në shumë rasa ka ngulë rrajë në shpirtin e tij si e lidhun me zakon qi ka trashigue. Ky popull asht thellsisht fetar, besojnë dhe e nderojnë fenë, por ma pak e mbajnë se e nderojnë, e këta në përgjithsi jo per zemër të prishun, por për rrethana historike e gjeografike.
I kurbijasi asht i squet, mendemprehte në punët e veta. Per shembull, të huejin e nderon, por nuk i beson pa e njohtë mirë, nuk rrehet letsisht. Tue i veshtrue me vemendje kah bisedojnë e rrahin çështje zakoni, shifet në ta, n’urtin e tyne, në shembulltyrat me të cilat e percjellin mendimin e vet, nji diçka si diplomaci e leme, fisniknija e njij populli të lidhun me historin e vet. Shpesh bien në sy tipa advoketenësh së lemë sidomos nder pleq zakoni. Së pari kerkojnë me njoftë mirë çashtjen qi rrahin, me njoftë mirë kavit e largta të grindjeve, mandej shtrojnë pikëpamjet e veta me nji delikatesë e largpamje të çuditshme, tue pasë per çdo shprehje perpara cakun ku don të mbërrijë, tue i dalë para çdo kundërshtimi, me të gjitha mënyrët me e xanë kundershtarin. Kur diskutojnë të bajnë detyrimisht t’interresohesh per çështjen në fjalë, dhe duhet me i veshtrue me shumë vemendje, tue peshue çdo fjalë, pse nuk thonë gja kot. Ka nji herë gjindet të ta nji gojtari me ua pasë lakmi.
I kurbijasi asht moralisht mjaft i paster. Grueja ruhet së forti. Erzi e ndera, thonë, shkon baraz me shpirtin. N’anë tjetër asht idhnak, zemrak e hakmarrës i pamëshirshem. Falë me shumë vishtirësi sidomos të ramen. Mikun e prèm, nderin e grues nuk e falë kurrë pa gja. Arma per te ka kenë gjaja ma e dashtun. Asht gjakxet, por atherë kur e mshehë idhnìn e vet, asht ma idhnak. Nuk ta harron kurr të keqen e pësueme. Hakmarrja trashigohet me gjit e nanës, e cila ia kallxon me gisht hasmin fëmijës së njomë, tue i thanë p.sh. njaj ta ka vra baben. Kur të bahesh i madh tash e merr gjakun e babës. Dhe fëmija rritet me atë mnì, qi ka me shpërthye kur t’i vijë dita. I kurbijasi asht mikpritës dhe pa interresë, shtëpija e tij asht me të vertetë e Zotit dhe e mikut. Shifet nji kujdes i çuditshëm per kah nderimi i mikut, dhe jo vetëm në burra, por edhe në gra kur nuk janë burrat të shtëpija.
Në Kurbì ka besë. Njeriu i pabesë per te asht njeriu ma i keq. Me i thanë kùjë “i pabesë” asht e shamja ma e randë. Të dha besën, të dha kaptinen. Higjena qi ishte krejt mbrapa, asht në përmirësim. Kanë nisë në pergjithsi të kenë shtrojë e mbulojë të rregullt, per çka janë kenë ma të dalluem muhamedanët, sidomos të fushës.
Populli i Kurbinit asht gjysa katolik e gjysa muhamedan. Ka katunde krejt katolike, si Skuraj, Gallata, e tjerë katunde krej muhamedane ai Vinjalli, Shkreta, si dhe ka katunde të përzieme si Miloti, Mali i Bardhë e të tjerë. Në përgjithësi shkojnë mirë me njeri-tjetrin katolikë me muhamedanë dhe ma mirë se katolikët mes tyre, shkojnë muhamedanët me shoqishojnë. Në marrëdhanje shoqnore kanë po të njajtat zakone. Shkojnë te njeni-tjetri per festa, kanë pasë edhe lidhje kumarije flokësh e probatinije, por cuca nuk kan ndrrue kurre.
Muhamedanët e nderojnë shumë fenë e vakufet katolike. Betohen vazhdimisht në to dhe shkojnë padà nder kishë tue çue të smundët e vet e ndonjiherë shejet e tyre, sidomos te Shejtnorja e Shna Ndout në Laç, te Kisha e Shna Prendes dhe te ajo e Shen Nikollit në Milot, dhe gjithnji në rrënojat e kishës së Shën Mëris në Shëmri. Kundrejt fesë së vet, janë shumë pak praktikanta. Në përgjithsi nuk e perdorin n’asnji mënyrë mishin e derrit.
1236023_692279414133148_395236718_nPohojnë se të parët e tyne kanë kenë katolikë, njofin e nderojnë lidhjen me fisin e vet katolik, shpesh tregojnë se janë kthye n’islamizem perdhùni dhe si justifikim shtojnë: “Çdo fe asht e mirë dhe secila të çon te Perendija”. Kjo shprehje asht e vjetër sa apostazija.”
(Pergati eksluzivisht per faqen dhe portalin “KURBINI”: Dr. Kastriot MARKU).
www.GIFCreator.me_RohuNY

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: