Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Dita Ndërkombëtare e Gruas.
8 mars – Viti 1910 përkujtohet si viti kur u kremtua për herë të parë dita e 8 Marsit, sot e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Ishin të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagen të Danimarkës nën kryesinë e Klara Cetkinit, që vendosen që çdo vit 8 Marsi, të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Nena me femijen, pikture nga Ndue Pepa
Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e New York-ut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër, që u bëhej në punë atyre dhe fëmijëve.
Për herë të parë 8 Marsi në Shqipëri u kremtua në vitin 1942.
Poezi per nenen
EMRIN NËNË E BEKOI ZOTI
Nga mall’ i zemrës së zhuritur
rrodhi vesa mëngjesore
me një buzëqeshje dhe lot të kripur
për ty nënë bëj përmendore.
Kush na i puthte sytë ngadalë
kur derdhëm lotin ton të parë ?
Shqiptuam NËNË të parën fjalë
kur kemi qeshur edhe qarë.
Zjarri i dashurisë fërfëllon
edhe ngrihet gjer tek dielli
Fjalën nënë kush e harron
pastë mallkim çdo lot qielli.
Kur suri i lodhur mu përgjumë
ndër shkëndijat e një ylli
– dashuria jote më përkundë
dhe bie mbi mua si gjethe pylli.
Në atë vajtim të lënduar
që thuri e shkuara fëmijëri,
zërin e dashur s’ta kam harruar
dhe as buzët që puthën sytë e mi.
Me afshin e jetës magjiplote
fjalën nënë në qiell s’kalisë
Zëri – Sytë – Dora jote
jan proverbë i perëndisë.
Mbi flokët e thinjur, nëna ime
nëse një ditë do të hedhë zhgënjim,
– në të falsha brengë a dhimbje
vdeksha si dielli në perëndim.
E shndërroj në lule çdo re të bardhë
dhe e vadis me pika loti
se nëpër shekuj gjithë me radhë
Emrin NËNË e bekoi zoti…….
.
Copyright- © -Artan Gjozi
.
Lini një Përgjigje