Nga Edmond Brozi
Ndër banorë të zonës rreth këtij mulliri fliten disa legjenda.
Sipas legjendes thuhet që në ketë mulli ka bluar vetë Gjergj Kastrioti “Skënderbeu” me ushtrinë e tij pasi ushtria osmane i kishte djegur te gjithë mullijte e tjerë. Ky mulli arriti të shpëtonte nga sulmet barbare ngaqë ishte i fshehur mes malesh.
Pasi mbaron së bluari kur Skënderbeu largohet e bekon mullirin me fjalët- sa qofsh, blofsh ! Edhe me një lot ujë ti gur u rrotullofsh! Një version tjetër i legjendës thotë që në një dimër të acartë të gjithë mullinjtë kishin ngrirë akull dhe për pasojë nuk bluanin.
Ky mulli duke qënë se është shumë afër me gurrën në Vinjoll e cila furnizonte me ujë përrojin e Hurdhazës ( dihet që në dimër uji i burimeve nëntoksore është i ngrohtë ) prej ku merr ujin ky mulli nuk kishte ngrirë.
Mulliri Fall gjendet në jug të fshatit Gallatë në rrethin e Kurbinit. Ai është një objekt mjaft interesant i datuar që në shekullin e XV. Mulliri Fall, që do të thotë (“mulliri falë-falas”), kishte marrë këtë emërtim sepse ata që bluanin nuk kishin detyrim për mullirin qoftë në vlerë monetare qoftë në vlerë natyrore( miser apo grurë). Mulliri ka qënë pronë e Kishës së Shën Prendes në atë fshat, sikurse del nga dokumentacioni historik, dhe është përdorur rregullisht që nga koha kur në ketë zone kryente luftimet kundër osmaneve Gjergj Kastrioti -Skënderbeu. Edhe pse ka qëne funksional deri para 30 vitesh, pasi për here të fundit është restauruar në vitin 1974 , moskujdesja dhe mosmirembajtje e kesaj vepre të veçante në llojin e vet, e ka lënë jashtë vëmendjes së mbrojtjes si monument kulture.
Jo vetem mulliri por te gjithe vendet ku ka shkelur kemba dhe dora e Skenderbeut duhet te ruhen dhe te shpallen monument kulture
PëlqejeniPëlqyer nga 1 person