Advertisements
Telegrafikisht

Kurbini ( dokumentar )

KURBINI:
Nje prodhim i televizionit publik shqiptar.
Skenari dhe realizimi:
Ndue Ukcamaj,
Mark Lala,
Ilir Buçpapaj.
Lexoi tekstin: Shpresa Ukcamaj.
Emrin Kurbin në dokumentacionin historik na del më 1457 Curbino, 1467 Kurbin, 1570 Curbin, 1583 Kurbin, 1634 Curbin, 1638 Corbin,1641 Curbin, 1644 Corbin, 1650 Corbino, 1672 Curbin, 1673 Corbin dhe po ashtu edhe më 1702 dhe 1703.
Në lashtësi krahina e Kurbinit nuk ka qenë njësi administrative më vete e dallueshme. Emri i kësaj krahine shfaqet vonë në dokumentet historike dhe për herë të parë e hasim në dokumentet latine dhe ato osmane në gjysmën e dytë të shekullit të XV.
Emri Kurbin vjen nga bashkimi i fjalës ilire karpë “shkëmb”, gur” me sufiksin ilir –in (Karpin, Kërpin, Kurbi . Kurbini përmendet si krahinë ndër dokumente me sa dimë vonë në shekullin e XV, kur Papa Kalisti II në vitin 1457 i jepte leje abatit të Shën Prendes së Kurbinit të bashkonte manastirin e Shën Gjergjit me atë të Shën Mërisë së Ndërfanës, dëmtuar prej turqve , kur edhe përmendet Santa Venera di Curbino, që ishte qendra ipeshkvore. Për më shumë se dy shekuj duke filluar nga ai i XVII, ky emër përveçse si emër krahine përdoret edhe për Shën Prenden ku ishte vendosur Selia Ipeshkvore e Arbërit (1615-1640) mandej ajo Durrësit (1640-1858), përmes datimit të këtyre dokumenteve në Kurbin, d.m.th. në Shën Prende.

Në periudhën e Mesjetës Kurbini është përfshirë në Principatën e Arbrit, që njihet si formacioni i parë shtetëror feudal i shqiptarëve qysh nga fundi i shekullit Xll, me sundimtarët Progoni, në vitet 1190-1199 dhe të bijtë, Gjini që sundoi në vitet 1199-1208, Dhimitri 1208-1216, periudhë që njohu fuqizimin më të madh të kësaj Principate. Në këtë periudhë në grykëderdhjet e lumenjve u ngritën skela të vogla detare që shërbenin për transportimin e mallrave në rrugë detare brenda vendit dhe me vende të tjera. Në grykëderdhjen e lumit Mat funksionoi Skela e Shufadasë. Me krijimin e principatave feudale ne fundin e shekulit XlV, Kurbini dhe fshatrat përreth u përfshinë në Principatën e Topiajve dhe më vonë në atë të Kastriotëve. Qyteti Milot dhe fshatrat janë historikisht baza e krahinës së Kurbinit që është dalluar si mbështetëse e luftrave të Skënderbeut edhe të luftrave të mëvonshme për liri dhe pavarësi.

Advertisements

Publicitet

kontakt : kurbinalbania@hotmail.com

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: