Advertisements
Telegrafikisht

Porosia e fundit e Ded Skures ( balade arbereshe )

Turku u derdh dhe një herë të shkelë dheun  e Arbërit ;  Ai sillte vërshime kalorësish dhe këmbësoresh të shkulur nga thellësitë e Azisë dhe vendeve që kish pushtuar, anadollake kokëlaker me shallvaret si thase, tatarë syvegjel e kokërrruar, harapë të zinj si nata me hanxhar ndër dhëmbe, spahij të etshem  per gjak,  jeniqerë të xhindosur që kishin në krye bashbylykbashe e çorbaxhinj edhe më të xhindosur.

Në Arbëri u dha kushtrimi rrah me rrah: Dilni burra të mbrojme dheun tone!  Arbërit u hodhen si ngahera ne luftë. U hodh dhe Ded Skura.
Lugjet, shtigjet, kodrat buçiten nga  rropamat e shpatave. Përleshje anembane, Arbërit sulmonin ku armiku nuk e priste dhe sulmi i tyre ishte stuhi që përlante.
Maje një kodre luftonte Ded Skura, vetë me një trumbe armiqsh që e kishin qarkuar , Ai kishte mbeshtetur shtatin mbi trungun e nje lisi dhe shpata e tij bënte kërdine.
Pas shume luftimesh Turku u thye.Kush mundi iku, kush nuk mundi ra nën tehun e arbërit.
U shuan uturimat e luftes, heshtje… sipër vinin rrotull shpende grabitqar që i ndjellte era e gjakut.
Tek po ktheheshin fitimtare nga lufta, arbërit panë majë kodres mizeri të vrarësh të ndere pertokë. Atje rreze lisit, gjeten Ded Skuren që mundohej të ftohte zjarrin e plagëve të shtatit por nuk i ftohte dot,dhe i thanë:
Të lumtë dora o Ded Skura!  Ti e paske mbushur kodren me të vrare, tani ngrehu të shkojmë se luften e fituam!

556904_590927500935453_1256134092_n

Stema e Skurajve

Ecni me shëndet shokë,- ua ktheu- se unë nuk vij dot. Shtatin e kam tërë plagë. Por ju lë një porosi :
Merreni kalin tim aty poshtë në lugajë, që të mos ngordhë këtej, e të ja qoni tim biri.
Si të rritet edhe ca , i thoni të ngjeshë shpaten ,
t’i hype kalit e të dale në luftë.
Të më marrë gjakun.
Arbërine ta ruani si sytë e ballit.

Keshtu tha trimi Ded Skura nga dera e madhe e Skurajve dhe mbylli sytë pergjithmone.

 

/Baladë Arbëreshe/Tregime të moqme shqiptare/Mitrush Kuteli

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: