Advertisements
Telegrafikisht

Vetite kuruese te geshtenjes

 

 Të ziera, të pjekura, të gjalla, si t’i shijoni, mjafton t’i hani medoemos për shkak të vetive të jashtzakonshme qe kane.1383547_906774299350770_2748678877903289920_n

Ekzistojnë dy lloje të gështenjave, gështenja e butë (Castanea Sativa) dhe gështenja e egër (Aesculus hippocastanum). Gështenja e butë është ajo që hahet dhe kënaq shqisat tona, derisa gështenja e egër përdoret më shumë për përfitime mjekësore.

Frutat e gështenjës së butë e pastrojnë gjakun dhe forcojnë imunitetin. Treten vështirë dhe për këtë arsye japin shumë energji.
Për shkak të vlerave ushqyese, popujt e vjetër e kanë përdorur për forcim të organizmit, derisa në mesjetë frutat e gështenjës së butë kanë qenë një ushqim i rëndësishëm për shtresat e varfra të shoqërisë. Gështenja e egër është përdorur si ushqim për kafshë, më së shumti për kuaj.

Dihet që perandori romak, Cezari, ka urdhëruar që të digjen pyjet me gështenja në zonat që ka pushtuar, në mënyrë që ta shkatërrojë burimin e ushqimit vendës.

Është shumë ushqyese, përmban minerale dhe vitamina të vlefshme siç janë: magnezi, kalciumi, kaliumi, fosfori, hekuri, pothuajse të gjitha grupet e vitaminës B. Frutat përdoren në të ushqyer në mënyra të ndryshme, të zier, të pjekur, si pite, të tharë për miell dhe në shumë specialitete të ëmbla dhe të njelmëta. Gjethet e gështenjës përdoren për çaj. Përmbajnë madje 96 për qind taninë dhe rrëshira të ndryshme esenciale dhe vitaminë K, që është e dobishme për ndalje të gjakderdhjes.

Në kombinim me trumzën, gështenja shëron problemet me sistemin e frymëmarrjes, pastron organizmin, ndihmon në dhimbje të shpinës dhe në rast të diarresë.

Mjalti i gështenjës është shumë ushqyes dhe shërues. Shëron gastritin dhe problemet me tretjen, mbron mëlçinë dhe kontribuon për një qarkullim më të mirë të gjakut.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: