Imzot Primo Bianchi, i njohur nga vendasit me emrin Prend Kamberi , lindi në fshatin Delbnisht të Kurbinit, më 16 maj të vitit 1852. Mbasi kreu studimet e larta për filozofi e teologji, u shugurua meshtar më 19 shtator 1874. Në fillim u emërua famullitar në Selitë të Madhe, në Mirditë. Me tërheqjen nga detyra të Imzot D’Ambrosios, me Breven Apostolike të Selisë së Shenjtë të datës 7 korrik të vitit 1893, Dom Prend Bianki u emërua Arqipeshkëv i Durrësit, për t’u shuguruar më 21 korrik të vitit 1893, në Shkodër, prej Imzot Pashk Guerinit, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës. Bjanku ishte atdhetar, gjë që e dëshmoi duke mbështetur, së bashku me dom Nikollë Kaçorrin e atë Shtjefën Gjeçovin, kryengritjen e kurbinasve kundër turkut, nën udhëheqjen e Gjin Pjetrit në vitet 1903-1912. Ai dha dorëheqjen më 12 korrik 1922, për shkak të moshës së shkuar. Si iu miratua kërkesa nga Papa, ipeshkvi plak u nis për në Romë, ku edhe vdiq më 19 gusht 1927, kur Ahmet Zogu përgatitej ta shpallte veten mbret të Shqipërisë.
Imzot Primo Bianchi(1852-1927)

Babai im e ka pas permend shpesh here emrin e Ipeshkev Kamerit si shum i afte e i zoti.
Plaku thoshte Apeshem Kameri, e tregonte shum historina per te, por tash i kam harru u bane shume vite. Do ishin me vlere sikur te kishim mbajt ndonje shenim.
PëlqejeniPëlqyer nga 1 person