Advertisements
Telegrafikisht

Familja Gjonimaj, nder familjet me te rendesishme te Arberit

 

Scan...jpg

Ymer Hysa

Një Jonimë për herë të parë përmendet në fillimshekullin e XIII-të, me 1208 si vasal i princit Dhimitër të Arbërit dhe një Jonimë tjetër shfaqet në fund të atij shekulli me titull Sebast, që bashkë me disa fisnikë të tjerë shqiptarë, në vitin 1274 nënshkruajnë një marrëveshje me mbretin e Siçilisë, Karlin Anzhu. Në fillim shekullin e XIV-të, pikërisht më 1303, shfaqet një Jonimë tjetër i quajtur Vladisllav Jonima, i cili i kishte zotërimet e tij nga Dioklea deri në Durrës dhe kishte marrëdhënie të mira me mbretin e Napolit. Në fundshekullin e XIV-të, burimet historike japin fisnikun e fuqishëm të Mysjes së Epërme, me emrin Dhimitër Gjonima.

 

Gjonimët si princër dhe klerikë, Me rastine përvjetorit të vdekjes së fisnikut  Dhimiter Gjonima me 24 shkurt 1409

Në historinë e trevës së Arbërit, pas rënies së dinastisë së Komnenëve dhe me ardhjen në fronin bizantin të Engjëllorëve, krahas familjeve të tjera shqiptare,një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe familja Gjonima.  Që në fillimet e para, kur shteti i Arbërit fitoi tiparet e një shteti të pavarur, roli i kësaj familje ka qenë i rëndësishëm. Themelues i shtetit të Arbërit në vitin 1190 ka qenë Progoni (1190-1198), pushtetin e të cilit e trashëguan dhe të bijtë Gjini (1198-1206) dhe Dhimitri (1206-1216). Në dokumentat e rralla të kohës nuk thuhet së cilës familje i përkisnin, por historianë shqiptarë mbështesin teorinë për familjen Skura, si një ndër më kryesoret. Principata e Arbërit shtrirjen më të madhe e pati nën sundimin e Dhimitrit, i cili në një traktat paqeje që nënshkroi me Republikën e Raguzës me 1210, përmend familje të tjera Arbnore si Jonimët, Plitët, Shtëpanët, Kamonat etj dhe i quan këta sipas së drejtës feudale përendimore ”njerëzit e mi”(homines mei). Gjithashtu përmëndet dhe shtrirja territoriale e principatës, e cila është ruajtur në mënyrë të qëndrueshme në shtrirjen Drin-Shkumbin, ose e përfshirë midis Lezhës, Durrësit, Ohrit dhe Dibrës, ku bie në sy zotërimi i një dalje në det, në pjesën bregdetare midis Bishtit të Pallës dhe derdhjes së lumit Mat , si dhe kriporja dhe qendra doganore e Shufadasë, që ishin pjesën e Gjonimëve.

Do mundohem të hedh pak dritë në rolin e familjes Gjonima në formacionin shtetëror mesjetar shqiptar apo siç quhet Principata e Arbërit, në rolin esencial të kësaj familje në dinamikat politike dhe ushtarake dhe në mardhënjet me perëndimin e krishterë etj. Si banor me origjinë të hershme nga vendlindje e Gjonimëve, të cilët e pagëzuan me emrin  Gjonëm, kam ndeshur në toponiominë dhe antroponiminë shumë emërtime që janë të lidhura me emrin e kësaj familjeje, si Pylli i Gjonimëve, Kalaja e Sebastes, Kodër Diva, Rruga e Fratit, Prifte, Varret e Katolikëve etj.etj, deri në emërtimin e Vilajeti i Dhimitër Gjonimës në regjistrat kadastrale osmane, si dhe shumë emra kryefamiljarësh Gjonimë dhe klerikë të shquar të krishterë. Sa e hershme është familja princërore Gjonima flasin mjaft dokumentë tëshkruar.  Përmenden si sevastëqë më 1208, ku qëndrën politike dhe administrative e kishin nëSebastie në verilindje të Gjonmit. Në dokumentët të shkruar e ndeshim dhe në trajtën Gjonima, Jonema dhe Gonema, që përkon me vendlindjen e tyre Gjonëm, të vërtetuar dhe pranuar tashmë nga historianët si vendbanim në rrethin e Kurbinit.“Nuk do të depërtojmë thellë në historinë e mesjetës së hershme, -thotë historiani dhe akademiku Kristo Frasheri, ku nga  trajtalatine  Johanes, Johan u formua sipas rregullave gramatikore dhe fonetike të gjuhës shqipe, trajta Gjon si emër i përveçëm ose si emër familjar, madje dhe si emër fshatidokumentohet në hapësirën shqiptare, që në shekullin e XIII-të, ku do të permendim Sevastin shqiptar të periudhës Anzhuine(Jonima, Yonima, Gionima), në vitin 1274, i cili sipas praktikës së njohur të krerëve mesjetarë shqiptare, mbiemrin e ka marrë nga fshati Gjonima, i cili ekziston dhe sot, në trajtën Gjonëm në rrethin e Kurbinit”.Një Jonimë për herë të parë përmendet në fillimshekullin e XIII-të, me 1208 si vasal i princit Dhimitër të Arbërit dhe një Jonimë tjetër shfaqet në fund të atij shekulli me titull Sebast, që bashkë me disa fisnikë të tjerë shqiptarë, në vitin 1274 nënshkruajnë një marrëveshje me mbretin e Siçilisë, Karlin Anzhu. Në fillim shekullin e XIV-të, pikërisht më 1303, shfaqet një Jonimë tjetër i quajtur Vladisllav Jonima, i cili i kishte zotërimet e tij nga Dioklea deri në Durrës dhe kishte marrëdhënie të mira me mbretin e Napolit. Në fundshekullin e XIV-të, burimet historike japin fisnikun e fuqishëm të Mysjes së Epërme, me emrin Dhimitër Gjonima.

Ky fisnik i shquar kishte në zotërim dy kështjella, emrat e të cilëve nuk njihen por mendoj se njëra është padiskutim kështjella Sebastes, kishte një dalje në det, mes Bishtit të Pallës dhe grykderdhjes së lumit Mat, ose portin, si dhe qendrën doganore të Shufadasë. Dhimitër Gjonima kishtenjë forcë ushtarake të konsiderueshme prej dyqind kalorësish dhe katërqind e më shumë këmbësorësh duke qenë kështu zotëruesi kryesor i Mysjes së Epërme. Në vitin 1389 ai me ushtrinë e tij, sëbashku me Gjergj Balsh Strazimirin e dytëmerr pjesë në betejën e Kosovës, për të cilin kronikanët e kohës do të shkruanin se ishte një trim i fuqishëm.

Dhimitër Gjonima krijoi marrëdhënie të mira me Kojë Zaharinë që ishte në kufirin veriortë zotërimëve të tij; si dhe duke njohur ndikimin që kishin Dukagjinët në këtë rajon ai u bë shprehës  edhe i kërkesave të tyre pranë kancelarive të huaja, sidomos ndaj Venedikut. Marrdhënie të mira vendosi dhe me fqinjin tjetër të fuqishëm Gjon Kastrioti. Në periudhën kur Dukagjinët humbën zotërimet e rrugës Lezhe-Prizren, kontrollin e saj dhe krahinat përgjatë i mori nën zotërim Dhimitër Gjonima. Ky princ dhe fisnik i shquar përmëndet për herë të fundit në vitin 1409, pikërisht me 24 shkurt, vit kur ai duhet të ketë vdekur. Pas vdekjes së tij, Shufadaja  dhe krahinat përgjatë rrugës Lezhë-Prizren janë përfshihën në shtetin e Gjon Kastriotit.  Qëndresa e vazhdueshme kundërosmane, bëri të mundur që pas vdekjes së princit, degë të kësaj familje të vëndoseshin në zotërime më të qeta, si në qytetin bregdetar Parga, që në atë kohë ishte nën Republikën e Venedikut. Degë të tjera, u vëndosën në Shkodër, Lezhë, Mat, Labëri etj, por kurrë nuk e patën shkëlqimin si në kohën e Dhimitër Gjonimës. Emri i Dhimitër Gjonimës është përmendur dhe pas vdekjes së tij. Një pjesë e zotërimëve të tij janë rregjistruar në kadastrat osmane të mëvonëshme me emrin Vilajeti i Dhimitër Gjonimës pas vendosjes së sistemit të timarit gjatë fushatës së sulltan Mehmetit II duke i’u aneksuar atij të Dibrës.

Në shekullin e XVI-të, Gjonimajt i gjejmë në Librin e Artë të familjeve fisnike të ujdhesës së Korfuzit. Si të gjitha familjet e tjera princërore të mesjetës dhe familja Jonima kishte Stemën dhe Armorin e saj. Armori i Jonimajve është i kaltër me një luan të artë dhe të kurorëzuar, ngritur në dy këmbët e pasme, me të përparmet mban një kullë po të artë. Kjo emblemë u punua nga H. Strohl më 1908.

Gjonimët si klerikë

Zanafilla nis që më 1208 kur Papa Inocenti III i dha titullin Princ (principes) fisnikut Arbnor Dhimitër, i cili kishte prirje perëndimore. Kjo tregohet dhe me ndërrimin e fesë nga ortodokse në katolike që e afroi më shumë me Papën e Romës. Bazuar në të dhënat historike mendohet se dhe Papa Klementi, e ka origjinën  e tij nga Laci, pikërisht nga vilajeti i Dhimitër Gjonimës, si rezultat i dyndjes masive të popullsisë pas pushtimit turk dhe shpernguljes së tyre në Itali. Nga familja fisnike Gjonima shquhën famullitarët që kanë shërbyer me devotëshmëri si: Dom Mark Gjonima famullitar në Gjonëm, Dom Pal Gjonima, famullitar në Stana të Dioqëzës së Lezhës, Dom Gjon Gjonima, famullitar në Vjerdhë të Dioqezës së Sapës. Ndër klerikët  më të shquar dhe që ka lënë gjurmë në historinë kishtare shqiptare është Frat Martin Gjonema i cili në vitin 1703 mori pjesë në Kuvendin Kishtar të Arbërit si përfaqësues i Provinçës  Françeskane të  Shqipërisë, Kuved që do të organizohej nën kujdesine Papa Klementit dhe drejtimin e Vincenzo Zmajeviçit, ku u vendosën fatet e kishës,të identitetit kombëtar dhe të gjuhës shqipe. Për këtë klerik të shquar, në një letër të shkruar nga Perasti me 10 nëntor të vitit 1705 dhe dërguar kardinalit Saprikante në Romë do të shprehej se:-“Frat Martin Gjonema ishte i vetmi rregulltar kombëtar që zotëronte një farë talenti dhe ma i mbrami Provinçiali shqiptar”. Frat Martin Gjonema vdiq në vitin 1719 dhe eshtrat e tij prehën në kishën e Shën Ndoit në Kep të Rodonit. Pas vdekjes së tij e deri në fillim shekullin e 20-të, provinca shqiptare nuk është drejtuar më nga shqiptarë, por të huaj.

Botuar ne gazeten Standard, 20.02.2016

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: