Advertisements
Telegrafikisht

Ulliri i Gjormit Kurbin, më i vjetri në Ballkan

 

 

  • Nga Dr.Selman MeziuNuk bën pjesë në zbulimet astronomike. As ndonje zbulim më çudisjellës se ai i Ajnshtajnit gjigand mbi teorinë relativitet ku pas njëqind vjetësh që zbulohen valët elektro manjetike të cilat ai vetë i kishte parashikuar teorikisht se egzistonin. Nuk e pa njeri në qiell, natën me yje si një disk fluturues. Edhe kjo jo. Nuk është zbulim i Prislit që habiti botën më 1771 mbi jetën e miut pa e me oksigjen. Ështe qënie e gjallë. Qënie e bekuar biologjike. Fare pranë nesh. Në Shqipëri.   Në Kurbin. Në Gjorm.

Po vërtet ai edhe ndodhet por edhe nuk ndodhet, pranë nesh. Ai ishte dhe ka qenë në mes nesh pra qindra e mijëra vjetësh. Por ne kemi humbur. Por ne kemi harruar edhe vetveten. Na mbytën armiqtë. Nga lindja, perëndimi, veriu e jugu. E ndaj mbetëm të paditur, gjytyryma, kokë pagdhendur. Edhe pse u shkolluam dhe filluam që të mendojmë shejtanin, shkatërrimin, nënvleftësimin e njërit apo tjetrit, të merremi me diskutime boshe pa bereqet. E kështu mbollëm mjerim, klithma fëmijësh nga barkëboshësia. Mbollëm hasmërine në mes njëri-tjetrit e natyrës.

Prandaj ajo ka të drejt të hakmerret. Ne vetë i kemi hapur varrin vetes.

Ndodhet në një fshat të vogël, të pa trajtuar as në Fjalorin enciklopedik të viti 1985. Aty në faqet 349 trajtohet fshati Gjorm i Vlorës dhe ai rrëze malit Baliaj në rrethin e Shkodrës por ky pranë Qytetit të Laçit, apo sot rrethit të Kurbinit nuk trajtohet. Nuk shkruhet për atë as edhe në WIKPEDIA. Atëhere përse po na shkruani sa andej këndej e nuk ndaleni aty ku duhet? Po, pse jo, dhe ja në trojet e këtij fshati ndodhet një ulli 12 metra perimetër, na njofton veterineri Imer Hysaj. Pra një gjigand i vërtetë. Mosha e tij me siguri i kalon një mijë vjetët. Por ai nuk është

shpallur monument natyre. Ndërsa vetë ajo nanë bujare, e dhimshme, me shpirt e zemër të gjerë që quhet natyre na e ka sjellur shëndoshë mirë përgjatë elikave të shekujve. Po, po, na e ka dhuruar. Por ne heshtim. Ne grihemi, vritemi, llomotitin në kuvendin popullor të votuarit tonë për një shtet demokratik. Llomotitim se do të zhvillojmë turizmin. Do të bëjmë këtë e atë. Dhe ky monument i gjallë pronë e Haxhi Bajram Likës, ulli qindra vjeçar që prodhon edhe ullinj, nuk e njohim. Nuk shkruajmë për ta futur në reliket më të çmuara të natyrës shqiptare. Për ta vizituar shëtitës të vendit e të huaj. Por merremi me prerjen e tyre. Kriminelët ordinerë e shteti po i tillë, nuk e vlerëson. Nuk e ligjëron si monument natyre. Nuk shpreh kujdesin me investime e ta mbrojë me ligj. Ky vërteton tezën historike se ulliri është i epokës pellazge, i ardhur nga Azia e vogël, nga palestina apo vërtet shqiperia si zemra e botës së stërlashtë pellazge e ka patur si dru hyjnor.

Historia e tij është etalon burokracie. Historia e tij dëshmitarja e hidhur e një demokracie që po varros mendjen e njeriut, po e bën shterp, por edhe siç ka shkatërruar qindra e mijëra ha pyje e nxjerrë brinjët qindra e mijëra hektar ish toka bujqesore e pyjore po masakron edhe ullinjtë. Dhe ja nga veteriner Hysa me kerkesën e tij vjen në vitin 1988, nga Ministria e Bujqësisë profesor Resmi Osmani. Ai si specialist i shkëlqyer i ullishtarise thotë: “Ky është një mrekulli e natyrës. Do ta shpallim monument natyre. Ky bën pjesë në 100 ullijtë më të vjetër të Ballkanit”. Për të konkretizuar e bërë më të besueshme kërkimin tonë po japim mendimin e Bektash Konicës i cili shkruan: “Imer (Hysës), për këtë ulli kam shkruar në fesbuk edhe herë të tjera. Në vitin 1988 në

Gjorm erdhi Profesor Resmi Osmani që është specialisti më i mirë i ullirit në vendin tonë dhe e pa. Ai e vlerësoi si një mrekulli këtë ulli. Ai më tha se në Shqipëri nuk mund të gjesh një ulli tjetër si ky. Është gjë e rrallë dhe duhet ruajtur. Me la porosi që ta rrethoja me një mur guri të cilin unë e bëra dhe i kushtoja shumë rëndësi këtij ulliri. Por pas prishjes së kooperativave nuk u interesua më njeri. Duhet një vlerësim më i madh nga specialistët e ullirit në Ministrinë e Bujqësisë, si dhe një vlerësim nga punonjësit e Monumenteve të Kulturës”. Por fatkeqësisht profesori nuk e realizoi as deshirën, as premtimin që iu dha fshatarëve, as objeketivin që i vuri vetes si specialist në Ministrinë e Bujqësisë.

Vitet binin si gjethet e lisit, njëra pas tjetrës, apo si gjethet e tij edhe pse përherë i gjelbërt. Kështuqë edhe pas një çerek shekulli, ai njihet e iu ngjall gëzim, habi, vetëm fshatarëve të vet. Sepse ai është lënë larg syve e mendjes së biologëve, agronomëve, botanistëve, frutikultorëve, shkencëtarëve, turistëve, padrejtësisht. Edhe ky nënvleftësim, mos vlerësim përbën zhargonin e krimeve që politikanët shqiptarë po i kurdisin, thurin, zbatojnë në kurriz të këtij populli të martirizuar nga historia dhe nga vetvetja. E ndërsa pasuritë mbitokësore e nëntokësore

nuk i mungojnë përkundrazi kemi shumë. Por i kemi lënë të flenë gjumë ose ua japim të tjerëve se nuk jemi në gjendje mendore, organizative, e nuk kemi patur politikë të kthjellët të zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Mjerisht ky është realiteti historik.

Kanë argumentet e veta, arsyetimet e mësipërme dhe ja këtu në fshatin Gjorm të harruar nga socializmi enverian, nga demokracia sterrë e zezë e politikanëve halldupë të një çerek shekulli, dy ullinj të tjere me këtopërmasa, me këtë madhështi hynjore, me këtë pamje çudisjellse, me këto

ylbere histori dëshmuese janë zhdukur në periudhën një çerek shekullore, njëri u dogj me dëshirë apo pa dëshirë pak rëndësi ka. Ndërsa tjetrin e shkulën me gjithë rrënjë grryerjet e ujrave të rreshjeve, dhe të dy u zhdukën pa lënë gjurmë. Pa i shërbyer fshatit Gjorm. Pa dëshmuar për

kulturen e popullit të vet. Pa dëshmuar për artin e kujturën në mbjelljen e trajtimin e ullirit, në mbjelljen e farës e në kulturën e bujkut kurbinian.

Toka bujare e Gjormit të Kurbinit ka ushqyer në mijëvjeçarë një monument të tillë biologjik ndërsa ne specialistët e natyrës, ne qeveritarët, ne deputetët, ne gazetarët e shtypit e radiotelevizionit duhet të vemë në levizje penat, mendjet, ligjet rregullat, telekamerat, zërin tonë kumbonjës dhe ta vlerësojm, ta njohim, ta propagandojm këtë mrekulli të natyrës shqiptare. Ne me këtë do t’i shërbejmë fshatit Gjorm, Kurbinit, do të ngremë në piedestal e japim lavdi ullirit shqiptar si autoktone e visar i pazëvendësueshem e mjaft i çmueshem i natyrës, bujqësisë e ullishtarisë shqiptare. Prandaj të veprojmë të gjithe të organizuar për ta vlerësuar, përhapur, propaganduar, nxjerrë në pah vlerat e shumta të këtij prodhimi më shumë se njëmijë vjeçar. Ulliri i Gjormit, simbol qëndrese, bujarie, kulture të lashtë, i mrekullisë së natyrës e dhuratë me vlera kolosale historike, shkencore e kulturore.

Botuar ne gazeten 55 me 29/02/2016

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: